Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita vendosi t’i kthejë shpinën në shenjë proteste.
Deputetët e PD dhe të grupeve opozitare u ngritën njëkohësisht, duke shfaqur një akt demonstrativ kundër kreut të qeverisë. Por, jo të gjithë zgjodhën të ndjekin këtë linjë.
Erald Kapri dhe Agron Shehaj, përfaqësues të partisë “Mundësia”, nuk u bashkuan me veprimin e opozitës. Të dy deputetët qëndruan të ulur gjatë gjithë fjalës së Ramës, duke mos iu bashkuar protestës simbolike të kolegëve opozitarë.
Gjithashtu dhe deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, qëndroi e ulur dhe nuk iu bashkua grupit të saj. Veprimi i Bardelit shfaq një tjetër çarje brenda PD-së, ku jo të gjithë deputetët ndajnë të njëjtën qasje apo taktikë përballë mazhorancës./ TemA
Po Jozi e ktheu bycen nga foltorja! Sa novatore qe jane keta te PD, mer jau?!