Kurti nga Estonia: Rrezikohemi nga aleatët e Rusisë, po minojnë dialogun

6 Shtator 2023, 13:17Rajoni TEMA

Kurti nga Estonia: Rrezikohemi nga aleatët e Rusisë, po minojnë

“Aleatët e Rusisë” po minojnë procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo ka qënë akuza e drejtëpërdrejtë që kryeministri Albin Kurti bëri nga Talini i Estonisë.

Gjatë fjalës së tij në Samitin “Open Government Partnership”të mërkurën, Kurti tha se kërcënimet kibernetike nga aleatët e Kremlinit po kthehen në një problem shqetësues dhe po intensifikohen nga dita në ditë.


“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen.

Kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.

Edhe më herët, autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po vepron nën ndikimin e Rusisë për nxitjen e tensioneve në Kosovë, madje kanë pretenduar se po tentohet të zbatohet I njëjti skenar me atë të Ukrainës. Duke paralelizuar anëksimin e krimesë me një plan të mundshëm për aneksimin e veriut të Kosovës.

 

3 Komente

  1. S
    Shkodrani

    ????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qakua

      Eshte mire qe Kurt Rrumpalla thote se po bashkepunon me perendimin, per normalizimin e marredhenieve me Serbine, por ai duhet te spjegoje se pse eshte i vonuar ne kete bashkepunim. Bile edhe sot ai ben diversion kunder perendimit dhe e ndan ate pro dhe kunder rus. Ata pro rus jane hedhur ne gryke Kurtit sepse Kurti eshte "mbrojtesi" i flakte i perendimit. Pika qe ste bie! Je kethyer ne nje graua kurve llafazane qe nuk sheh byten tende lakuriq kunder bashkepunimit me Ameriken, por breket e kuqe komuniste te Vuciqit, dhurate nga rusi. Thirri mendjes or derimen po qe se nuk je ai qe je dhe behu nje ndihmese ne perpjekjet globale per ta kethyer Kosoven aleate te Amerikes dhe jo aleate te mendjes tende te coroditur nga grushtat qe ke ngrene ne burgun serb.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Deri sa ke bre çmos kundër kombit dhe shteti shqiptar, SHBA dhe shumicës së vendeve të BE përkatësisht kundër Kosovës nuk të drejtë të ankohesh dhe akuzosh qoftë edhe armiqtë,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje