FOTOT/ Rama: Dronët Bayraktar tashmë kanë detashmentin e tyre të çertifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot

17 Mars 2024, 15:25Politika TEMA
FOTOT/ Rama: Dronët Bayraktar tashmë kanë detashmentin e tyre

Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot.

Në një postim të bërë në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash.

''Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot


Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura'', shkruan Rama. 

4 Komente

  1. a
    amani mor aman

    me cfare krenohemi mor aman,boll se na hapet barkun.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Mos u boj Debil o Edo:Shqipnia Ushtri nuk ka Fareeee.Edhe Maqedonia dhe Mali Zi qe jane me te vegjel se ne ,kane ku e ku me shume Armatim.Mos them pastaj per Serbine,Kroacine,apo dhe nje shtet i mbytur ne Borxhe si Greqia dhe Blen,Blen pa pushim.Leri Pordhet:Merr Kredi tek Arabet dhe Bli Arme.Apo nuk keni ku i gjeni?Eshte Biznesi me i Forte dhe i Zhvilluar ne Bote.Me presionet qe ju bon nje Byth Greku,mos u habit kur tju bi Ushtaret nevHimare nje dite.Thuj pastaj jemi ne NATO,nuk kane cfare te na bojne.Ne NATO eshte dhe Turqia po e ndau Qipron pergjyse dhe NAto nuk foli fare.Mjaft me or Debilna,me 3 Drone u bo Ushtria.?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Himara

        Pa ushtri ska shtet, nuk ka demokraci pa ushtri mbrojtese . Demokracia duhet mbrojtur, vendi duhet respektuar e zhvilluar. Blini arme, ngritni e forconi ushtrine. Pa ushtri te forte nuk do tu lene as biznez te zhvilloni ne vendin tuaj. Bashkohuni vellezer shqiptar t'gjith kah jeni, bashkohuni e financoni ushtrine shqiptare per te mbrojtur atedheun dhe per te disciplinuar armiqet qe fusin hundet ne punet tona. Rrofte Ushtria Shqiptare!

        Përgjigjjuni
        1. a
          abu bin rami

          mbaj mend filmin Kinez [detashmenti i kuq i grave]

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje