Pak orë para nisjes drejt Brukselit dhe takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama nuk foli për mediat pas mbledhjes, por zgjodhi të reagojë përmes një statusi në rrjetin social X, ku renditi tre “konkluzione” nga diskutimi në grupin parlamentar.
Në pikën e parë, Rama theksoi se “funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrsesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton”. Ky formulim duket se prek drejtpërdrejt debatin mbi natyrën e masës së “pezullimit nga detyra” dhe raportin e saj me funksionet kushtetuese të ekzekutivit (neni 102 i Kushtetutës për Këshillin e Ministrave; neni 94 për Presidentin e Republikës).
Në pikën e dytë, Rama iu referua vetë deklaratës së Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar se trupa ka qenë “unanimë lidhur me problemin, por e ndarë tek rrugëzgjidhja”. Pikërisht këtu, sipas tij, hyn roli i mazhorancës: “Grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.” – u shpreh Rama. Ky është sinjali më i qartë se qeveria dhe shumica parlamentare nuk synojnë përplasje politike me drejtësinë, por një korrigjim rregullash, aty ku boshllëqet ligjore po prodhojnë kriza institucionale.
Pika e tretë është ndoshta më domethënësja në planin praktik. Rama shkruan se “e vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”. Ky qëndrim duket se ka të bëjë drejtpërdrejt me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut, sipas procedurës së parashikuar në nenin 73 të Kushtetutës dhe në Rregulloren e Kuvendit.
Në fund të reagimit të tij, kryeministri Rama ka shtuar një sqarim nga anaa e tij që përpiqet të shuajë akuzat për ndërhyrje të mundshme, duke u shprehur se: “SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.”
Sipas leximit që i bëri gazeta TemA këtij reagimi të kryeministrit Rama, vihen re dy çështje kryesore: së pari, mesazhi i qartë politik se “SPAK nuk preket”, ndërsa, nga ana tjetër, sinjali institucional se mazhoranca nuk do të nxitojë të trajtojë kërkesën e SPAK për imunitetin, për aq kohë sa pezullimi është rikthyer dhe hetimi, sipas Ramës, mund të vijojë pa pengesa.
Këtu është edhe thelbi i ndërhyrjes së mundshme ligjore që mazhoranca mund të ndërmarrë për të shmangur përsëritjen e rasteve si ai i Ballukut.
Një pistë e parë është qartësimi në Kodin e Procedurës Penale i masës së “pezullimit nga detyra” për funksionarët e lartë ekzekutivë. Aktualisht, neni 242 i KPP-së parashikon pezullimin si masë sigurimi, por pa dalluar qartë mes funksioneve administrative dhe atyre kushtetuese. Një ndërhyrje ligjore mund të saktësojë se pezullimi nuk mund të paralizojë ushtrimin e një funksioni kushtetues të pazëvendësueshëm.
Një ndërhyrje e dytë mund të konsiderohet dhe lidhet me kriterin e proporcionalitetit të masave të sigurimit (nenet 228–229 të KPP-së). Ligji mund të detyrojë gjykatat që, përpara vendosjes së pezullimit ndaj një ministri apo deputeti, të arsyetojnë shprehimisht pse masat alternative (detyrim paraqitjeje, ndalim daljeje jashtë shtetit) nuk janë të mjaftueshme. Ky është një standard i përsëritur edhe në praktikën e GJEDNJ-së.
Së treti, mazhoranca mund të ndërhyjë në Rregulloren e Kuvendit për të përcaktuar më qartë afatet dhe kriteret e shqyrtimit të kërkesave për heqje imuniteti (nenet përkatëse të Rregullores së Kuvendit), duke shmangur perceptimin e bllokimit politik, por edhe trajtimin formal, pa analizë substanciale, të kërkesave të prokurorisë.
Është e qartë se reagimi i Ramës është edhe një përpjekje e vëshitrë për të mbajtur një ekuilibër mes mbështetjes së pakushtëzuar për SPAK-un si institucion dhe sqarimit ligjor për të mos pasur përplasje në të ardhmen mes ekzekutivit dhe drejtësisë.
Ngelet për t’u parë se çfarë masash do të marrë mazhoranca socialiste në të ardhmen, mirëpo rasti Balluku, me sa duket, do të shërbejë si një letër lakmuesi se deri ku do të shkojë përballja mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë së re./TemA
Adriatik Llalla , ku je? SPAK nuk preket, Vetem nje piçke te voçkel do ndryshojme ne kodin e procedures penale, qameti dy piçka te voçkla. Pastaj SPAK te hetoj te bej punen . Ja kaq. ben robi per kaq. Tani, hani mut se qeras qeveria. Sikurse ka bere 35 vjet.
Sulltani me shume nxitim do ndryshoje kushtetuten.
Partia Socialiste ose me sakte partia e Rames, eshte partia e vetme pas shpalljes se pluralizmit qe ka mbrojtur me imunitetit hajdutet dhe te korruptuarit! Ne 36 vjet demokraci vetem ne dy raste jane hedhur poshte kerkesat e prokurorise per heqje imuniteti! Sajmir Tahiri dhe Belinda Balluku! Te dy bashkepunetore te Edi Rames. Ne te dyja rastet refuzimi per heqje imuniteti ka ardhur nga partia e KAPOS.
Disa njerez nuk e kuptojne kur mjaft eshte mjaft. Vetem burgu eshte destinacioni i fundit Edvin.
Eshte e pabesueshme se si Rama si adhurues i Spak Gjkko naziskine arriti: 1. Te vrase shpresen se Shqiperia do shpetonte nga Saliu, e do behej vend normal; 2. Te destabilizoje rendin demokratik; dhe 3. Te Kompromentoje sigurine kombetare! Kete vetem nje i cmendur mund ta bente, dhe Rama e beri me sukses.
Ja edhe serbo-shpellari i Sali Karadziç nuk mund te mungonte me bajgen e tij mendore ditore.
Mero, Rama sot tregoi se eshte plotesish nen thundren e Spak qe ja ka dosjen gati per ta pezulluar me fakte, jo me te degjuara sic ka vepruar ne rastin e Veliajt apo Ballukut. Sa me shpejt Veliaj e Balluku te behen bashkepunetore te drejtesise kunder Rames, aq me mire do te ishte per Shqiperine. Puna eshte se Saliu eshte vrases dhe nuk duhet votuar te kthehet si Kryeminister. Por Rama duhet perzene nga Zyra me tam-tame. Nje KM tjeter socialist duhet gjetur, por edhe drejtesia e re duhet eliminuar. Nje koncesion qe drejtesia ti jepet per administrim Italinse ose me mire Gjermanine do na shpetonte per ta bere Shqiperine shte te se drejtes deri ne 2040 max.
Sa me shpejt Veliaj e Balluku te behen bashkepunetore te drejtesise - hahahahaa mbreme e pe ket ender o koketul? Po pse Lali dhe Ballukja kane vjedhur per llogari te Rames mendon ti? Te dy keta dhe te tjere kane vjedhur per llogari te tyre, nen neglizhencen e Koqes dmth Rames. Jam shume dakort qe Rama duhet larguar se nuk di ta beje kete detyre, dmth kryeminister. Por largimi do te ndodhe vetem nese Rama largohet vete ose e shkarkon vete PS-ja dhe grupi parlamentar apo me gjere, por brenda partise. SPAKU apo Gjykata Posacme ja rruajne me zhilet koqet, dmth nuk bejne dot gje prej gjeje!
Gjynah te shkretet spakiste kerkuan kerkuan kerkuan dhe nuk gjeten korrupsion te zonja Balluku , porrrrr gjeten mos barazi ne tender, çfare eshte mos barazi per ty eshte barazi per mua te nderuar spakist berrishiste. Mos me merni per perkrahes te Ballukut , as nuk e votoje e as e njohe por eshte qesharake mos barazi ne tender , dhe me keq te arrestohet , haaaaa ti marin te keqen drejtesise se diktatorit Hoxha keta jane nje mélange ( diktatur e injorance)..... Denimin per mos barazi ne tender fillone me 5 dite burge.... qe réalisht nuk denohesh , ndersa akuza e Bufit komunist eshte korrupsion galopant qe denohet deri ne 18 vite burge , e pabesueshme zevendes kryeministeres i bllokohet pashaporta dhe Bufit i lejohet dalja kur denimin parashikon 18 vjet burge , dhe zonja Balluku qe nuk burgoset edhe sikur te shpallet fajtore i ndalohet haaaaaaaa . Kush eshte fajtore , kuptohet Rama qe nuk i ka treguar vendin ketyre plehrave spakiste
Mos barazia ne tender eshte kur Bela jashte kompetences se saj si ministre , paracakton fituesin. Ose thene ndryshe e qepin kostumin per kompanine qe ata duan qe te fitoj. Ti me te drejte do te pyesesh. Perse e ben Bela kete nderhyrje? Une mendoj qe e ben per bamirsi… kemi nje Nene Tereze te dyte ne mesin tone dhe ne nuk e kuptojme. A merr Bela diçka ne kemben? Jo, Vetem sadisfsksionin qe te jep bamirsia. E kuptove besoj?
Gallate me taksat je Idiot ne masen 100% ....sipas llogjikes tende duhet te denojme Edi Ramen pse ka bere mos barazi per emerimin e ministres Balluku, pasi munde te kishte vajza dhe djemte te tjere me te afte se zonja...eee si thua ..... Mesoje zogu qe mos te biesh viktime e spakiste ve , nocioni barazi e as mos barazi nuk egzistone . Shembull : ti thua coca cola me sucre eshte e mire , une them coca cola pa sucre eshte e mire tani si do ta zgjidhim ti apo une ke te drejte...... Nese do kishte korrupsion , vjedhje, tjetersim pronash......do ishte llogjike se kemi shkelje ligjore. Ne politike ka dhe relation ndershteterore ku favorizohet nje turke , nje greke , nje italian sipas interesave por gjithmone brena korrnizes ligjore ... Futni llogjiken ne arsyetim jo bythen, , asnje trupe kushtetuese europiéen nuk do zhvillonte séance pa pasur numrin e antarit te plote te 9 , 11, 13 gjithmone shifra tek , ose me bazike ti jepesh e drejta kryetarit te votonte dy qe te dilte shifra 9 dhe jo 4x4 makine Renge Rover..... Une se votoje zonjen por me puntore ministre se ajo Shqiperia nuk ka njohur . Ku nuk me ka pelqyer zonja , dhe po te isha premier ministre do ta largoja vetem tek mesazhet ku e etiketon kryemistrin si Palloshi , Kurrva....e pa denje per nje funksiononere
Hahahahahahahahaha Sa kam qeshur ! O patronazhist, o sufllaqe, o personifikim i zgjuarsise. Shpjegim me te bukur se cfar eshte barazia dhe mos barazia nuk ka. Bravo, bravo… shpresoj ta lexoj kumentin tend lideri global… mbase te ben deputeti ose minister… edhe njeher bravo
Rama nuk eshte Kasap o Rrote as nuk ka dale me shpate ne dore…
Gjithë këto janë pasojë e faktit, që pushtetarët tek ne, sidomos kryetari i qeverisë nuk njohin dorëheqjen si akt i zgjidhjes së këtyre situatave. Asnjë ndryshim ligjor nuk është i nevojshëm, ajo që e solli situatën në këtë gjëndje është mos dhënia e dorëheqjes nga zonja Balluku dhe mbështetja e paarsyeshme e kryeministrit për të. Kapriçoja dhe hunda përpjetë e kryeministrit të cilit i duket se gjithçka është bërë me qëllim për të dobësuar dhe lëkundur sundimin e tij absolut do të marrin grushte të tjerë, nëse ai do vazhdoj me formën mesjetare të sjelljes. Lëshon, t'a zëmë si shëmbull, Presidenti Trump një urdhër ekzekutiv, çdo gjyqtar, anë e kënd Amerikës mund t'a godas dhe stopoj zbatimin e tij, derisa të analizohet nga një trupë gjykuese. Trump nuk hap gojën, që quan një veprim normal dhe janë këshilltarët e tij ligjor që merren me zgjidhjen e problemit, jo si vetë. Këtë Edi Rama jo se nuk e di, ndaj kërkoj shqyrtimin e vendimit të SPAK në Kushtetuese. Ajo që lë shije shumë të keqe qëndron në stuhinë mediatike që është ngritur kundër sistemit të drejtësisë, e nxitur dhe udhëhequr kjo nga vetë Kryeministri me fjalorin e tij fyes e denigruese. Nuk kishte pse e bënte vetë kërkesën për pezullimin e vendimit të SPAK në Gjykatën Kushtetuese, mund t'ja besonte ndihmësve të tij ligjor.Nëse do kishte ndjekur këtë rrugë, sot nuk do dukej sikur Gjykata Kushtetuese goditi Kryeministrin, por zbatoi ligjin, duke mos lënë shijen e një humbje politike të vetë kryeministrit. Po kur gjithçka do që t'a kontrollosh me dorë të hekurt, kjo të gjenë. Tani Rama me këto që kërkon të bëjë, po e thellon edhe më tej vehten në gabime. Ai së pari duhet t'i vërë fre gojës së tij dhe të mos ngrehi stuhi kundër drejtësisë, një gabim foshnjarak fatal kundër vetë themeleve të shtetit që ka marrë përsipër të drejtoj, të mos përpiqet të bëjë të fortin me institucionet shtetërore të pavarura por të komunikojë njerëzisht me to sepse ka për tu turpëruar shumë më keq seç po turpërohet. Çelsi i vetëm i zgjidhjes së situatës së krijuar është urtësia dhe vetëm urtësia, të mos vazhdohet t'i hidhet benzinë zjarrit.
Hhahahhahahhaa. Perfundimisht, ka frike miku. Dosja do jete gati. Shume mire. Keshtu eshte kur kujton se mund te qeverisesh si hajdut dhe te dehesh popullin me shqipen e tij elegante. Teper vone Rama. Koha ka mbaruar. Te ndihmofte Zoti.
Mosbarazia në tendera është një shkelje administrative korrupsioni apo ryshfeti janë vepra penale. Ministri nuk përcakton fituesin në tender nqs grupi i tenderimit zbaton ligjin edhe duke marrë riskun e shkarkimit dhe ankimimin në gjykatë Shumica parlamentare duhet të ndryshojë ligjin për detyrat e Prokurorsë speciale duke i hequr detyrën e vetingut dhe të përgjimit të gjygjtarëve . Kto janë detyra për ILD po shteti rrumpallë i bën të gjitha rrumpallë
Qe kjo nderhyrje egershane , njejte me ate reagimin perpara sinjalit "Sos " , eshte hedhja e dorashkes per fillimin e.duelit per jete a vdekje . Vec nje pyetje kerkon pergjigje . Si shpjegohet qe E. Rama vetem per Balluken e nxori pallen nga brezi ? A thua pesha e Ballukes e kalon ate te Lali Erit me shoket ?!
E dini o komentues se si funksionon barazia në tendera në Shqipëri?! Janë p.sh. Pesë oferta. Që unë të fitoj, megjithëse nuk kam eksperiencë, jap çmimin më të ulët, p.sh. 10 milionë euro më pak. Në rast se nuk më jepet mua tenderi, akuzoj se Shqipëria humbi 10 milionë duke ja dhënë tjetrit. Spaku vihet në lëvizje dhe shkarkon ministren!!! Prokurori nuk e ka të bazuar në ligj, sepse ligj shkarkimi nuk ka, por ka faktin që ka fituar një ofertë 10 milionë më e shtrejtë dhe përse nuk u zgjodh oferta më e lirë për të bërë atë punë! Rezultati abuzuesit që shikohen dhe nuk kapen si Berisha lihen mënjanë dhe krijohet gjithë kjo luftë gjoja po luftojmë korrupsionin. Gjithsesi mund të themi që veprime të tilla janë allashqiptare që frikson investuesit seriozë dhe pasojat i heq populli shqiptar.
Ka një problem. Përpara se të caktohet fituesi i tenderit, një komision i posaçëm aprovon apo mohon kandidatët për tender. Në rast se ti nuk ke eksperiencë, në rast se ti nuk ke fondet dhe makineritë e duhura për një projekt të caktuar, ti nuk lejohesh të marrësh pjesë në konkurs. Në rast se lejohesh kjo do të thotë që ti i plotëson kriteret dhe askush nuk mund të të përjashtojë. A janë aplikuar këto rregulla në Shqipëri?! Kjo është pyetja.
Po kur nuk bejne tender fare dhe ja japin llokum kryerjen e investimit dhe duke e paguar pas cdo hapi te kryerjes se investimit si psh me inceneratoret, cfare do te thuash? Po a ka pisllek nderthurur me gormallek me te madh se ti japesh tjetrit lejet per ndertimin e inceneratoreve dhe ne vend qe ta pagush ne fund (me celsa ne dore kur i thone fjales) dhe mbasi ka bere nja 1 vit pune, pra eshte shtruar, e paguan hap pas hapi si ne rastin e inceneratoreve te elbasanit dhe fierit qe u ndertuan por nuk punojne?1?? (skandal) dhe skandali me i madh me projektin e Tirones qe paguhej kompania ne vlere te plote per ton te menaxhimit te mbetjeve me gjithe asgjesim/djegje, nderkohe qe nuk kishte filluar nga puna per ndertimin e inceneratorit.
Nga ato qe kemi degjuar neper tv, a ka degjuar njeri te behet fjale per para nga ana e Zj.Balluku? Pra korrupsion apo vjedhje nuk ka. Aty gjeja me e madhe eshte “ Ndikimi i paligjshem “ neqofte se i ka thene vartesit te saj ta marre ai ose ajo. Mos harroni qe ndikimin e paligjshem e konsumojne shume eprore kur mendojne qe X pune mund ta beje dikush tjeter me mire. Pra mos u ndikoni nga politika ne ate cfar shkruani por thoni ate qe eshte reale, ju pelqen ose jo.
Kaq te zhytur jene bere ju te Temes qe keni filluar ta mbroni palloshin edhe atehere kur e zeza eshte shkruajtur mbi te zeze. Vjen nje moment kur morali dhe pergjegjesia prevalojne mbi mbeshtetjen sy mbyllur dhe pa kushte! Kjo ska te bej me urretjen qe keni ndaj Sales..ka keni borxh te jeni subjektiv njerezve te dhjeshte.
O Edo KUR E DI VETEN PUSHT PSE E FUTE BYTHEN NGUSHT,cte duhet SPAK E mandati I 3te E 4tert .brenda te hyri dhe Ska pith motre qe ta nxjerr
Nuk mund te ndryshohet ligji sa here te ndjehesh ngushte. Ligji eshte ligj, doni apo nuk doni. Gjithe kjo prepotence flet shume. Balluku me sa duket ka rene pre e orekseve te medha. Nuk i ka bere me mendjen e vet. Ne se do te ecni me keto plane, qeveria nuk e ka te gjate. Si mundet nje force politike si PS te bjere kaq poshte? Po nuk u gjet nje mendje per te shpetuar kete te majte mjerane nga vullkani qe pritet te shpertheje e nuk dihet cfare do te marre me vete. Nje pergjegjesi e madhe eshte heshtja e presidentit. Jo pa pergjegjesi jane dhe ambasadat ne vendin tone. Ata duhet te japin alarmin prane vendeve te tyre per gjendjen e kriminalitetit ne Shqiperi me nje popullsi kaq te vogel. Mos fajesoji SPAK-un. Prokuroret jane profesioniste dhe te mos shkelen me kembe sa here duam. Ne se denigrohen organet e drejtesise duke hedhur balte, a do te jene ata ne gjendje te bejne detyren per te denuar qyteraret e thjeshte? Mendoj se jo.
Or ti. Gjyqtarët nuk kanë tagër të pezullojnë nga detyra një ministër. Si nuk kanë tagër t'i heqin imunitetin një deputeti. ka rregulla për këtë. Ministrin mund ta pezullojë, shkarkojë apo degradojë vetëm kryeministri. Me propozim ndofta të SPAK-ut, Gjykatave të ndryshme etj etj. Drejtësia, ndryshe nga qeveria dhe parlamenti është e emëruar, jo e zgjedhur nga populli. Ndërkohë ajo po vepron si një institucion puçist.
Mos u merrni me kete ceshtje dhe mos shpresoni se Rama do ta japi Ballukun. Duke mbrojtur Ballukun ruan te pa prekshm stafin e tij qeverises . Ka te meta . Te gjithe shtetet kane te meta . E kuptoni se c'do te thot 86 deputet . Eshte nje pushtet qe askush nuk i del perpara . Mbrekullija do te ndodhi nese merr ndonje urdher nga ....... Po e kaloj pa u rezikuar do beje shume shpejt ato ndryshime qe thot e te mos i perserotet si fenomen . (83 3) (7 ) 1 Sali = 94 Top Gun
Nga komentet(pervec militanteve te PD-s) nuk thote njeri qe Znj.Balluku ka vjedhur.Ajo dyshohet per shkelje te barazis ne tendera.Kushdo qe ta fitoj nje tender gjithmon do te kete qejfmbetje. Pse? Eshte e kuptueshme.Gjykimi i komisjonit apo individit eshte subjektiv.Me e shumta eshte paaftesi. Por,per paaftesi nuk mund te denohesh me burg,thjesht largohesh nga puna.Une pyes:Ku eshte vjedhja kur nuk kemi sendin e vjedhur?Kushdo mund te thote se kam dyshime (te arsyeshme) per dike.Qe te hetohesh e te gjykohesh duhen prova jo fjale telefonash.Z.Berisha dikur ne Kuvendin e Shqiperise e akuzoj Z.Ilir Meta si vjedhes te thesarit te shtetit.Prokuroria dhe gjykatat nuk levizen ta pyesnin Z.Berisha.Ose Z.Berisha duhej gjykuar per shpifje,ose Z.Meta te hetohej per vjedhien.Korupsioni ne Shqiperi eshte ne shkallen siperore por,organet e drejtesise tek ne kane deshtuar te zbulojne fakte e te bejne drejtesi.Kjo u intereson gjithe kesaj klase te politikaneve te pas 1990-tes.
Korrupsioni eshte njesoj si kur ishte e djathta ne pushtet por atehere nuk i hetonte njeri dhe flitej vetem ne forme thashethemi ndersa tani hetohen, burgosen pa hetim, denohen. Pra populli nuk thote qe sa mire qe rastet e korrupsionir hetohen por ashtu si lugati i korruptuar edhe njerezit thone se ketu korrupsioni eshte ne kulmin e vet sic nuk ka qene ndonjehere. Jo orej jo nuk eshte ashtu. Lugati shiti gjithe pronat shteterore dhe nuk futi asnje lek ne arken e shtetit etj etj. Prandaj zgjohuni e kujtohuni