“Në betejë me berishizmin”, Alibeaj: Kemi detyrim të krijojmë një subjekt elektoral

4 Korrik 2024, 22:41Politika TEMA
“Në betejë me berishizmin”, Alibeaj: Kemi detyrim të

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në Euronews Albania thekson se nuk do të pranojë të quhet pjesë e grupit “Basha” dhe është një nga shumë njerëz që treguan qartësi politike dhe mbështetje për drejtësinë dhe orientimin drejt perëndimit.

Ai shprehet se ka bërë një betejë të gjatë kundër “berishizmit” dhe nuk pranon të jetë pjesë e një grupi politik të drejtuar nga Berisha.

Alibeaj nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të tij politike, pavarësisht vendimeve të gjykatës.

“Unë nuk do ta pranoja te quhesha pesë e grupit “Basha”. Unë jam një nga të paktën 105,000 persona që vjet treguan që ishin të qartë politikisht dhe të qartë kjo rrugë politike nuk do të kishte dhuratat që pushteti të jep, por për te treguar që kanë moral politik, të kthjellët politikisht. Këta njerëz e kanë të panegocueshme orientimin e këtij vendi drejt perëndimi dhe mbështetjen e SPAKUT dhe drejtësisë. Unë kam bërë një betejë më të gjatë me “berishizmin”. Kjo daton më së paku nga 2012 dhe i qëndroj këtyre vlerave.

Dhe e fundit që do të them është që ne politikë nuk i qëndroj paganizmit politik, nuk jam nga ata që i shkon pas një vule, një logoje pavarësisht rëndësisë që ka. Pavarësisht vendimi i gjykatës, ai nuk do të ndryshoja vlerat. Dhe nuk do pranoja që të isha pjesë e një grupi politik me në krye Berishën më saktë “ të berishizmit”. Dhe e fundit vfarë unë shoh. Kurrsesi asnjë nga ne nuk mund të rri në letargji kur sot rreziku për të ricikluar tranzicionin 34 vjeçar mes të vjetrës është në pragun e derës” tha Alibeaj

Ai shton se është një detyrim politik për votuesit që të krijohet një subjekt politik elektoral.

“Nuk ka një parti të një  individi por e kemi më detyrim moral për të krijuar një subjekt elektoral. Parti me emër mbiemër jo. Një model i ri i organizimit partiak atë që kemi krijuar nuk do të ishte asgjë” tha Alibeaj.

5 Komente

  1. S
    SHKODRANK.R

    HALLE HALLE KJO DYNJA KY ALI BEU SDI NGA TJA MBA BASHA RRUGEVE E LA BEJU HOXHE E MOS E NGA

    Përgjigjjuni
    1. S
      SHKODRANK.R

      HALLE HALLE KJO DYNJA KY ALI BEU SDI NGA TJA MBA BASHA RRUGEVE E LA BEJU HOXHE E MOS E NGA

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Nuk eshte koha per karizem individual. Keni shembullin e italise e frances, te krijohet nje front opozitar anti Rame e anti Berishizem, me te gjitha subjektet a individet qe mbeshtesen kete front te zgjidhet nje fytyre e re e "Bukur" politikisht, e besueshme, e pa perfolur per korupsion e re ose i ri ne moshe me personalitet per kryeminister dhe te mbeshtet fort.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zot fali !

          astriti Kryetar

          Përgjigjjuni
        2. D
          Drejtesia

          Po cfare thua ti more zoti Alibeaj, kur thua ke qene qe ne 2012 "antiberishist"? Po ti ishe drejtori juridik ne kryeministri, dhe avokat i Berishes, kur ai vrau qytetaret ne mes te Tiranes, dhe e mbrojte aq shume ??? Si e harrove ate kohe? Po te jesh burre i mire dhe je penduar per ate qe ke bere, shko ne SPAK dhe trego çfare ka bere Berisha dhe si e ke mbrojtur ti? Po nuk bere kete, nuk te beson me njeri ty, ne çfaredo subjekti politik te shkosh.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje