'Armëpushim' Vuçiç-Osmani në Shkup: Të enjte do e kemi vështirë, në Bruksel

11 Shtator 2023, 18:00Rajoni TEMA
'Armëpushim' Vuçiç-Osmani në Shkup: Të

Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se në Shkup pjesa më e madhe e bisedave ishte për marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe atë që ata mund të kërkojnë nga Brukseli sidomos ta mbajë fjalën për antarësimin në vitin 2030.

Vuçiç ka deklaruar se në Shkup nuk pati debate dhe zënka të mëdha ne tryezen ku Kosovën e përfaqësonte homologia Vjosa Osmani pasi problemet u lanë për të enjten në Bruksel. 

Për takimin me Kurtin në Bruksel Vuçiç tha se do të jetë i vështirë ndërsa serbët nuk presin asgjë të mire.

“Disa kanë më shumë entuziazëm, disa më pak. Sido që të jetë, sot ka qenë një diskutim shumë i drejtë dhe konstruktiv. 

Nuk ka pasur debate dhe grindje të mëdha, pasi ne dhe Kosova i kemi lënë problemet tona për në Bruksel. 

Pres që takimi i se enjtes të jetë i vështirë sepse atje do te flasim me Albin Kurtin, dhe me përfaqësuesit e BE-se të cilët mbështesin pavarësinë e Kosovës.”

Sot më shumë u fol për marrëdhëniet e vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, sesa për çdo gjë tjetër, shtoi presidenti Vuçiç

“Ne diskutuam se çfarë mund të kërkojmë nga iniciativat e ndryshme roaming drejt Evropës, deri tek vendosja e “linjave të gjelbra” dhe tregu i përbashkët rajonal. 

Ne të gjithë duam qe sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u bërë anëtare e BE, dmth të arrijmë anëtarësimin më së voni deri në vitin 2030.”

Vuçiç tha se për çështjen e sanksioneve ndaj Rusise, Serbia vendos vetë si shtet sovran dhe se në këtë aspekt dallon nga Kosova.

Me këtë deklaratë Vucic ju kundërpërgjigj kryeministrit Kurti, i cili ka thënë për median estoneze se “është e pamundur që Serbia te ndahet nga Rusia pa kamxhik”.

1 Komente

  1. S
    Sali Bershia.

    ...Pres që takimi i se enjtes të jetë i vështirë sepse atje do te flasim me Albin Kurtin, dhe me përfaqësuesit e BE-se të cilët mbështesin pavarësinë e Kosovës...thote buzevici. Fatmiresisht ai thote nje te vertete te madhe dhe ajo eshte mbeshtetja e BE per Kosoven si shtet i pavarur. Fatkeqesisht kjo asnjehere nuk eshte kuptuar nga Kurti, apo Kurti ben sikur nuk e kupton kete te vertete. I zhytur ne luften "Cic-mic" me Vuciqin, Kurti anashkalon kete te vertete te madhe dhe ben deklarata vertet jo llogjike sic jane ato qe ai nuk do formoje Zajednicen apo zihet me Ameriken si kalama duke quajtur perfaqesuesit e saj idjot dhe armiq. Ai po te ishte normal duhej qe vazhdimisht te fliste me gjuhen e perendimit dhe te thoshte se do e formonte zajednicen. Per kete ai nuk duhet ti referohet zajednices qe provokon buzevici, por zajednices qe propozon perendimi dhe qe eshte ne kuader te te drejtave te pakicave sipas Konventes europiane...Albini me apo qellim ka sabotuar deri tani Ameriken dhe Evropen dhe me kete edhe ceshtjen shqiptare duke i sherbyer Vuciqit dhe qellimeve reaksionare te Putinit ne Ballkan. Koheve te fundit Kurti ka nderuar gjuhen dhe pranon qe te bisedoje per zajednicen dhe kjo me siguri sepse perendimi nuk e pyeti me ate por nepermjet Vuciqit i ka dhene Kurtit "lejen" serbe qe te ecet perpara ne kete problem. Praktikisht perendimi e ka neglizhuar plotesisht Kurtin deri ne sanksione dhe nga ana tjeter i ka shtrenguar vidat Vuciqit si person qe urdheron Kurtin se si te sillet. Megjithese keto ndryshime te Kurtit jane te mirepritura, ato ne thelb jane fatkeqesi kombetare sepse tregojne se politika kosovare nuk eshte e pavarur por me Kurtin ajo eshte e varur nga Vuciqi....Shprehja e buzevicit se Evropa mbeshtet pavaresine e Kosoves, eshte nje justifikim ne syte e popullit serb se ai nuk ka nga te levize bythen. Fatmiresisht ne kete valle eshte bllokuar edhe Kurti si instrumenti me efikas i Serbise kunder Kosoves. Pak si e cudicme dhe e pabesueshme, por e mirseardhur! Te shikojme spektakin e ardhshen se si do luajne dy dashnoret e fshehur....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje