Nga Namir Lapardhaja
Paradoksi ku është futur ajo që do duhet të ishte opozitë dhe ajo që u quajt PD me vendim të gjykatës dhe me porosi të Edi Ramës, i tejkalon kufijtë e absurdit.
Asnjë fjalë për arrestimin e njeriut të afërt të Edi Ramës, ish-ministrit të Shëndetësisë, aferat korruptive të të cilit opozita dhe PD kur ishte normale, i denonconte mëngjes e mbrëmje.
Asnjë fjalë inkurajuese dhe përshëndetëse për SPAK dhe punën e drejtuesit të saj, firma e të cilit ka çuar pas hekurave Ilir Beqajn, hajdutin 2 metër të gjatë, për të cilin Edi Rama përgjërohej se nuk mund të ketë hajdutë të këtyre përmasave, duke iu referuar gjatësisë së tij dhe të shokut të tij të ngushtë.
Më gjeni një opozitë në botë që nuk inkurajon në këto raste drejtësisë, por sulmon mëngjes e mbrëmje drejtuesin e saj dhe gjyqtarët e GJKKO-së, si të vetmet institucione prej të cilëve pritet shkërmoqja totale e korrupsionit qeveritar?
Më gjeni një opozitë që qahet për hallet e saj dhe jo për hallet e popullit?
Më gjeni një opozitë që fshihet pas gishtit dhe në vend që të protestojë kundër qeverisë, proteston kundër drejtësisë?
Më gjeni një opozitë që, pavarësisht korrupsionit shumë të madh qeveritar, nuk ofron asnjë fije shprese për ndryshim dhe për të ardhme?
Ndaj sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një ripërkufizim të asaj që do duhet të quhet opozitë, si një rreze shprese për ndryshim të gjendjes dhe jo riciklim të disa të korruptuarëve me disa të ngjashëm të tyre.
Namir cfar quan ti shprese,Ore Namir nuk po degjon dhe sheh qe vendi ka ikur ne gremine,Po Edi Rama cfar shprese na ofron qe ti japim mandatin e 4,Kush eshte dallimi mes Edi Rames dhe Enver Hoxhes,Nje model kan qofte ne drejtimin e vendit dhe qofte ne drejtimin e partis,Ne rreshte per nje i ka fut te gjith
Po te ishte Rama si Tarrasi ti as nuk do komentoje dot ......
astriti Kryetar i OPOZITES
Mero nuk po gjen ndryshimin qe nuk e kthen pergjigjen qe te shkruajta,Jeni ne nje panik te madh se nuk e keni haberin e rrevoltimit te popullit,Por i jepni gajret vetes me sondaxhet e Lubonjes
qajne me ulerime se presin rradhen e tyre.
Prandaj themi gjithnje qe opozita zyrtare eshte levizje fashiste ne favor te klanit shpellare