Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se është fatkeqësi që flamuri i luftës antikorrupsion i është lënë nga opozita, Edi Ramës, për të cilin u shpreh se është arkitekti i korrupsionit.
Ai tha se opozita duhet të bëjë luftë të ndershme dhe totale jo vetëm ndaj Ramës, por ndaj regjimit të tij të kalbur.
“Edi Rama do ta përdorë dhe ka për të bërë spektakël me arrestimin e Beqajt dhe është fatkeqësi, sepse ky është arkitekti, që ky lloj flamuri i luftës kundër korrupsionit i lihet Edi Ramës nga opozita. Gabimi që bën opozita është obsesioni me Edi Ramën. Sot, po të shikosh çështjen e Ilir Beqajt, në vend që opozita ta marrë këtë për të treguar se si ka degraduar administrata publike, biznesi shqiptar, se si BE-ja ka toleruar korrupsionin nën hundën e vet, në vend që t’u hyjë të gjithë biznesmenëve dhe koncesioneve, opozita fal çdo gjë, fal biznesmenët, fal koncesionet dhe do vetëm Edi Ramën. Kjo nuk ngjit.
Fatkeqësisht, Edi Rama është më popullor se të gjithë politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama nuk mposhtet, duke sulmuar Edi Ramën, por jo sistemin e tij, biznesmenët, mediat, intelektualët, shoqatat që e mbështesin, sepse regjimi i tij bazohet te elita e korruptuar. Po të shikosh sot në një tv kombëtar kishte një kronikë idiote 5 minuta për QSUT, pse? Sepse atje u zbulua skandali i Onkologjikut.
Nëse do që këtë flamur të mos e marrë Edi Rama, opozita duhet t’i shpallë luftë gjithë sistemit që është i kalbur, jo ca biznesmenë unë i mbroj, disa i denoncoj, ca pallate i shikoj dhe ca jo, ca kulla në mes të liqenit nuk i shikoj, po një kullë e shikoj. Opozita duhet të bëjë luftë të ndershme, totale”-tha Sejamini.
Gjynah qe Sala nuk e mban per keshilltar kete Sejmenin . Ky pa dyshim qe ka mend me shume se Flamuri , Luçiana , Vokshiana e co .
Te lumt Sejamin,e more rrogen per sot nga Saliu. Ndjekim vazhdimisht analistet te modelit Sejamin dhe mbrojn Ssli Berishen. Kemi vene re se Sali Berisha dhe Ilir Meta,kane blere 90% te televizioneve dhe 95% te analisteve. Kurese Edi Rama i ka apo jo nja dy televizione. Sali Berisha dhe Ilir Meta edhe pse kane keto,perseri nuk fitojn dot perball Edi Rames. E dini pse? Vertet Rama nuk ka televizione dhe analist,por ka nje popull te tere qe e voton. Kete e din edhe Saliu me Meten dhe kur humbasin zgjedhjet,fillojn justifikohen "na i vodhi,na i bleu votat Edi Rama".
Perveç tv kazan private që ka Saliu të tjerat 90% janë në shërbim të qeverisë Ke parë tv që i hetoje psh pasurinë e Beqes apo drejtorëve të bashkisë Tiranë që janë në burg?? Asnje media asnje gazetar perveç Klodiana Lalës