Deputetja Flutura Açka është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike si dhe ka dhënë dorëheqjen nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
Flutura Açka i është drejtuar me një shkresë Kuvendit, ku e njofton edhe për dy vendimet që ajo ka marrë.
Ky vendim vjen një ditë pasi opozita dhe mazhoranca ranë dakord për reformën zgjedhore, por sipas saj, “dje ra edhe maska e fundit”.
Postimi i plotë
Nga dje ra dhe maska e fundit, tani ju ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni 'Anti-SPAK'.
Por unë nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë, ndaj largohem nga Grupi i PD.
Lënda:
1. Dorëheqje nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik
2. Largim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Drejtuar:
Znj. Lindita NIKOLLA
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
E Nderuara, zonja Nikolla
Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.
Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.
Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.
Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:
Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;
Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;
Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve - të cilët ende besojnë te politika e pastër - aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;
Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;
Deklaroj nga sot:
- Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
- Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Me respekt,
DEPUTETE
Flutura Açka
oooooo cna plasi kariiiiiii..pse ketu paske qene ti??? Une te dija te ikur ty moj sorre..hajt tani shko ha mut te lulushi se lek me pazare nuk beni dot me..hajt tju ushqeje imer gelbaza tani..pidhrobsh
Dinjitoze.
Vërtet. Dinjitoze. Nuk ka njeri perfect, dhe Flutura Açka nuk eshte perfekte. Por qe është intelektuale dhe një vijë te kuqe morale dhe te dinjitetit personal qe nuk e kalon, kjo është nje gjë shumë positive. Me nje kundershtar si Flutura Açka bën debat, diskuton, nuk bie dakord, por mbi bazat e respektit reciprok. Kete e ka edhe Bamir Topi. Fanatikët e politikës vetem sharje kanë në gojë, por njeriu duhet vleresuar në teresi. Jo o burra hajde ta shajmë se nuk është me partinë tonë. Kete frymën e armikut te Partisë e krijoi diktatura, por e mbajti gjallë ne demokraci Sali Katunar Berisha - nxenesi i zellshëm i Enverit.
Bravo kjo është burrërore,.....PD është e gjitha NON GRATA parti komuniste mbushur me zvarranikë dhe shpellarë....
Je vonuar shume moj shoqe per tu larguar , ty te beri lulushi deputate me librin qe i shkruajte per pantallonat e shkurtra ne Dhjetor ,sepse ty nuk ta kishim degjuar zerin ne 30 vjet ,me cfar merite u bere deputete? Laegohu sa me shpejt se te degjuam edhe me pyetjet qe i bere Dumanit ne parlamenti,qe nuk te kuptuan fare edhe koleget e tu .udhe te mbare , nje debole me pak ne parlament .
hahahahhaah me shkrive! Po te tjeret me cfare merite u bene deputet apo deputete? Me meriten e besnikerise apo servilizmit ndaj krereve te partive apo jo? keshtu qe nuk eshte se na the ndonje gje me vlere. Kjo te pakten pati moralin dhe kurajon te largohet nga llumi.
Respekt për ZONJËN Grua me vlera…por rënë në vathë hajnash e kokëboshësh
Respekt per Flutura Acken, dhe turp per Ina Zhupen me shoke dhe turp per komentuesin e pare qe flet me fjale aq te ndyra. Problemi eshte xhelozia per fjalen plot argument te Flutures. Epo nuk jane te gjithe njesoj
Respekte. Nuk je vetëm "nje qytetare". Je qytetare me kuptimin e plote te fjalës. Por këtu neper komente kam pare edhe gra qe shajnë pa edukatë, ose edhe fanatike qe po t'u prekësh pak Ramën, te hidhen në grykë. Jane edhe gra, dhe edhe kur te ofendojne, nuk i ofendon dot, se nje burre qe ofendon nje grua është me keq akoma. Kane hyre partitë ne zemrat dhe mendjet e njerezve moj ti zonje e nderuar, sa u ka ikur truri. Pastaj shajnë Enverin. Keta lloj njerezish kane akoma Enverin në zemër, por nuk e dinë.
Respekte per zonjen megjithse e vonuar.
Kjo po te jete kaq parimore heq dore edhe nga mandati ,vazhdon karrieren letrare dhe hajt shnet por jo e ben se i pelqen ajo paga dhe ato privilegjet,madje po ta pyesesh me siguri do thote kam detyrime ndaj elektoratit,cilit elektorat ? listat jane te mbyllura ....kjo eshte si berisha ne 2013 kur tha jap doreheqjen e nderkohe vazhdoi si deputet.....politikes shqiptare i mungon koherenca ne kohe te ndryshme thone gjera te ndryshme sipas momentit politik qe ndodhen.Hipokrizi e madhe,ti japesh voten ketyre legenave majtas djathtas pfffff.popull i blere me nje vend pune a me nje tender ,Shqiperia eshte nje cmendine e madhe ....
Respekt per idealistet dhe neveri per fundrrinat , hajdutet dhe plackitesit e SB , IM , RR !!!
Flutur Kacka deputetja e 2021 me me pak vota nga qarku Elbasanit. Nje poeteshe e deshtuar edhe politikisht.
Me me pak vota por me e mira qe ka nxjerre Elbasani ndonjehere
epo nuk eshte leisbike te shkoje me Bardhen !
e verteta eshte qe eshte shkarkuar nga kryetari i grupit parlamentar Gaz Bardhi qe ne date 22 me shkrese drejtuar Lindita Nikolles. https://media.cna.al/cna.al/media3/-640-0-1721894845x5baec54d-e0ab-4827-9391-e54b77cb9b4b-867.jpg
ik moj legene mos na e shpif. te pshurrsha n varr te kopilit qe t vdiq