Mungesa e anëtarit të 9-të që “detyroi” barazimin në Gjykatë Kushtetuese: Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh, zvarritja në kuvend

8 Shkurt 2026, 18:21Politika TEMA

Mungesa e anëtarit të 9-të që “detyroi”

Barazimi 4-4 në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut, që krijoi më shumë amulli sesa sqaroi, do të ishte shmangur nëse në institucionin që “thotë fjalën e fundit” në vend, një vakancë do të ishte plotësuar në kohën e duhur.

Që prej shtatorit të vitit 2024, kur ish anëtarja Elsa Toska dha dorëheqje të menjëhershme, Kushtetuesja nuk e ka pasur të plotë trupën prej 9 anëtarësh, e domosdoshme për të bërë të mundur gjithnjë një vendimmarrje e për të shmangur barazimin, si në rastin fundit të çështjes Balluku.

Por pse ka zgjatur plot 17 muaj procedura për zëvendësimin e Elsa Toskës, që duket ende larg plotësimit?! Kur gjyqtarja kushtetuese dha dorëheqjen papritur, pakkush e kishte menduar se zëvendësimi i saj do t’i hapte rrugë një krizë institucionale. Organi që e kishte emëruar, Kuvendi, hapi garën për gjyqtarin e ri, duke deklaruar se mandati do të zgjaste deri në vitin 2028, që u konsiderua si zgjatje, dhe që do të prishte të gjithë procedurën e ripërtëritjes së vetë Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse aplikuan 10 kandidatë, procesi dështoi, dhe Kuvendi priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sqarimin një herë e mirë të mandateve të saj, vendim i cili erdhi në tetor 2025. Kuvendi rishpalli garën më 10 dhjetor dhe në mbyllje të procedurave të aplikimeve ishin 9 kandidatët që shfaqen interesin për t’u bërë gjyqtarë Kushtetues.

Mes pretendentëve juristë si Genci Gjoncaj, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ-së, apo edhe emra juristë të njohur si Jordan Daci apo Arta Vorpsi dhe dy ish anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamiti dhe Roland Ilia.

Emrat iu përcollën Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe pikëzim dhe anëtari i 9-të i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të këtij institucioni.

Edhe në KED, duke pasur parasysh rastet e mëparshme, procedura zgjat pasi  verifikimi përfshin mbledhjen e informacionit nga një numër i madh institucionesh (ILDKPKI, Prokuroria, Policia e Shtetit, KLGJ, KLP, AKSIK, etj.), që shpesh kërkon kohë shtesë; kontrollin e pasurisë, figurës dhe integritetit profesional, një proces i ngjashëm me vetingun e magjistratëve.

Në fund, Parlamenti, nëse bën 84 vota, do të dërgojë në Kushtetuese një nga 3 emrat të vlerësuar me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar do të bëhet kandidati që ka marrë më shumë pikë nga KED.

Në KED ndërkohë janë duke u vlerësuare edhe kandidaturat e paraqitura në Presidencë për një vend në Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjes, së cilës i ka mbaruar mandati por vijon të qëndrojë në detyrë deri sa të vijë pasardhësi.shqiptaja.com

 

12 Komente

  1. t
    tpc

    Kjo eshte komplet apati dhe indiference e Rames dhe socialisteve.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Po I bie qe fajin e ka Rama. A e ka ne dore ai kuvendin? Kujt I qahet ai? Me kto emra ne fakt ish secretary te PS te pavarur qenkan dhe kta asnje dite nuk kane punuar ne gjykate.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Futja kot Teo. Topi eshte ende tek Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (Gjykata e Larte). Nuk e kane çuar per votim ne Kuvend se ka qene neper gjyqe ceshtja. Gjyqtaret per tu therrur me njeri-tjetrin jane me keq se politkanet. Tung plako.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Ne jemi mesuar me kanun e jo me ligje qe formojn nje shtet. Vetem Leka dhe Enveri na e dinin te miren ne si popoll se si formohet shteti.

        Përgjigjjuni
        1. h
          himarjoti

          Duam sduam ,duhet te pranojme qe sjemi ne gjendje te formojme shtet.Dime vetem te shesim pordhe duke bere shqiponjen me duar .K/ministri yne qe kujton se i jep mend gjithe botes ,nuk ishte ne gjendje te zgjidhte nje anetar te GJK per muaj me radhe dhe kjo paaftesi iu kthye ne bomerang.Futjani kenges O SA MIRE ME QENE .........MUT

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tërhiq e mos e këput

            Asgjë nuk ecën. Gjithçka tërhiqet zvarrë. Kot i ka marrë votat kur nuk nxjerr dot qimen nga qulli. I keq Berisha sa nuk thuhet, por ama u jepte dum punëve brenda për 24 orëve. Ky Gjatoshi siç duket e ka mëndjen tek udhëtimet jashtë shtetit, te takimet me "miqtë" e tij ndërkombëtarë, prandaj vazhdon me politikën "tërhiq e mos e këput".

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa koment

              E gjithë kjo, është rezultat i “dorës së gjatë” të Sali Berishes, nëpërmjet veglave të tijë Vokshi dhe bekuesit të tijë, Sokol Sadushi.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sabotuesit e reformes - politika

                Politika vete e gatuan çorben , pastaj ankohet per shijen e saj

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot

                  Ç'farë bëjnë pushtetarët, çfarë bën parlamenti? Vjen puna që mbytën me një lugë ujë, e pabesueshme. Ai mban njeri përgjegjësi për këto vonesa, për këtë mosfunksionim të institucioneve? Shqiptarët iu japin votat dhe paguajnë taksat që të bëjnë detyrën, ndërsa keta nuk lënë gjë mangut me korrupsion, ligje që i kopsisin mirë ne favor te tyre për sot dhe për nesër që t'u rrinë xhepat plot dhe me paaftësi dhe apati të jashtezakonshme. Për punët e shtetit s'ka problem, se presin 17, 27 muaj dhe më shumë, në vend që të zihen vrimat dhe të mos ngelet hapësirë ligjore që vendet të mos mbeten bosh dhe institucionet të jenë të plotësuara në çdo kohë dhe të kryejnë detyrën e tyre. As nga ana formale nuk i bëjnë, pa folur pastaj për cilësinë dhe besueshmerine. Edhe në rastin e dorëheqjes së një anëtari mund të parashikohej në ligj të rrijë në detyrë deri në momentin e zëvendësimit, ose të emërohet (përkohësisht ose jo) një anëtar nga 2 anëtarët e mbetur nga vlerësimi i fundit i bërë. Në këtë mënyrë nuk mbetet asnjë ditë vendi bosh. Shpreson populli të funksionojnë siç duhet gjërat, por jo, kupton që gjërat ecin me hapin e breshkës.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .....

                    Per mua ky rast delegjitimoi gjithe organizaten famekeqe te drejtesise shqiptare, pa perfshire ketu disa prokurore dhe gjykates serioze qe s'u degjohet zeri. Gjykata kushtetuese nuk egziston me sepse vendosi vete qe nuk eshte kompetente te mbroje kushtetuten duke i hapur rruge vendit per paqartesite e saj dhe mosinterpretime. Ata gjyqtare jane fallco. Per spak e gjkko e kemi thene sa here tani qe jane futur njerez qe nuk i perkasin fare sistemit drejtesise fshehurazi nga dora e zeze e "lavire" bulevardit" si nxenese e Argita Berishes. Pra, ata i hapen pune vetes: duhet shembur dhe ringritur njesoj si e beri Edi Rapma sa mori pushtetitn ne 2013 qe shembi gjith ngrihet makabre qe ngriti Sali Berisha me nje kosto marramendeshe dhe pastaj sistemoi qytetete ne konfigurationin qe eshte sot. Do kurajo, pergjegjshmeri, veprim te menjehershem. Populli eshte i gatshem per referendumin se nuk ka me pritje te shembet perfundimisht kriminaliteti dhe korrupsioni brenda ketij sistemi te drejtesise.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Messerschmitt

                      ai sitem qe kane krijuar po u bie kokes se tyre .....

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni USA

                        ndarja 4 me 4 ,mè shume dele si ndarje e paster sipas perkatesive te besime fetare se sa bindjeve dhe perkatesive politike ,sipas realiteti 4 gjygjetar myslaman pro shkarkimit dhe te krishtere kundra shkarkimit , rastesi apo ??? sepse dihet qe perberja e qeverise si gjithmon nen PS eshte mbi 80% te krishter ne nje vende me 80% te besimit mysliman

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje