
Dita e sotme shënon afatin e fundit për largimin e katër institucioneve nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, nën argumentin se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.
Në lidhje me ketë kërkesë, të kthyer në një ultimatum që nuk ka më shtyrje afati, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i vendosur deklaroi se serbët nuk do të largohen nga ndërtesat ku janë vendosur.
Ndër të tjera ia ka treguar se kanë bërë më të mirën, duke diskutuar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Ne kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Është obligim për ne. Gjithmonë e kemi konsideruar dialogun si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen”, tha Vuçiç.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, një ditë më parë iu drejtua komunitetit ndërkombëtar, përfshirë shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, duke thënë se paralajmërimi për largimin nga ky objekt i institucioneve serbe “mund të çojë në thellimin e krizës në veri të Kosovës dhe rritjen shtesë të tensioneve në terren”.
Në letrën, që Petkoviç u dërgoi përfaqësuesve ndërkombëtar, raportohet se veprimet e tilla të “njëanshme dhe joligjore nga Prishtina paraqesin një provokim të rrezikshëm” që sipas tij kërcënojnë të drejtat dhe jetën e popullit serb që jeton në veri të Kosovës.
S'kane faj keta vicat e Serbise, kur BE-ja i perkedhel. Te uzurposh objektet shteterore te nje shteti tjeter, me institucione paralele, ketyre ju duket si "shkelje e te drejtave te serbeve" ne Kosove. Vetem debilat dhe zyrtaret e BE-se i pranojne keto gomarlleqe.
Vazhdon vallja e vdekjes midis Kurtit dhe Vuciqit. Te dy kane plane te perbashketa dhe nuk degjojne se cthote bota. I pari ishte Kurti qe justifikoi nderhyrjen ne keto ndertesa me pretendimin se ne to jane vene bomba me sahat dhe mina kundertanke. Fill mbas tij si per ti bere karshillek Kurtit ishte Petkovic dhe jo vet Vuciq qe tha se Kurti genjen dhe ne keto ndertesa nuk ka mina apo bomba me sahat. Eshte Kurti qe do te justifikoje nderhyrjen e tij.... Shumica jone, sic eshte edhe komentuesi me lart, mendojme se Kosova eshte shtet me vehte dhe Serbia eshte shtet me vehte. Shumica e serbeve mendojne se Kosova eshte pjese e Serbise. Ne kete zollomahi ballkanike, Kurti nga ana jone dhe Vuciqi nga ana serbe luajne me vdekjen per te qendruar ne pushtet. Ata aq bukur i kombinojne veprimet dhe llafet sa i ka zili edhe Evropa kurve. Emeruesi i perbashket i tyre eshte patriotizmi serb, reciprokisht ai shqiptar, qe kane fjalen kryesore dhe jo llogjika dhe urtesia njrezore... Ne tere kete zollomahi une bej pyetjen: Kush fiton nga zollomahite? Fiton serbi apo shqiptari? Kush fiton nga ruajtja e statukuose as mish dhe as peshk e statusit te Kosoves? Ashu me modesit jam i qarte se Vuciqi di se cben, por nuk jam i qarte ne se Kurti di se cben, duke vazhduar "luften" pa fund me Ameriken dhe Evropen. Ben sukur zihet me Vuciqin kur praktikisht i ben karshillek perendimit...Etj...Etj...
Të duket vetja i zgjuar ë? Shikoje mirë cila është ana jote, ana e Vuçiçit apo e Kurtit? Barazon të drejtën dhe fajin, në të dy anët njëlloj zotrote! Kujton se nuk të duket lëkura e ujkut nën kollare... viç i palëpirë!
kirurg, nuk ke kuptuar fare se cka thene parasrdhedi. Ai ka thene se sic duken punet Kurti punon per Vuciqin. Ne kete mes ti ngaterron te drejten e Kosoves me veprimtarine e Kurtit. Pra me sa duket ti je vic i palepire sepse identifikon Kosoven me te drejten e saj dhe veprimtarine e Kurtit si shtojce e planeve te Vuciqit. Mundohu te kuptosh dhe jo te vegjetosh!
E di ti se ke urdhëru ashtu!