Flutura Açka: Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet

5 Korrik 2024, 12:29Politika TEMA

Flutura Açka: Nëse “vula” është kleringu

Deputetja, Flutura Açkë, ka reaguar në lidhje me votën e diasporës. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se një nga pikat e marrëveshjes të skutës parlamentare është që emigrantët të regjistrohen në portalin E-Albania. Sipas saj ky partal është aparati i ri të Sigurimit që qeveria ngriti.

Açka gjithashtu thotë se opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit.

Deputetja më tej thotë se nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.

Reagimi i plotë i Flutura Açkës:

 

Ndëshkimi i Diasporës

Shqiptar nuk të bën rreshtorja në E-Albania

Një nga pikat e marrëveshjes së Skutës Parlamentare padyshim është vota e Diasporës.

Çështja është: Si do të votojë Diaspora?

Si do të ta shprehë vullnetin politik ky 51% i shqiptarëve, të cilët duan një Shqipëri Europiane, mu si ajo Europa ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre, për t’i shpëtuar kësaj Shqipërie ku u persekutuan 50 vjet nga komunistët dhe 30 vjet nga PseudoEuropianistët barbarë që i morën me rehatinë e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Socialistë nuk do t’ia falin Diasporës shpërfilljen që ajo i bëri E-Albania, aparatit të ri të Sigurimit që pushteti ngriti në mënyrën më perfide të mundshme, gjë e vërtetuar tashmë nga patronazhimi i 900 mijë shqiptarëve, të dhënat e të cilëve u shitën në tregun e pistë politik.

Po, skeptike me PseudoEuroianët që kanë drejtuar Shqipërinë në tridhjetë vite të demokracisë, Diaspora ka refuzuar të matrikullohet nga diktatorët me brekushe é me zemrën e tahmasë me tri barkushe.

Opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit, pra nuk është markuar nga pushteti.

Ethja e patronazhit të Diasporës është trendi i ri qeveritar që do t’i imponohet Parlamentit në korrik. A do të sillemi në Opozita si me ligjin e Amnistisë Penale? Aferim!

Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.

Opozita vjen në pushtet vetëm duke bashkuar forcat, dhe një sinergji e madhe është padyshim Diaspora.

Mos é tradhëtoni Diasporës me vendime nën tavolinë, siç po mëton ky trafikant politik votash që flet në emër të maxhorancës, e qē për vota në Elbasan po i qeth kreshtat e ullishtave të lashta duke dorovitur me to (ai dhe pushteti i tij) të fortët.

Diaspora nuk është 15 mijë a 18 mijë të regjistruar, por plot 1 milion e gjysëm e kusur shqiptarë që janë pjesë e fateve shqiptare dhe duhet t’i shenjojnē ato edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

6 Komente

  1. z
    zeri i arsyes

    Une u regjistrova ne e-Albania, per 2 minuta, dhe deklarova adresen time ne ne shtet tjeter. Zonja Acka, dhe shume te tjere, duhet te kuptojne se shtetasit, nuk kane vetem privilegje, por edhe detyrime. Nese nuk te pelqen e-Albania e nuk do te deklarosh ku jeton, bujrum, hypi avionit dhe shko voto ne Tirane.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Avash moj sharabajke,mos dhqyej picken aq shume se nuk ta ka friken njeri. Pise dreqi.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poseidon

      DHE ESHTE SHKRIMKARE KJO.....PO CKE THENE MOJ SHUSHKE?????? JO ME E ALBANIA .PO ME CFARE ??APO HIC MEQENESE BREKUSHJA E KA ZABTUAR DIASPOREN SIPAS JUSH......GJITHSIDO JENI TE DESTINUAR TE HUMBISNI,SEPSE NUK GJENI DOT NJE LIDER PER TE QENE,PO VINI PERQARK FIGURA E TE SHITURA TEM RUSO SERBET...SALEHE LULBASHOVICE.......JU SGJENI DOT KRYETAR BASHKIE (SHKONI TE BELERI) E JO ME LIDER E DEPUTETE.......DHE KJO ESHTE MERITE E BREKUSHES QE I MORI TE TERE,TE MAJTE E TE DJATHTE DHE JU JU KANE NGELUR VETEM BASHKEFAJTORET NE KRIM, SALLULBASHOVICIT

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Ku jane mbledhur te gjithe injorantet ne PD_t e Shqiperise. Po si do te votojne emigrantet,nese nuk jane te regjistruar me adrese ekzakte? Votoj une,por ama shteti Europian,per te cilin votoj,e ka adresen time ku me dergon zarfin me fletet e votimit. Nese nje shtetas p.sh Italian spostohet per pune ne nje shtet tjeter,eshte i detyruar me ligj te beje regjistrimin me adresen e re dhe nese nuk e ben merr nje mase denimi administrative jo te vogel. Akoma ju plitikanet Shqipetare,nuk arrini te kuptoni rendesine e rezidences. Ju ose jeni injorante,ose shtireni sepse ju leverdis anarkia,qe ne Shqiperi eshte me e organizzata.

        Përgjigjjuni
        1. M
          MARSELI

          Ju moj z.Acka munde te jeni shkrimtare si edhe disa te tjer,por nuk munde te jeni nje politukane e sinjqert, e drejt dhe largpames.Interesat partiake shpesh here i vene flaken shqiperis.A i di ti se cfar krimesh dhe demesh i ka sjell ketij populli ajo partia dashamiresja tende.I dini por nuk doni ti pranoni,doni tja u lini fain te tjereve.Jo moj jo ata qe i bashkohen Saliut dhe ata qe nuk ja thone popullit krimet e kryera nga ajo parti jane nje soj dhe nuk prexin gje tjeter vetem varrmihesa e tjere.Te doapo nuk te do populli eshte vota qe del nga kutija e votimit.Te tjerat jane brockullat e Saliut qe edhe trute u jsn bere Sali.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veleciku

            Kur nuk t’pyesin mblidhe ato placka???se keshtu e don hyqymeti??? Por s’dorezohet flutura acka??? Qe se tund as termeti???moj fisnike moj burrnesh??? Per drejtsi e ngjesh peticen??? Turresh si nje sokolesh??? Na kujton shote galicen??? Nuk te tremb beu i surrelit??? Like florini edhe bisha??? As me gjemba gardhi i telit??? Perball m’ke sali berisha??? Se ke vemjet n’drejtsi??? E i sjell si don vete??? Mos harro se i thon shqipni??? E kete vend kush nuk e tret??? Do luftoj sa te kem frymen??? Per ti dhan drejtsi atdheut??? E morrat shpejt do c’krymen??? Se eshte shpata e skenderbeut??? Te lumte goja moj sojnike??? Flutura acka nderi i vendit??? Mos u tund qendro kreshnike??? Sic qendroj nora e kelmendit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje