Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë

9 Shkurt 2026, 16:30Politika TEMA
Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas

Një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, çështja duket se ka hyrë zyrtarisht në fazën e gjykimit.

Vendimi i GJKKO-s ditën e sotme për ta kaluar dosjen në gjykim shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për fatin personal të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por edhe për raportin delikat mes drejtësisë penale, pushtetit vendor dhe standardeve demokratike që Shqipëria pretendon në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Më poshtë, gazeta TemA sjell një kronologji të një viti që e mbajti dosjen Veliaj në qendër të debatit politik, juridik dhe ndërkombëtar.

Më 10 shkurt 2025, SPAK urdhëroi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, duke e shoqëruar me masën më të rëndë të sigurimit, “arrest me burg”. Vendimi u dha nga GJKKO, me argumentin e rrezikut të prishjes së provave dhe ndikimit në hetim.

Që në momentin e parë opinion publik u nda në dy qëndrime: nga njëra anë u përshëndet si provë e “barazisë para ligjit”, ndërsa, nga ana tjetër, u ngritën pikëpyetje serioze për proporcionalitetin e masës ndaj një të zgjedhuri vendor në detyrë, i cili nuk ishte kapur në flagrancë dhe nuk kishte precedent penal, rrjedhimisht asnjë lloj rreziku shoqëror që mund t'i ikte përballjes me drejtësinë.

Me kalimin e muajve, çështja u zhvendos nga akuza konkrete te kohëzgjatja e paraburgimit.

Veliaj qëndroi në izolim të plotë, ndërsa kërkesat për zëvendësimin e masës me alternativa më të lehta u rrëzuan njëra pas tjetrës. E fundit e tyre me argumentin se Veliaj kishte lobuar në SHBA, duke marrë avokatë të huaj. 

Pyetja që është shtruar më shumë gjatë kësaj periudhe ka qenë ajo në u përdor paraburgimi i Veliajt si masë sigurimi apo si dënim i parakohshëm, ndëkrohë që një pjesë e konsiderueshme e juristëve kanë vënë në dukje se standardet evropiane kërkojnë që paraburgimi të jetë përjashtim, jo rregull, sidomos për persona me adresë të njohur, funksion publik dhe pa rrezik real arratisjeje.

Pas disa muajsh hetim, SPAK zyrtarizoi akuzat ndaj kryebashkiakut, të lidhura kryesisht me korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe kjo gjë u konsiderua si e rëndësishme, sepse, pavarësisht arrestimit që në shkurt, dosja u duk sikur po merrte formë përtej masës së sigurimit.

Pavarësisht kësaj, edhe ky hap nuk e shoi debatin, sepse kritikat u përqendruan te fakti se akuzat u formalizuan pasi Veliaj kishte kaluar një kohë të gjatë në paraburgim, çka u interpretua nga mbrojtja si tregues i një hetimi të zvarritur.

Çështja Veliaj nuk ka kaluar pa reagime në media dhe forume ndërkombëtare, në të cilat është artikuluar shqetësimi se mbajtja e zgjatur në paraburgim e një kryebashkiaku të zgjedhur mund të cenojë parimin e përfaqësimit demokratik.

Në këtë kontekst u pasqyruan edhe reagime solidariteti nga figura të njohura të politikës vendore evropiane, përfshirë kryebashkiakë dhe drejtues bashkish, të cilët theksuan se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të shndërrohet në zëvendësim të vullnetit të votuesve pa një proces të shpejtë dhe të drejtë gjyqësor.

Një vit pas arrestimit, GJKKO vendosi kalimin e dosjes Veliaj për gjykim dhe ky vendim shënon fundin e fazës së hetimit dhe hapjen e betejës së vërtetë juridike, aty ku akuzat duhet të provohen dhe mbrojtja të ballafaqohet me to në seanca publike.

Gazeta TemA gjykon se rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, është një test I trefishtë: së pari, është test për drejtësinë nëse ajo është në gjendje të gjykojë shpejt, në mënyrë të paanshme dhe me standarde evropiane; së dyti, është test për politikën, për të mos instrumentalizuar procesin penal në funksion të betejave ditore dhe, së treti, është test për integrimin, sepse mënyra se si trajtohen raste të tilla shihet me lupë nga partnerët ndërkombëtarë.

Kalimi i dosjes për gjykim nuk jep përgjigje përfundimtare, por e zhvendos thelbin aty ku duhet të kishte qenë më herët: te prova, argumenti juridik dhe vendimi i arsyetuar./TemA

28 Komente

  1. T
    TNG

    Rame…, je dehur nga ato mandatet, kujdes se po e bo balte…!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ....,.Sali Ram (a) Berisha...

      Sa shume e trajton Mero ceshtjen e Lalit , po mire edhe ceshtja Meta ka me shume se 1 vit , pse nuk ka shkruar ndonje artikull Mero per kete ? Sa per ato "reagimet" nderkombetare per Lalin , jane te gjitha lobime te paguara dhe artikuj te paguar. Dhe nje nga shkaqet qe kalimi i ceshtjes per gjykim u be kaq vone , eshte edhe vete Lali.Ka bere shume veprime zvarritjeje : Jo po skam lexuar dosjen , jo po ky prokurori eshte pa shkolle , jo po ky ka reaguar per avokatet e huaj , jo po kjo gjykatesja duhet perjashtuar nga ceshtja....thene ndryshe Lali eshte bere adhurues i "Lul Bashes", nje rruge e lehte per te fituar gjyqin pa gjyq.....gjithsesi , hapja e gjyqit eshte lajm i mire edhe per Lalin. Le te mbrohet , te provoje pafajesine e tij , te dale nga burgu dhe te bashkohet me te dashurit e vet dhe sigurisht te marre edhe demshperblim per burgun e padrejte....por nese del fajtor , le te beje ca kohe burg dhe pastaj i shijon ato 800.000 euro breke qe ka blere......megjithese , edhe nese del fajtor , ka rrezik me kohen e paraburgimit denohet , ose e shumta me ca ore pune ne komunitet , dmth do mbjelle ca peme por "si denim" kesaj rradhe !!!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arsimtari

      Shoke dhe miq lexues te Tema-s! Eshte nje gjyq i madh ky! Do provohet we ose: 1. K/bashkiaku i Tiranes eshte hajdut, dhe prandaj te denohet, ose 2. Prokurori Ols Dado eshte nje maskara i futur ne sërën e drejtesise se re, dhe prandaj duhet te denohet! Nqs jeni dakord, ju bej thirrje qe te bashkoheni me mua (nepermjet mesazheve mbeshtetes sigurisht) duke i bere thirrje Mero Bazes qe ai te zhvilloje nje fushate mediatike per te kerkuar qe gjyqi i Erjon Velise te transmetohet drejteperdrejte ne TV. E di qe kjo eshte e veshtire te arrihet, por nje fushate e goditur e Meros e bere nen autoritetin e tij, mund t'a realizoje. Atje do te shihnim me syte tane se cili eshte shapi dhe cili sheqeri! Eshte nje e drejte e jona kjo per transparence dhe autoritetet duhet te na pergjigjen. Po qe se jeni dakord, mbeshteteni kete propozim!

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        Ore asimtar, ti mirë e ke që ky është një gjyq i madh ku do (më saktë,duhet) të provohet në se kemi një drejtësi të drejtë apo jo. Por , a mendon ti se me Dum-Dadot e me homologët e tyre gjyqtarë do kemi drejtësi ?

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..Sali Ram (a) Berisha...//.

          Propozoj qe gazeta Tema te ndryshoje emrin dhe te quhet Gazeta "Lali Eri"...Sa shume e trajton Mero ceshtjen e Lalit , po mire edhe ceshtja Meta ka me shume se 1 vit , pse nuk ka shkruar ndonje artikull Mero per kete ? Sa per ato "reagimet" nderkombetare per Lalin , jane te gjitha lobime te paguara dhe artikuj te paguar. Dhe nje nga shkaqet qe kalimi i ceshtjes per gjykim u be kaq vone , eshte edhe vete Lali.Ka bere shume veprime zvarritjeje : Jo po skam lexuar dosjen , jo po ky prokurori eshte pa shkolle , jo po ky ka reaguar per avokatet e huaj , jo po kjo gjykatesja duhet perjashtuar nga ceshtja....thene ndryshe Lali eshte bere adhurues i "Lul Bashes", nje rruge e lehte per te fituar gjyqin pa gjyq.....gjithsesi , hapja e gjyqit eshte lajm i mire edhe per Lalin. Le te mbrohet , te provoje pafajesine e tij , te dale nga burgu dhe te bashkohet me te dashurit e vet dhe sigurisht te marre edhe demshperblim per burgun e padrejte....por nese del fajtor , le te beje ca kohe burg dhe pastaj i shijon ato 800.000 euro breke qe ka blere......megjithese , edhe nese del fajtor , ka rrezik me kohen e paraburgimit denohet , ose e shumta me ca ore pune ne komunitet , dmth do mbjelle ca peme por "si denim" kesaj rradhe !!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Mos barazo Metën me Veliajn, Meta është vite dritë larg. Po, mund ta krahasosh me Salën,biles mendoj se Sala është shumë metra para të tjerëve.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deda

              Për Metën shkruan panorama

              Përgjigjjuni
          2. h
            hila

            Une jam shume dakort me Arsimtarin , te shikojne te gjithe te verteten live .

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1997

              nuk e kuptoj pse seancat e kesaj ceshtje jane bere me dyer te mbyllura, pse? Cfare problemi kane Dumani e Dado apo edhe Gjkko? Me dyer te hapura per publikun mund edhe te tregojne 800.000 perrallat e tyre!

              Përgjigjjuni
            2. N
              N

              Arrestimi u bazua te letra e Nesti Angonit,ose te shkruesi i vertet Olsi Dado,dhe noterizuar nga skuthi Altin Dumani,pa asnje akuze,por dyshime te aresyshme. Kjo verteton se arrestimi ishte politike,dhe i urdheruar nga Sali haleja para zgjedhjeve te 11 Majit. Shqiptaret jo vetem e kuptuan lojen e gestapos berishiste por dhe e ndeshkuan duke i dhene PS 83 deputet.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Po, do të gjykohet, po si mund të gjykohet dikush që nuk i lejohet të njohë dosjen dhe akuzat për t'u mbrojtur? Kjo nuk është drejtësi. Kjo është dhunë e ushtruar nga organet që u është dhënë besimi dhe mandati për të dhënë vetëm drejtësi. Gjykimi ka për të qenë një shfaqje e shëmtuar, një vijim i dhunës institucionale, siç është dëshmuar me këmbëngulje deri tani.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  drejtesia

                  Qenin e ngordhur kane per te gjetur! Veliaj eshte figure e paster dhe inteligjent,nuk do ta kete te lehte Olsi Dado ( Zari ) se e arrestoj Veliaj me nje denoncim te rreme dhe person qe nuk egziston,qe ketu duhet nisur gjykimi: kush eshte Nesti Angoni?Olsi Dado cfare arsimi ka mbaruar?

                  Përgjigjjuni
                  1. W
                    WWW

                    Te gjitha veprimet antiligjore ne burgosje dhe hetim te SpakSaliut,vetem duke u bazuar te nje leter e shkruar nga Olsi Dado gjoja anonim,Nesti Angoni,mundet dhe te denohet nga Sali Gjkko-oja,por kurr nuk do bindi shqiptaret,dhe kjo eshte kryesorja. Pergjigjen gestapoja e Saliut do e mari ne zgjedhje e ardhshme lokale Maj 2027.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PYETS. KOT SE KOTI

                      A DO TE PYETET DENONCUESI "NESTI ANGONI" NGA GJYKATA????????

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tani

                        Veliaj duhet te denohet maksimalisht sie dhe tí konfiskohet cdo qindarke.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nesti Angoni

                          Tani, une jam Nesti, te njoh shume mire, je hajdut dhe ke vjedhur ne kohen kur Sali Berisha ishte kryeminister, Ke vjedhur ne bashkepunim me Mediun dhe Shkelzen Berishen. Pres qe Spak te marre deshmine time dhe ti ta kalosh kusurin e jetes ne burg, natyrisht duke te sekuestruar edhe pasurite e vjedhura.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kolegu i SPAK-ut

                            Po provat ku i ke?? Se Nesti i dërgojnë SPAK-ut provat fatura 750-800 mijë euro veshmbathje vilë apartamente me rrogë shteti. Si nuk keni pak dinjitet për 2 sufllaqe mbroni një hajdut. Saliu, Meta Bela etj janë pa asnjë dyshim hajdutë të parave të qytetarëve shqiptarë

                            Përgjigjjuni
                        2. A
                          Ana

                          Po mire tani qe filloi zyrtarisht gjykimi ne themel perse nuk e lirojne nga paraburgimi? Nese argumentat per ta mbajtur ne paraburgim kane qene mundesia e prishjes se provave apo presion deshmitareve etj., tani qe cdo gje eshte kopsitur pse e mbajne? Pra cilat jane argumentet shtese qe e mbajne edhe tani me fillimin e gjykimit ne themel? Mero besoj se duhet te dish dicka!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kolegu i SPAK-ut

                            Mundësia që të kërcënojnë dëshmitarë (si rasti i bashkëpunëtores) që i ndërruan tel qëndron akoma. Në të njëjtin nivel ishte lefteri por qëndroj në burg 5 vite e kusur. Edhe lali nuk dënohet më shumë se 7-8 vite burg, po per 50-60 milionë euro nuk janë asgjë

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Spak shprese. E vetme .

                            Respect per spak. Shikojeni si flasim sagaret e vucidol kermes….tani jane me Velian. Nuk e di nese ka vjedh apo jo , POR si mundet me rroge shteti te paguaj avokat americane? …Vetem Kjo eshte enough se leke kane…si ?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TARRRAS LALA

                              O DEBIL ti qē gjoja pengon njerzit tē komentoin çfar mendojn tē ha mutin. Tani komenti im komentohet e ti ke 2 vjet qē mban kallamin Tim nē goj e prap smer vesh. Thithe thithe kallamin o qenef.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emigranti i cgenjyer

                                Jam dakort me arsimtarin, qe te transmetohet ne TV qe te shohin te gjithe Shqiptaret cfar hetusie eshte, a eshte e varur gjykata nga prokuroria apo jane mbledh nje tufe juristash pa integritet dhe te urdheruar nga qarqe te caktuara.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  T

                                  Po tani dhe te flej me mamin tat ose me grun tate qe e ke der pidhi .mor malok .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jeniceri

                                    Erjoni do denohet me vendim te prere . Nuk i shpeton deninimit edhe sikur te ngrihet gjysma e popullsise ne mbrojtje te tij. Behuni pak te mencur te kuptoni strategjine krahinore te Rames . Erjoni ishte kercenues per pushtetin e Rames dhe duhej eliminuae sic u eliminua Tahiri e shume kuadro donjitoz te Ps . Erjoni harroje thenjen e gjuyherve . Kur jeton me ujqrit e shpellave ,duhesh te ulurish si ata, ndryshe te hengren . U tregua i dobet duke e ngritur figuren e Rames atje qe dhe ai nuk e priste . Nga eksperienca ime mes malokerve dhe leberve servilizmi vdes kokfotresija dhe thika pas shpines triumfon . Eshte shume thjeshte te kuptohet natyra e pushtetit te Rames . Ndiqni se c'po bene per te shpetuar Belinden . A ju kujtohen fjalet e saj . Une nuk jam si qaramani Veliaj. Po me preku do ta marr me vehte . Ngushellimet e mija shoku i llogoreve, per nje Shqiperi ndryshe . Qofte i lehte burgu per ty .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi

                                      Lali do denohet nese provat e prokurorise do te bindin gjykatesit. Pra nese shpallet hajdut! Kaq e thjeshte eshte. Shume shpejt radhen e ka Belinda ne arest shtepie deri ne fillim te gjyqit. E pastaj cfare do te thuash ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kolegu i SPAK-ut

                                        Lali dhe Saimirin i krijoi rama dhe ai si mbret vendos fatin politik jo atë juridik që e zgjodhen vetë duke mos respektuar asnje ligj moral dhe etik duke u pasuruar si të babëzitur

                                        Përgjigjjuni
                                      2. s
                                        shelegure

                                        Te trasmentohet lajf gjyqi.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje