Kurti: Kosova po vuan nga masat e BE-së, s’jam përgjegjës për vendosjen e tyre

6 Shtator 2023, 14:47Rajoni TEMA

Kurti: Kosova po vuan nga masat e BE-së, s’jam përgjegjës

“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore”. Kështu të paktën deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin e Sllovenisë, RTV SLO, kur u pyet për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të Kosovës sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar.

“Kokëfortësia” e Albin Kurtit në emër të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit në Veri të vendit e vendosi Kosovën për herë të parë nën regjimin e masave ndëshkuese, megjithatë sipas tij Qeveria të cilën ai e drejton nuk është përgjegjës për këto masa, “përkundrazi ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarë”.

Duke folur për bilancin ekonomik që i kanë shkaktuar masat shtrënguese të Unionit ndaj Kosovës, Kurti pohon se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit – marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së e cila paraqet një fazë të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së – aktualisht është i ngrirë.

“Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i BE-së”, thotë ai.

13 Komente

  1. g
    goshi

    Pervec teje dhe qeverise tende te ndyre askush tjeter nuk ka faj ne Kosove.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prizren

      Or mashtrus i kujt eshte faji ? i mi i popullit koqevar qe shef se çfare politike ben ti ,si kundra Anerikes ,kundra BE ,kundra Shqiperise ,e keta koqevare fjene gjume ,e ata te Vet Fundosjes rin e shkruajne ne FB ,duke te mbeshtetur ty mashtrus qe e katandise Kosoven ,ne koqevare .

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        Po nuk je ti përgjegjës, o Albin Kurti, atehere, për këto fatkeqësi që po i bëhet popullit kosovar, kush duhet të përgjigjet ? Mos fajin e ka Hashim Thaçi ? Mos Edi Rama ? Jo or ti mik, JO. Fajin e ke vetëm ti - o Albin Kurti bashkë me idioten Vjosa Osmani. Ju të dy, duheni denuar penalisht, jo vetëm moralisht duke ju shkarkuar i plotfuqishmi popull.

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Kokrra e idiotit thote qe nuk eshte per fajin tim. Po nuk besoj se ka kaq shume budallenj ne Kosove qe te besojne CARIN Kurti. Shporreni nje ore e me pare kete debil te lindur.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            albi i vocerr,edhe bar do hash e sovranitetin nuk e leshon,ne shpella do ngujoheni e sovranitetin nuk e dorzon,poshte amerika poshte BE-ja,je vellau siamez i nongrates sali,benju bashke e dilni fitimtar mbi imperializmin amerikan.sa turp ke sjellin e ke mbajne ne pushtet keta njerez,qe per inat se sime vjehrre shkojne e flene me mullixhiun,zgjohu o popull shporrini keta ndyrsira.

            Përgjigjjuni
            1. V
              VOTO ME TRU JO ME ZEMER.

              Kurti s ka faj.Nese populli voton nje anti evropian apo antiamerikan c do presesh?.C ti besh kur manipulohet apo vidhet vota,po kur ti voton nje politikan te tille pritpasojat.Eshte njesoj si shqipetaret qe votuan ne 2005 Sali Berishen vrasesin e 97 dhe ankoheshin pse vrau ne Gerdec apo ne 2011.C ankohesh vete votove nje vrases.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kaiser

                Si nuk paske faj ti mo? Ata te paralajmeruan qe te bashkerendoje me perendimin veprimet e tua,ose minimalisht ti njoftoje,ti jo qe nuk e bere por i quaje naiv dhe te paafte,dhe ke? Amerika naive BE e paafte. Plus zotrote thoje qe sanskionet na bejne me te fort se ti ke mentalitetin e xhaxhit enver ske faj. Kto jane totalisht pasoje e veprimeve te tua dhe populli do vuaj ndaj moskokcarjes ndaj veprimeve te tua bashk me ate qe e quan veten Presidente

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zdravo VV

                  Mashtrues mashtrues mashtrues Faji është i yti per çdo te keqe qe i ka ndodhë Kosoves gjat qeverisjes ZDRAVVO Nuk na mashtron ma më mashtrimet tua prej nji idioti

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    Ky kari nuk ka faj, as qeveria me copa karash e tru leshash nuk ka faj....fajin e ka Europa per kete kokebole.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti anarkisti

                      Jo more, O Kurto, ti KM i dhe çdo e keqe jo vetëm tash e gati tri vjettë por qe 23 vjet që po i vjen kombit dhe shtetit të Pavarur Kosova është nga VV dhe Udhëheqja e saj në pushtet. Ketë nuk kemi merituar pas luftës çlirimtare dhe këtyre viteve në liri dhe gjakut të derdhur të të gjitha atyre viktimave nga dora çetnike serbo- gjenocide dhe disa shqipfolësve. Tash jemi njësoji si në vitet e 90 ndoshta edhe më keq por FAJI ËSHTË KURTIT DHE OSMANIT DHE ATYRE ANALFABETËVE FUKISONAL QË NA I SOLLËN NË PUSHTET , që na bënë për pesë pare, me korrupsion, nepotizëm, dhunë e frikësime dhe situata tragjike – komike etj. deri në izolim, seksione dhe me varfëri të skajshme – diçka e ngjashme DOKTRINËN SERBE.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlora.Vlora

                        nqs ka ndonje pergjegjes aty ,je ti dhe bushtra osmani ,keshtu qe mos derdellit se te rane pendet idiot

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          emigranti

                          Qe Kurti ta kete mire me Europen duhet te plotesoje cdo take te Serbise, qe padyshim jane ne dem te Kosoves. E gjitha kjo sepse Europa eshte e interesuar vetem per terheqjen e Serbise ne anen e saj dhe largimin e saj nga Rusia, ndersa Kosoven e llogarisin si nje domein te tyre ku mund te bejne c'te duan. Paveresisht momentit ne te cilin e ka shternguar me pa te drejte Europa Kosoven, ne " long run " politika proteksioniste e qeverise Kurti do te triumfojedhe heret a vone politika e karrotes per Serbine dhe kerrbacit per Kosoven do te ndryshoje kahje.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            KO

                            Ti emigrant duhet te jetosh shume larg, sepse perdor fjale te medha dhe politiken e Kurtit e quan politike protekstioniste qe buron nga politika e superfuqive....Nqs ka nje politike per Kurtin ajo eshte politika e fshehte me ekstremistet e Veriut te Kosoves, sic doli kohet e fundit. Keta ektremiste serbe te veriut te Kosoves thjeshte trasmetonin urdherat e Vuciqit per Kurtin ne kushte kur Kurti zhvillonte politiken proteksioniste. Qe te mos zgjatem po te them se ti idashur emigrant e ke ngrene karroten e Kurtit dhe te eshte bere mendja corbe. Kurti dhe ti bashke nuk mund te keni fuqi protekstioniste sepse kjo eshte prone e superfuqive. Bile nuk keni fuqi as te pirdhni sepse edhe luften qe u be nuk e beri Kurti por te tjere burra te Kosoves. Prandaj leri menjane fjalet e medha dhe shiko qe ti thuash ndonje fjale Kurtit ne vesh qe te jape doreheqje, sepse keshtu lartgohet politika proteksioniste serbe nga Kosova....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje