Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj ka reaguar pas kontrollit të SPAK-ut të një apartamenti në Vlorë, që sipas prokurorisë i përket ish-ministrit të Shëndetësisë.
Në një reagim zyrtar ai tha se Beqaj nuk ka asnjë apartament në Vlorë, po e ka pasur me qira atë në vitin 2020 ndërsa sot nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendon SPAK.
Ai shkruan se lëvizja e prokurorisë është në përpjekje e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye për të mbajtur në burg Beqajn.
Reagimi i avokatit Ermal Yzeiraj
Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën.
Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.
Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.
Një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Përkundrazi të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e z. Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.
Pyetja kryesore që të gjithë duhet ti bëjnë SPAK në këto momente, përfshirë edhe vetë Gjykatën, është: mbi çfarë provash bazohet dyshimi i ikjes së z. Beqaj, i prishjes prej tij të ndonjë prove apo i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, kur deri më tani z. Beqaj ka qëndruar për muaj me rradhë mbi prova, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme dhe vetëm ka kontribuar për inventarizimin e tyre (kërkuar kjo nga vetë Gjykata e Posaçme)???
Urojmë që gjykatat të reflektojnë dhe mos jenë thjesht noterë të kësaj gjuetie të paligjshme!
Po c'ne me apartamente ne Vlore keta fukarenje...!!!??? Pse u bini ne qaf keta te shkret s'kane pare me henger buke e ju flisni per apartamente ne Vlore. Fantastike, te gjithe jane ber kaq te zgjuar dhe besojn se te gjithe i han keto perralla... S'a u del emri fillojn e kercejn vallen nga sikleti, e n'a dalin qe jo vetem shtepit e vilat e tyre por edhe grate, breket dhe makinat i kane me qera... Ketyre u duhet leruar nona se kane ber namin dhe tani n'a hiqen si te presekutuar!!???
O avokat, merr vesh ti pse e mbajnë në paraburgim Ilir Beqaj? E mbajnë se nuk rri dotë pa vjedhur, e ka sëmundje. Sa e hoqën nga ministër si hajdut dhe ishte në ndjekje penale në gjëndje të lirë, Rama e çojë në një vënd ku kishte lekë me shumicë si drejtues, ai nuk i shpëtoi dotë tundimit, ju sul me kokë vjedhjes këtu ku e vunë edhe pse ishte në ndjekje penale në gjëndje të lirë. Ti thua t'a nxjerrin nga paraburgimi!!! Po ai të bënë hatanë e zezë, merr vesh ti kë po mbron apo jo?
Kete apt e kishte se pallonte tet shoqe . Shko shiko mos ja ka bere ne emer te saj
Kush e njeh Beqajn e di shume mire qe eshte nje hajdut ordiner dhe i babezitur per para (si gjithe soji i tij ne politiken e dhjere shqiptare), te pakten ja kurseu babit te tij skenen kur ja vune prangat.. Fatkeqesi per Shqiperine qe eshte mbushur me keta hajduta qe vetem vendin nuk e dashurojne por xhepin. Kjo eshte trashegimia qe po e len falijes dhe mbiemrit te tij. Por sic ka thene vete : Suksese!
Avokat, ky Beqaj Klienti yt d.m.th, qelb dynjanë që ka bërë zullume. Turp për ty që mbron një zullumist.
Edhe Tigri shpine ne Tirane me qera e kishte.Vilen ne Palase e kishte shoqe gruas
KETE E KAN FUTUR BRENDA NGA INATI I RAMES MEQE THA QE NUK KA HAJDUT 2 METRA TE GJATE, KY PER DREQ DOLI 2.2 M
Ne qoftese bllokmenet meritonin burgun keta duhen çuar ne litar.
Me mire te dale syri se nami
Gjykata duhet tu nxjerre ujin e zi atyre qe kane futur duart ne para publike. Shume mire qe kane kontrolluar ne Vlore.
Ik ore Loni se lat nam, mirë thonë me mirë të të daltë syri se sa nam, sidomos në Shqipëri
Nuk reflekton njeri. Kot lodhesh. Gjykatesit jane si niveli i komentusve.
SPAK ja ka fut kot dhe i jap te drejte avokatit te hajdutit Beqja, ai nuk ka apartament ne Vlore por Vile e kuptoni Vile ne Itali dhe po te germosh del komshi me Lul Bashen ne Hollande.
Edhe ne burg duhet mbajtur nen kontroll sepse mund t’ju vjedhi celsat gardianve(gjithnje pas shpines se Rames) sepse vetem nje hajdut ordiner qe e heq nga detyra per hajni dhe vjedhe prape sa i jepet mundesia mund ta bej nje gje te tille.Lind pyetja:-nuk ka mbetur njeri i ndershem ne kete vend?
Mos u merzit avokat ...Spaku kontrollon shume objekte, me qera dhe pa qera, te deklaruara dhe te fshehura. Avokat , or bir, mos u bej pale me hajnin...
O milet nuk e kuptoj te gjithe hajduta jane ? Po ju qe nga verità erdhet ne tiran dhe ne qytetet e tjera hajduta jeni ? qendroni me kembe ne toke dhe mos komentoni qe te duket sikur dini shume se tregoniinjorance , he ju shpelafte mortja ,lani gojen ,hapni syte dhe mendoni ku ishim dhe ku jemi.hajdutet è dreqit ,
Ma no kara mia no rubare Beqja sono acuse di spak di saliu tutte buggie
Zoti avokat nuk na sqaroi a ka dokument per mbylljen apo prishjen e kontrates. Po s'ka dokument te tille cdo kontrate rinovohet automatikisht dhe me siguri SPAK ka bere verifikim tek "pronari" i cili nuk i posedon celesat. I ka "qiraxhiu" i 7 penxhereve.
Zoti avokat nuk na sqaroi a ka dokument per mbylljen apo prishjen e kontrates. Po s'ka dokument te tille cdo kontrate rinovohet automatikisht dhe me siguri SPAK ka bere verifikim tek "pronari" i cili nuk i posedon celesat. I ka "qiraxhiu" i 7 penxhereve.
Paradoks dhe satire njekohesisht - Beqo Lilua mbahet ne burg per akuzen e shperdorimit te 200 mije Euro fonde nga BE...dhe ka edhe masen ''detyrim paraqitje" per zhdukjen e mbi 100 milion EURO me vetem Koncesionin e Sterilizimit!
Po mirë mor avokat. Pse merzitesh ti qe SPAK kontrollon nje banese ne Vlore qe as nuk ka lidhje me hajdutin qe mbron ti?