I riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe gjeti vdekjen, grekët nisin protestat për krimin monstruoz

7 Shtator 2023, 16:17Rajoni TEMA

I riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe gjeti vdekjen,

Indinjatë të thellë në mbarë opinionin publik grek ka shkaktuar vrasja e Andonis Kariotis, 36-vjeçarit nga Kreta që e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, kur u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis me 550 pasagjerë nga porti i Pireut me destinacion Portin e Iraklio, Kretë, mbrëmjen e 5 shtatorit.

Detaje të rënda të ngjarjes publikohen vazhdimisht dhe shtojnë akoma më shumë indinjatën e reagimit masiv të ditëve të fundit.


36-vjeçari që mesa duket kishte përqindje invaliditeti, një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, jetonte në shtëpi të komunës për shtresat e varfra, kohët e fundit kishte humbur nënën, mbështetjen e tij, ndërsa i pëlqente të vizitonte Athinën sa herë siguronte paratë e duhura për biletën.

Viktima ishte i njohur te të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi Kretë si një njeri tepër i dashur e punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë që bënte sa më shpesh mundej.

Këto të dhëna kanë bërë akoma më tragjike ngjarjen, duke shkaktuar shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga 2 oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si dhe njoftimin e thatë për pasagjerët “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

Për ngjarjen kriminale janë pozicionuar ministra dhe vetë kryeministri Mitsotakis, duke e konsideruar krim monstruoz. Katër të arrestuarit, mes tyre kapiteni i anijes dhe 3 oficerë kanë marrë afat shfajësimi ditën e shtunë, ndërsa përballen me akuza tepër të rënda, që parashikojnë dënim burgim të përjetshëm.

Anëtarët e ekuipazhit, teksa 36-vjeçari tentoi të hipte në anije pak minuta para nisjes, ata nuk e lejuan, përkundrazi e shtynë dy ose tre herë ndërsa ai tashmë ishte ngjitur në katapultë, si pasojë i riu fatkeq u gjend në det dhe gjeti vdekjen tragjike.

Në kujtim të Antonis Kariotis dje është penguar të largohet nga porti i Iraklios anija e itinerarit “Blue Horizon”. Disa protesta paqësore janë kryer në Pire, Selanik dhe Kretë, ndërsa vijon të jetë në vijën e parë të lajmeve dhe interesit publik, pavarësisht situatës emergjente që shkaktoi fenomeni “Daniel”.

6 Komente

  1. E
    Emigranti

    Dhe Kryeministri i Greqise me gjith kelyshet e tije i kerkon Qeverise Shqiptare, lirimin e fashistit fredi beleri. Atyre dy qelbesirave te tragetit qe hodhen ne det kete fukarane, burgim te perjetshem.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Kur ne Greqi populli demostron per padrejtesin dhe Korupsionin ne Arnautistan populli lëvdon qeveritaret qe vjedhin pronat kombetare. $$$$$$$$ Fredi Beleri deroj javen e kkaluar ne SPAK dosjen e kopsitur te vjedhjes nepermjet fallsifikimit te 5.5 mije m2 te ministres Xhacka ne bashkpunim me facifikatorin Jorgo Goro. $$$$$$$$ Por asnje ne Arnautistan nuk pipetin por mastrubohen me peralla dhe telenovela Turke.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Videokracia shqiptare sinonim i neodiktatures

      Keshtu reagohet si veprojne greket jo duke ndenjtur si muter si ketu ne Albanistan nderkohe qe shteti shqiptar dhe mafia e lidhur me te, i ben kamasutra popullit te frikesuar dhe te varfer. Ja mbush koken me propagande me turli plehrash analiste dhe media kanceroze,nderkohe bejne show me drejtesine me rregji dhe ato shprehje idiote te shpifura me “molle dhe dardha “pas kurrizit ndersa “fle lolua fle” dmth populli shqiptar pa nerv reagimi. Tensionin, friken ,padrejtesine prej ketij fare shteti ja nxjerrin njeri tjetrit” pse me pe ,pse me parakalove” dhe vu dhuna,vrasjet

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pellazgu

        Po shqipetaret do protestojne ndonjehere padrejtesite dhe krimet kunder tyre?

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Per cfare "Shqiptare" e ke llafne zoti Pellazgu? Per Ata qe kane per Zotin e tyre Allahun? Dhe nga ana tjeter e considerojne Turqine "Pusht-Uese" 500 vjet? Jini ne Vete apo Jok? Ketu kemi te bejme per Pashallek Servil,Spiune,Tradhetare te Identitetit Epirote. Ne emer te "Fese Islamike dhe Katolike" dhe heronjte e tyre armiq te Vorio Epirit Deputeti Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj nuk njohin Historine e Epiroteve dhe vete Epirin si Zone me Politizmo (Culture "shqip" Greke we nga koha e majmunit. Arnautia dhe Arnautet e vetequajture Skiptare kane mbaruar se keshtu e kane Shpirtin te Zi. Luftuan per te zbrazur Minoritetin dhe Ara qe nuk u turqizuan si ne Bregdet dhe kudo. Populli (popola ital) thote nje Fjale te Mencur (Mind angl). Thika pas shpine "Mikut" do kthehet tek Vetja.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Illyrian

            Anetari i ekuipazhit ka thene: “Mendova se ishte i zi, pakistanez" tani jane dy gjera: 1) te zinjte, pakistanezet, duhen vrare sipas tij? 2) Shumica Helaqeve ngjajne si pakistaneze...eshte rraca "helene"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje