BE e konfirmon zyrtarisht: Borrell zhvillon takim trepalësh me Kurtin dhe Vuçiç

12 Shtator 2023, 14:12Rajoni TEMA

BE e konfirmon zyrtarisht: Borrell zhvillon  takim trepalësh me Kurtin dhe

Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht  takimin trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë,  Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.

Takimi dy palesh qe nis ne oren 9 te mengjesit do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.


“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell mbi rezultatet e takimit.

 

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    Harrojeni te takoje ALBINDENOVICI me Vucicin ......Ai nuk pranoterapia te takohet me te vetem po coi solite e tij......direttamente takon fshehurazi .....

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Nuk eshte rastesi qe,te dy perfaqsuesit europiane ne ceshtjen kosove -serbi ,Josif Burreli dhe Lajenjeciku,Jane nga dy vende qe nuk e njohim pavarsine e shtetit te kosoves.Pyetja shtrohet:-mire shtet e tyre,po' vete keta dy personalitete e njohim pavarsine e shtetit Kosovar?Me tutje:-Po vete organet qe keta dy personalitete perfaqsohne,e njohim pavarsine e kosoves?Ceshtja eshte e paragjukuae,e paravendosur ne favor te Serbise .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje