
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës pak javë më parë, kanë qenë pjesëtarët të grupit mercenar Wagner.
Deklaratën Kurti e ka bërë gjatë një interviste për median estoneze “Delfi”, foli në lidhje me përfshirjen e Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës.
Ai tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.
“Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka deklaruar Kurti.
I pyetur nëse mendon se Rusia është e përfshirë në situatën e tensionuar në Kosovë, Kurti tha se ka “dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.
Sipas Kurtit, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.
“Kemi dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit. Disa anëtarë të Wagner dhe Ujqërve të Natës (një klub rus i tërbuar motoçikletash i mbështetur nga Kremlini – red.) erdhën në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar dhe kanë lidhje të ngushta me dy organizatat terroriste. Dhe një organizatë terroriste po dërgon kërcënime me vdekje për mua dhe ministrin tim të brendshëm”, deklaroi ai.
Joooo ore Albin, nuk i ndynë kush duart me një injorant si puna e jote. Vetëm Sali Berisha mund të të vrasë ty. Nga ai ruaju fort.
Pune te ngateruara, qe ne mendjen e Kurtit jane rast per tu mburrur. Nuk ka shejtan ne bote qe te spjegoje theniet e Kurtit. Flet per terroriste ne Kosove qe kane kercenuar me jete Kurtin. Flet per Wagnerin ne Kosove qe edhe ai e ka kercenuar me jete Kurtin. Flet edhe per Rusine ne Kosove, qe eshte armiku kryesor i Kurtit. Le ta nise nga fundi: Putini eshte vet Rusia. Wagneri eshte(ishte) armik i Putinit, kurse terroristet nuk kane atdhe. Te gjithe jane armiq me Kurtin. Kurti ka frike te thote te vertetat e mundeshme. Psh, nje spjegim ni mundshem eshte ky: nqs Kurti ka marre kercenime nga Wagner, ka shume mundesi qe te jete spiun i Putinit, sepse Putini vrau udheheqesin e Wagnerit. Wagneri ka kercenuar Kurtin sepse ka dashur ti tregoje Putinit se edhe atij po i vjen rradha, njelloj si spiuneve te tij. Pra Kurti do te perfitoje nga te gjitha genjeshtrat e mundeshme qe sajon nje shjetan si Kurti per tu hequr si si udheheqes i math jo vetem i Kosoves, por edhe i galaksise. Trap me shkolle qe genjen trapat pa shkolle ne Kosove! Kercenimet kontarditore qe Kuri sajon ne mendjen e tij te semure per te mashtruar kosovaret, jane pjese e psikopatise se rrezikshme njerezore. Ato ja kalojne edhe alucinacioneve te Hitlerit.