"T'i nxjerrin ujin e zi" - Kronika e uraganit të SPAK, si lakmues i pastrimit të politikës

4 Korrik 2024, 19:13Politika TEMA
"T'i nxjerrin ujin e zi" - Kronika e uraganit të SPAK, si

Nga Ylli Pata

Ngjarja kryesore e ditës së sotme, që është arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqaj, sipas të gjitha gjasave ka vënë në shock mazhorancën.

E cila është vënë para një fakti të kryer mbi një ngjarje të re penale, që natyrisht procesi sapo ka nisur. Por, po sot, kishte si ”garniturë” të përbërsit kryesor, edhe hetimin e policëve të Korçës, si dhe hetimin e Himarës.

Një batare hetimesh, që janë shumë për të reaguar kaq lehtë. Por përveç reagimit të politikës, i cili është gjithmonë i shtyrë nga momenti, duket se as jemi në fillim të rrugës, e ndoshta as në mes të saj.

Krahasuar me zhvillimet analoge, duke krahasuar edhe madhësinë e vendeve ku kanë vepruar prokuroritë speciale në rajon, duket se do të kemi edhe në vijim një uragan hapjesh çështjesh penale ndaj njerëzit më të rëndësishëm të këtij vendi.

Çështje, që do të kenë vijueshmërinë e tyre në gjykatë, ku njerëzit do të mësojnë edhe më shumë për afera, për pasuri, për bashkëpunime, apo për të kundërtën e tyre, nëse të akuzuarit do të rrëzojnë akuzat në sallën e gjyqit.

Megjithatë, ky uragan i SPAK është një lakmues real në pastrimin e politikës, që s’mund të jetë sipërfaqësor.

Siç, nuk mund të jetë një aksion i SPAK i ”mirëseardhur” dhe një tjetër ”tendencioz”, çka e bën prokurorinë speciale dhe kreun e tij, ”celulë kriminale” apo dumduman.

Sipas të gjitha gjasave, fushata e zgjedhjeve të 2025-s, do të jetë pikërisht mbi mënyrën sesi reagon politika ndaj këtij realiteti të ri në vend.

Që tashmë është jo vetëm i fortë, por po kthehet në një uragan që gjasat janë të vijojë të marrë të tjerë të fortë në vend.

E pikërisht reagimi ndaj dosjeve që hap SPAK, ndaj dosjeve të mëdha, duket do të jetë edhe barometri politik i zgjedhjeve të 2025.

Sa për kronikë, SPAK ka hapurë dosjet ndaj një duzine zyrtarësh të lartë të mazhorancës, e nga kreu i saj, përkatësisht kryeministri, Edi Rama, është deklaruar që përkrahet aksioni i prokurorëve pa dallim, siç e ka thënë vetë Rama: ”të nxjerrin ujin e zi”.

Nga ana tjetër, janë hapur dosjet për Sali Berishën, po gjykohet Fatmir Mediu, e duket se po kryhen veprime hetimore edhe për Ilir Metën, gjë që e kanë destabilizuar këtë të fundit.

E çdo hetim tjetër që po hap SPAK, këta të fundit, siç po shikohet edhe në këto orë, po tentojnë ta relativizojnë si ”gjyq për kafe”.

E duket se kjo do të vijojë të ndodhë, nëse ky uragan nuk prek çështjet e mëdha kardinale që peshojnë prej vitesh, e që ose kanë vrasje e marrje jetësh njerëzore, ose korrupsion të nivelit galopant, me të cilin u ndërtuan fshatrat turistike.

12 Komente

  1. J
    Jimi

    Ylli kot shpreson, drejtesia eshte nje iluzion! Iku Tiku i Llalles, beri sikur do tundete malet, dhe me pas mori arratine. Erdhi kraja i Gjirit te Lalezit, per cudi e zuri gjumi tek vila e Saliut dhe akoma me cudi, ende nuk eshte zgjuar! Tani qe erdhi Dumdumi tham do behet nami, por c'e do, se ky vetem vetetima e bubullima di te leshoje edhe keto fare pa ze ! Nuk e di , sa vjete duhen dhe sa kryeprokurore duhen nderruar qe ta bejne zap krimin dhe kriminelet e deklaruar, se ata te padeklaruarit e di qe u vjen rradha as ne kalendat greke, atehere kur neve t'na kete mbire bari.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Viktima

      Tamam!!!!!!! Ne SPAK ka prokurore qe vazhdojne me avazet e vjetra!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shqipëria eshte memedheu i krimit, vjedhjes, korrupsionit, vesit, imoralitetit, genjeshtres, mashtrimit, shpifjes, intrigẽs, mafjes, cmires dhe xhelozise ndaj universit. Nuk ka njerezit ta rregulloje. Lasciate ogni speranza, o voi che entrate. Dante.

        Përgjigjjuni
      2. i
        iliri

        SA LART E KA NGRIT STEKEN E GJOBAVE,DERI NE MOMENTIN QE NUK ARESTOHEN ATA QE DUHET TE ARRESTOHEN,ATEHERE ME PLOT BINDJE THEM QE GJOBAT E SPAKUT PER TE HETURIT ARIJNE NE QINDRA MILIONA EURO,SEPSE JANE PO I NJEJTI BRUM QE PERCAKTUAN SHKALLEN E KORUPSIONIT NE DREJTESI,BESOJ ILIR BEQJA NUK PRANOI TE PAGUANTE GJOBEN

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak nen akuze

          Deri tani u bene 6-7 vite Spak ka shijuar vetem rrogat e larta priviligjet e tjera qe ky popull fukara per Spak e ka bee nje vee ne uje . Askush nuk thote mos denohet Beqja e te tjere qe mund te kene vjedhur por por por Shqiptaret presin te varet Sali Berisha se ka vrare nherez o njerzit e Spakut i ka vrare kot se koti i ka vrare diten per diell i ka vrare se donte te pasuroeshe Zeni o njerez te Spakut . Kerto te Sali aenit jane krime qe nuk duan shume hetime se ai i ka deklaruar vete ne tv ne syte e tede botes e do ta shihni po denuan keta te dy me Liken sa do ulet korrupsioni .

          Përgjigjjuni
          1. F
            Feridi

            UDumdumani Ilir Beqajt nk i dha mundësinë të ikë si turist Ilir Beqajt si shokët e rradhës, Llalla e Meta. Ky sikur edhe tramp të arrestojë, për popullin shqipar ky është i pa besueshëm., frikacak dhe i vogël para asaj që bën dhe ushtron.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lala i Lushnjes

              Nuk ka e as do të ket drejtësi në një sistem të pa drejtë. Drejtësia dhe media (e shkruar ose e shikuar) janë dy iluzionet dhe hipokrizitë më të mëdha të mashtrimit të madh të ashtuquajtur demokraci. Ato organe që trumbetohen me të madhe si të "pavarura,, vetëm të pa varura nuk janë. Thjeshtë janë ne shërbim të krimit dhe korupsionit.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eti

                Jo mo jo spaku riti steken e gjobes ndaj te hetuarve, mosarrestimi i individve te perfolur dhe te faktuar tregon qe nga miliona euro ka shkuar qindra milion euro, kete beri amerika, ky vend ka vdek , kush ka gjet drejtesi? Po keta kan qene ne ate drejtesi te quajtur te gabuar po keta jane ne po e provojme po na meren lek ne made te papare sepse ligjet I kan bere Ka stile ne ate mentre per te mar parat dhe kan klauzola qe ta justifikojne vendimin e mare, klientit i paraqesin ate qe e shtrengojne per pare ndersa kontrolloj ate hapsiren we justifikuar pra spaku ish vjec show

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patoku

                  Ti nxjerrin ujin e zi? Jo moj Pate mos aq larg...kjo qe thua eshte te plasin brenda qelise Beqes edhe shokun e tij te dikurshem te basketbollit! (Besoj se tani do terhiqesh nga ajo...nxjerrja e ujit i zi)

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1 Dordolec mes Xhungles se Krimineleve !

                    Harrojeni ! Eshte thjeshtee nji Loje e Ndyre njelloj si me Demokracine Miku jo i Madh e ka pasion te madh , futje e gushtt e Bythe te Lepiresve qefllinje . Ja ku e keni Dordolecin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tulla

                      mos u ankoni kot po mesoni te mos i lakmoni gjese se tjetrit se u kthehet dyfish ne kurriz edhe burgu te riedukoheni per shoqerine se boll shembuj te keq i dhate ketij populli qe po e detyroni te ik pertej oqeanit vetem e vetem ti qendroje larg eres suaj te gojes qe qelbet kerme. Nuk ua ka fajin as lalezi asgje tjeter vetem thirrini mendjes se po turperoni shqiptarine me keto ankesa pa autor dhe qe ua keni vene emrin babale po mire e thote brace veprime kurv*ash

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        brunilda

                        po spaku areston ata qe kan vjedhur po ata qe kan vrare pse si heton besoj se jeta e njeriut eshte me e rendesishme ,po ben sikur heton ,e ka mbyllur gjoja saliun me arest shtepie sa te kaloj kjo dallge dhe padtaj del i pa fajshem dhe ata qe u vran ne mes bulevardit dhe ata te gerdecit apo vrasjet e vitit 97 haroen dhe saliu del pa lagur ,nderkoh dhe dumani del hero,megjithse nuk besoj qe keta te ken vjedhur kaq sic i egzagjerojne se per te ber letra eshte kollaj

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje