Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar në Debat me Alba Alishanin dhe arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Për Flamur Nokën, arrestimi i fundit nga ana e SPAK është bërë falë presionit ndërkombëtar, teksa shtoi se Rama zgjodhi ta lëshonte Beqajn pasi duhet të merrte në mbrojtje Veliajn, aferat e të cilit sipas tij kutërbojnë era korrupsion jashtë kufijve shqiptarë.
“Gjatë ditës kaloi dhe akti i fundit i drejtësisë me regji. Ishte një moment që duhej komentuar. Arrestimi i Beqajt është vërtetimi i asaj që themi ne që drejtësia është me regji. Arrestojnë Beqaj se ka arrestuar me taksat europiane teksa për taksat shqiptare nuk e vret mendjen kush. Mund të jetë presion i partnerëve për fondet e vjedhura dhe janë të detyruar sepse partnerët ndjekin paratë e taksapaguesve të tyre.
Po të ishte drejtësi si ajo e një shteti ligjor, Beqaj dhe shefi i tij do të ishin nën akuzë për shpërdorimin e mbi 400 mln eurove në shëndetësi. Beqaj ka pasur një mbrojtje të hekurt në këtë çështje. Sali Berisha pa asnjë fakt vijon të jetë në arrest. Duhej të fashitej çështja e Veliajt, skandali i tij kutërbon përtej Shqipërisë. Ky është një skenar. Kryeministri e fshiu dhe nga fotot, sot e ka në krye të tavolinës për ditëlindje në Vlorë. Rama lëshoi njërin dhe mundohet të fusë në sqetull tjetër”, tha Flamur Noka.
I hengsh ate qe s’thuhet gjith shqiptareve o Mulo hajduti.
Kur nuk arrestohen bejne zhurmë e shajne SPAK un si te Rames,kur i arrestojne perseri jane kunder,sepse ndoshta kane edhe frike se Beqja u arrestua per nje çeshtje shume jote kur pritej per sterilizimin ku me sa duket nuk eshte shume i perlyer
Pse na e nxirni përditë këtë pis përpara syve?! Ç'janë këta televizione kaq të ulët, që kanë nevojë për këtë rrugaç të ndyrë?! Ky dhe të gjithë të tijët janë banditë antishqiptarë, që vetëm burgu mund t'i bëjë njerëz...