Kjo e shtunë shënon ditën e katërt të rinumërimit të kutive të votimit, ku deri më tani janë hapur 392 kuti.
Mes fletëve që po rinumërohen nga numëruesit, është vënë re një mënyrë votimi jo e zakontë.
Një votues/e ka zgjedhur që në vend të “x”, dy votat në kolonën e Partisë Socialiste i ka vënë në formë zemre, një për partinë dhe një për kandidatin preferencial, në këtë rast Ervin Hoxhën.
Kjo flete eshte e pavlefeshme.
Deri sa ne kuti ka nje shenje nuk do te thote qe eshte e pavlefshme. Ai ose ajo ka preferuar te beje nje zemer dhe asgje me shume. Nese do te kapet dikush mund ta quaj te pavlefshme sepse nuk ka shenjen X. Deri sa shenjat jane brenda kuadrarit dhe anash emrit te kandidatit une mendoj se jane te vlefshme.
Çdo shenje. Qe shpreh ne menyre te qarte vudhnetin e zgjedhesit . Brenda Ne kuadrat. Fleta quhet e vlefeshme
Kjo flete duhet te quhet e super-vlefshme, sepse ia ka dhene voten me gjithe zemer.
Unë them që edhe votat me X të quhen të pavlefshme kur X nuk plotëson disa standarde: vizat nuk pritet në mes të njëra-tjetrës ose nuk janë të barabarta apo këndi i vogël që ato formojnë nuk është 35 gradë e kritere të ngjashme që i merrni me mend vetë.
✅ Shenja që e bën votën të vlefshme: Vendosja e një shenje kryqi (X) apo një shenje tjetër të qartë, vetëm brenda kutisë së subjektit ose kandidatit për të cilin votoni. Shenja mund të jetë X, √, •, ✔ ose një shenjë tjetër e qartë dhe pa dyshim, për aq kohë sa është vetëm një dhe brenda kutisë përkatëse. --- ❌ Kur vota është e pavlefshme: Kur është vendosur më shumë se një shenjë në subjekte të ndryshme. Kur është vizatuar apo shkruar diçka tjetër në fletën e votimit jashtë kutisë. Kur shenja është jashtë kutisë së subjektit apo kandidatit. Kur është lënë bosh. Kur fleta është dëmtuar apo e pazbardhur (jo e plotësuar nga komisioni).