Hapet shkolla e parë shqipe në Malin e Zi

13 Shtator 2023, 15:48Rajoni TEMA

Hapet shkolla e parë shqipe në Malin e Zi

Shqiptarët në qytetin e Rozhajës në Malin e Zi do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën shqipe. Kryeministri Dritan Abazoviç ka qenë sot në përurimin e shkollës dhe ka evidentuar faktin se aty do mësohet shqip.

“Së bashku me ministrin e Arsimit Miomir Vojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj.

Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkruan Abazoviç, ndërsa thekson se në këtë shkollë mësojnë 23 fëmijë.

 

3 Komente

  1. I
    ILYRIA

    Suksese femijeve shqipetare.....te mesojne gjuhen e tyre amtare...te edukohen e te behen njerez te mbare e te sukses-shem...........Urime edhe mesuesve e prinderve.........

    1. M
      Marko Polo

      Titulli dëshmon mosnjohje totale të gjendjes në Mal të Zi! Nuk është hapur shkolla e parë shqipe në Mal të Zi! Shkolla e parë shqipe në Mal të Zi është hapur kur Ulqini i është bashkangjitur Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Ulqin ka shkollë fillore dhe të mesme shqipe. Megjithëse kishte shkollë shqipe në Ulqin, Dritan Abazoviqi është shkolluar në gjuhën serbe sepse kështu zgjodhën prindët e tij.

      1. D
        Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D)_Toronto..

        Ju prifte e mira-Dashamires Atdhetare te Malit e Zi-sa beni ne ruajtiem e persosien e Gjushes Amtare Shqipe! Mbrdhesite mbare atdhetare ju shoqerofshin. Me emigrante Bashkeatdhetare ne Toronto ju urojme- Ju sa bashkeatdhtaret tane-kudo jane; Gjuhen amtare -ruajne.

        Lini një Përgjigje