
Vora është një nga Bashkitë, e cila vitet e fundit ka votuar masivisht për Partinë Socialiste. Gjatë takimit me socialistët e zonës, Drejtuesi Politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për të vijuar me hapjen e parties dhe për të mësuar nga gabimet e opozitës. Ai tha se një nga arsyet e humbjes së opozitës në Vorë, është arroganca që ata kanë treguar gjatë viteve kur drejtonin qytetin.
“Ne kemi pasur disa fitore të jashtëzakonshme në Vorë, të cilat nuk i kishim menduar kurrë gjatë viteve të gjata në opozitë. Por, është shumë e rëndësishme të mos i trajtojmë këto fitore si një instrument për të qenë arrogant dhe për të mos i dëgjuar njerëzit. Një nga arsyet pse fituam, përveç organizimit dhe hapjes me elementë të rinj në parti, është se pala tjetër ishte e papërgjegjshme, nuk i dëgjonte njerëzit, sillej në mënyrë arrogante, duke thënë ‘në Vorë kemi varur xhaketën’. Fitorja nuk është vetëm merita jonë, është edhe fakti se si pala tjetër u soll në një mënyrë jo dinjitoze me njerëzit. Që të na bëhet mësim jo vetëm fitorja, por edhe humbja e dikujt tjetër”, tha ai.
Veliaj nënvizoi se vetëm gjatë fushatës së fundit në qark, PS u rrit me 6 mijë anëtarë të rinj. Ai shtoi se sot është shumë herë më e lehtë për të qenë socialist, ndërsa risolli në vëmendje kohët e vështira të dhunës nga regjimi i Sali Berishës.
“PS ka kaluar 33 vite plot sakrifica, me vështirësi të jashtëzakonshme. Sot është shumë kollaj me qenë socialist në Vorë. Në fushatën e fundit të anëtarësimeve ne shkuam nga 20 në 26 mijë anëtarë. Kështu që, për 6 mijë anëtarë të rinj, ky rekrutim kaq i shpejtë e kaq i beftë, ishte i jashtëzakonshëm, por edhe i thjeshtë. Kush e mban mend, duke filluar që nga ‘91, pastaj me burgosjen e liderit tonë të parë, Fatos Nanos. Kush mban mend 94-96, Piramidat në ‘97, grushtin e shtetit në ‘98. Kush e mban mend 21 janarin, kur socialistët vriteshin e plumba në mish. Kush i mban mend kohët e SHIK-ut, kur rrëmbeheshin ata që kritikonin qeverinë dhe ishin në opozitë. Përulje dhe respekt për ata që, në ditët më të vështira, e mbajtën të bashkuar familjen tonë”, tha ai.
Teksa shpërndau disa certifikata mirënjohje për socialistët me më shumë vite kontribut, Veliaj deklaroi se falë punës së tyre, PS është sot një histori suksesi. “Pa kontributin e tyre, këto fitore do ishin të pamundura, pa mendjen e tyre të hapur, zemrën e tyre të hapur dhe derën e partisë sonë të hapur. Kjo nuk ndodhi vetë, por ndodhi me vullnetin e atyre që themeluan këtë parti. Ju falenderoj nga zemra për 33 vite të jashtëzakonshme shërbimi dhe për faktin se këtij brezi të ri i kemi hapur derën e parties, që sot të vazhdojë të shërbejë dhe ta çojë më lart kauzën tonë”, u shpreh Veliaj.
Kur do ta shohin shqiptaret e ndershem ne burg kete hajdut?
Gabimet e kesaj fytyre, hajdut xhepash ne rinine e tij ne Linjen Kombinat-Kinostudio, jane qin here me te medha se kundershtaret e tij. Keto gabime nuk mund ti regulloj se jane kthyer ne ves dhe shuhen me shpirtin. Populli do qe te ktheje leket e vjedhura dhe te shkoj ne burg se i ben mire atij dhe shokeve te tij.
Kur do te pastrohet politika shqipetare nga llumi…
Ohhh kur analizon ky zdromsi PS për 33 vjet. Ky që e vuri Rama me lekët që boni nga bashkia me MJAFT të bënin Nano IK. Karma is a witch!. Dmth ky mësoj nga gabimet e kundërshtarëve që vodhën shumë ky edhe më shumë. Si përfundim ky ngelet zdroms! Lal MJAFT-isti Lal 99-çi Lal Fiku Lal Hajdutë Lal Çeri !