
Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit të këtij të fundit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.
Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se: “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.
Sikurse njofton KosovaPress, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).
Kujtojmë se, sot ministri Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.
Ai ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.
Albinin e urrejne dhe e kercenojne bashkekombasit e vet prandaj ska çudi qe serbi po ndjek shembullin e tyre.
Cfeklla po rrenë Askush nuk e kërrcnon Vetem ka deshirë më u faktorizu gjëja se po më kerrcnojnë Qeverija ZDRAVVO është në kordinim te plotë më listen serbe e kordinuar neper mes Mimozë shkines dhe shkaut Millan Radojçiç
Zdravo VV. Bravo për komentim të sakt.