VIDEO/ “Me siguri Albin Kurti është i kënaqur”, kaos në Kuvendin e Serbisë

6 Shtator 2023, 16:28Rajoni TEMA

VIDEO/ “Me siguri Albin Kurti është i kënaqur”, kaos

“Me siguri Albin Kurti është i kënaqur, sepse nuk ka pas ndjekës më të mirë se ju”, u ka thënë Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliç, deputetëve opozitarë serbë.

Këto komente ai i bëri në seancën parlamentare të 6 gushtit, e cila në rend dite kishte ndryshimin e akcizës, por që vazhdoi me të njëjtin ritëm si gjatë zgjedhjes së ministrit të ri të Ekonomisë së Serbisë, Slobodan Cvetkoviç – me bllokadë opozitare.

Deputetët opozitarë serbë përdoren vuvuzela e fishkëlluan si shenjë frustrimi ndaj ekzekutivit, duke bërë kështu që Orliç të reagonte duke i thënë opozitës së janë “për turp” dhe “hajdutë të dëshmuar”.

“Kujt po i bërtisni, kur jo vetëm Serbia, por e gjithë bota e di se nuk ka hajna më të mëdhenj se ju dhe ju jeni hajdutë të dënuar.

Ju po i fryni ato vuvuzela, po goditni pronën e të gjithë qytetarëve të Serbisë, jeni gënjeshtarë të dëshmuar.

Jeni brutal dhe të turpshëm”, u tha Orliç opozitës, të cilët po fishkëllenin dhe bënin zhurmë teksa qëndronin para tavolinës së kryetarit të kuvendit serb.

Seanca e 6 shtatorit është vazhdimësi e asaj të 5 shtatorit, ku edhe të martën opozita serbe bllokoi punën e kuvendit.

Kjo seancë filloi me thirrjet “hajdutë” dhe “jashtë”, me fishkëllima dhe zhurmë nga deputetët e opozitës drejtuar qeverisë serbe.

Opozita serbe, e cila është duke organizuar protesta me sloganin “Serbia kundër dhunës” – pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në Beograd në maj, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona – njoftoi se pas pyetjeve parlamentare në seancë, “po bllokon punën e Kuvendit” sepse qeveria “ka katër muaj që hesht për kërkesat e protestuesve”.

 

2 Komente

  1. H
    Hvala Albin!

    Titull i gabuar. Albini ka me shume mundesi te jete i shqetesuar se sa i gezuar. Me Vuciqin ne pushtet ai eshte orjentuar drejt ne traziren ballkanike dhe po kryen detyrat me perpikemeri, ashtu si i do "gomari drute". Ne rast se ne Serbi hipen nje opozite e vertete perendimore, ka mundesi qe te dalin ne drite edhe dosjet e UDBES dhe kesaj Albini i trembet per vdekje. Nga ana tjeter une i them Albinit qe te mos shqetesohet sepse sado perendimore te jete opozita, ajo prapeseprape do ruaje sekretin e dosjeve. Shume, shume Albinit do i duhet ti pershtatet nje padrinoje tjeter qe mund te kete edhe probleme me homoseksualizmin.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Keta jane pas-ardhesit e atyre qe pasi masakruan me thika, shpata e sepata mbretin dhe mbretereshen e tyre, u shtruan ne tavoline per te ngrene e pire me duar te gjakosura, prane trupave te masakruara te sovraneve te tyre. Pamvaresisht se personalisht nuk jam per te bere ndasi rraciale, duhet thene se sllavet ne pergjithesi jane rrace vandalesh. Pa dyshim qe ka njerez te qyteteruar midis sllaveve, por ka shume qe do ishin te denje per te jetuar ne pyll. Kam qene njehere i ftuar ne nje restorant rus prane Torontos ne Kanada nga nje kolegu im rus. Me ka bere pershtypje egersia e kamarierit, qe per nje pyetje fare te thjeshte pergjigjej me hungerima, gje qe e beri edhe mikun tim rus te vihej ne siklet. Nga ana tjeter, dy nga koleget e mij serbe, te cilet i respektoj, konsiderohen si "non-grata" nga komuniteti i serbeve te tjere, pasi ato akuzohen si miq te shqiptareve. Nuk besoj se shumica e shqiptareve do me konsideronte mua si "non-grata" pasi kam miqesi me dy serbe dhe familjet e tyre. Ne shqiptaret jemi ne pergjithesi me tolerante dhe falim edhe armiqte. A nuk ndodhi keshtu pas kapitullimit te Italise fashiste, kur shqiptaret, perfshi edhe gjysherit e mi, moren ne mbrojtje ushtaret dhe oficeret italiane qe vriteshin ne rruge nga ish aleatet e tyre nazistet gjermane?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje