Në Mal të Zi është zbuluar një tunel me gjatësi prej 30 metrash, i cili është hapur nga një banesë private që çon në Gjykatën e Lartë të Podgoricës.
Ekspertët e mjekësisë ligjore po përpiqen të zbulojnë se kush ka qëndruar në banesë gjatë muajit gusht.
Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.
Për momentin hetuesit malazezë nuk e dinë motivin dhe qëllimin e personave të panjohur që kanë hapur tunelin për të paktën një muaj, transmetojnë mediat malazeze.
Sipas fotove të tunelit të publikuara nga Qeveria e Malit të Zi, kalimet janë të gjera dhe rreth një metër të larta, muret janë të veshura me dërrasa që duhej të parandalonin shembjen e dheut dhe gurit.
Fundi i tunelit të çonte në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës u ça në vendin ku ndodhen raftet me dosje.
Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes të cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike e konfiskuar, nga të cilat rreth dy kokainë dhe rreth shtatë marihuanë.
Motivet dhe qëllimet e gërmimit të tunelit nuk dihen.
Kot per argetim o gazetar.
Nuk eshte hera e pare, as e fundit qe ndodh. Le te rrotullohen nga te duan, prape tek metodat e vjetra te arratisjes, grabitjes do shkojne, hapja e tyneleve. Qe nga koha e Skenderbeut taktika ishte si ti prisje ujin, ushqimin Kalave te dorezoheshin. Edhe sot me te njeten strategji behet lufta, po ashtu edhe spiunazhi, edhe arratisjet. Cfare ndryshimi ka ky tynel nga arratisja e Kontit te Montekristos 200 vjet me pare, vetem mjetet jane te ndryshme..
Mero, na ke care bythen me keto lajmet dhe reklamat qe jane me kilometra poshte artikujve.
Sa kushton kokaina? Para e madhe.