Gafa trashanike e PD me kallzimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe

5 Korrik 2024, 10:10Politika TEMA

Gafa trashanike e PD me kallzimin për kryebashkiakun e Malësisë

Partia Demokratike, pak ditë më parë ka dërguar një prokurori një kallëzim, ku thotë se kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka qenë i lidhur me krimin e organizuar në Itali.

Akuzë që Marinaj e ka kundërshtuar me forcë dhe e ka konsideruar një sulm të ulët. Por po të vësh re dokumentin që PD ka dërguar në Prokurori, shikon se aty janë gjeneralitete të tjera. Në shkresë(në foton bashkngjitur), thuhet se Marinaj i datëlindjes 05.12.1996 është në rolin e drejtuesit të një organizate kriminale.

Sipas këtyre gjeneraliteteve, del se Marinaj është 30 vjeç, kur në fakt, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe është i datëlindjes 05.12.1966, pra 58 vjeç.

Ende nuk dihet, nësë ajo që është shkruar në shkresë është thjesht një lapsus i atij zyrtari të PD që e ka hartuar, apo i përkasin gjeneralitetet e një tjetër personi që ka emër të ngjashëm.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Tonin Marinaj, ka dhënë një deklaratë për media për këtë çështje ku thekson: “Nuk u habita shumë për vazhdimin e valsit të turpit të shpifjeve as ndaj meje, as institucionit që synojnë të ndotin dhe as Malësisë së Madhe që, bashkëmalësorë të mi, po japin prova prej vitesh që nuk e duan. Ose që interesat e tyre, i vendosin para interesit të malësorëve e Malësisë sonë. U habita nga “skenari” i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, “skenar” që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama.

Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t’i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t’i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve”.

TemA

Gafa trashanike e PD me kallzimin për kryebashkiakun e Malësisë

 

7 Komente

  1. m
    muti ju mbulofte !

    SA mut paska pas PeDe _ ja !!!!!!!!?????????????

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      PD gjithmone qe nga krijimi ka dezinformuar dhe ka shpifur prandaj njerezit e ndershem dhe me mend ne koke i kane abandonuar

      Përgjigjjuni
      1. M
        Meri

        Deri sa babale Salianji nuk denohet, madje nuk behet gjyqi se zoteria eshte i zene me thashetheme neper TV-ra, keshtu do vazhdoje kjo pune: çpif çpif se diçka do mbetet (parim sipas Saliut)

        Përgjigjjuni
        1. Erdogan

          Po pra gafe e modhe shume! 1966 me 1996! Gabim drejshkrimor. Keshtu thone te gjithe se nuk kemi bere gje, jemi te ndershem. Por kur ju dalin faktet dhe dokumentat, thone ua nuk dinim gje. I ka bere policia dhe prokuroria Italiane me koke te tyre. Funderina! Hidhi ne gjyq, cfare pret, nese je i paster o Tonin. Dhe leri llafet e shumta se jane fukarallek!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titvasil shkollëshumi

            Po sigurisht që lapsus është! Tani problemi është nëse qëndron apo jo akuza, dhe këtë do duhet ta sqarojnë palët. Kjo është dhe ajo që i intereson publikut. Të tjerat janë llogje.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Po aty rrini ju te ripjelljes,atij avazi se keshtu thonin edhe per djalin e Luigj hajnit te Keshit per kry bashkiak ne Shkoder.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dumbabist - byreku me gjizë.

                Pa qi nanen Shiqere, denoncimi i Gaz Bardhit asht krejt i vertetë. Askush nuk ka mundur ta diktojë ketë kriminelin e Dukagjinit perveç heroit të kombit Sali dumbabës, i cili, si njeri modest që është nuk ka dashur që ta marrin medaljen e zbulimit të ketij krimineli, por ka autorizuar Gaz Bardhin ta denoncojë.Meriten më të madhe e kam unë, simpatizanti i thjeshtë i Pe-Derastisë Shqiptare. Pse : Unë jam nga Viçidoli, por nuk e njof Salën që e ka patur komshi. Ka 25 vjet që në Viçidol është hapur nji klinikë moderne per operacione plastike që quhet "klinika nana Shugare"dhe unë banoj mu ke qoshja e rrugës ngjitur me kliniken, ku shof gjithçka nga ballkoni i kolibës time. Unë e kam parë vetë, me sytë e mi dhe kam edhe vidjo, ketë kry-bashkiakun e Dukagjinit, kur ka ardhur në ketë klinikë, i cili ka qënë djalë i ri 15 - 16 vjeç, është operuar, ka nderruar ftyren dhe kur ka dalur pas nji ore nga klinika, ka dalë me pamje xhaje, që mund ta vlersonim 60 - 65 vjeç. Pa qi nanen Shiqere asht e vertetë. Vidjot dhe rregjistrimet ja kam çuar Salës në Tiranë, dhe Salë xhymeri, më ka çuar 5 kg byrek me gjizë, si shperblim. Pa qi nanen Shiqere, asht e vertetë, që ky krimineli Dukagjinas ka nderruar fytyren, por asht i njëjti që e kerkon SIM-i Taljan dhe Interbasketbolli nderkombtar. I kam more, i kam krejt rregjistrimet dhe vidjot e ditës kur ka ardhur Dukagjinsi në kliniken e Viçidolit. Pra, edhe pse ju komunistat e konsideroni Gaz Bardhin si pederast, pa qi nanen Shiqere nuk ka denoncue kot ket kriminelin e Dukagjinit....!!! Pra, kerkoj që ky k/bashkiaku i Dukagjinit ose të arrestohet, ose t'ja hani mutin dhe t'ja rruani hajdarin, pra duhet bërë njëra në të dyja.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje