Basha premton vijimin e luftës për vulën, pa vendim për parti të re

4 Korrik 2024, 20:00Politika TEMA
Basha premton vijimin e luftës për vulën, pa vendim për

Tre takime, por ende pa rezultat konkret. Ky ishte bilanci i Lulzim Bashës pas mbledhjeve të një njëpasnjëshme, me aleatët, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë.

Në mbledhjen e Këshilli Kombëtar u miratua dhe një rezolutë që është dhe busulla e aksionit politik.  Në rezolutën e miratuar, Demokratët Euroatlantikë shprehen se nuk do heqin dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për vulën dhe kërkesës për zbardhjen sa më të shpejt të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në rezolutë citohet se mbeten të angazhuar që shqiptarëve t’u paraqitet alternativa e tyre në zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht, por sërish nuk është vendosur për krijimin e një force të re politike. Nga ana tjetër mësohet se Basha në këto takime ka kërkuar vijimin e dialogut me të gjithë mbështetësit.

5 Komente

  1. L
    Loni

    Ky shtynë kohën dhe ashtu si një çoban që pret mbrëmjen për t'i kthyer dhëntë në vathë, edhe ky pret urdhërin kur Berisha ti thotë: erdhi koha për t'i dhënë fund shakasë së mëvetësisë, hajde dhe hyrë atje ku e ke vëndin.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Vendimet e mençura duan kohen e duhur. Strukturat e PD te drejtuar nga Basha jane nje garanci qendrueshmerie per kohen e duhur.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zot fali !

        astriti N/Kryetar

        Përgjigjjuni
      2. P
        Psikologu

        Ktij i ka ven gruja kusht o behu kryeminister o te ndava

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Ky ha buken qyl. Derdimen

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje