
Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga përmbytjet në Thesalinë, Magnezi dhe Larisë. Tre nga zonat më të prekura në Greqi nga reshjet e dendura.
Ditën e sotme u gjet i pajetë një 58-vjeçar, i cili u zhduk nga Agios Dimitrios më datë 9 shtator. Ai u pikas sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino.
Më herët po ashtu është gjetur trupi i pajetë i një burri në zonën detare të Turkonerit në Evia, i identifikuar si një 77-vjeçar.
Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga goditja nga stuhia “Daniel”, Larisa, Magnesia dhe Kardica janë ende në gjendje alarmi. Dje janë evakuuar disa vendbanime, shkak është bërë niveli i lumit Pinios, i cili mbetet mbi kufijtë e rrezikut.
Lini një Përgjigje