"Një nga viktimat i përket grupit rival", gazetari zbulon si ndodhi masakra në Greqi

12 Shtator 2023, 10:38Rajoni TEMA

"Një nga viktimat i përket grupit rival", gazetari zbulon si

Gazetari Etmond Guri ka dhënë detaje në lidhje me masakrën në Greqi, ku mbetën të vrarë 6 persona me origjinë turke.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se autorët pasi kanë qëlluar njëherë mbi viktimat, kanë bërë një pauzë e më pas kanë qëlluar sërish në mënyrë që të siguroheshin që ata kanë humbur jetën.


Më tej ai tha se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërsa shtoi se një nga viktimat i përket grupit rival.

“Makina ishte me targa false. Ka pasur përplasje mes bandave, ishte një vepër shumë e rëndë që ka tronditur mbarë opinioni në Greqi. Autoritetet kanë qenë shumë të kujdesshëm në raportimin e ngjarjes.

Mëngjesin e sotëm mediat kanë siguruar një material akustik ku dëgjohet shkëmbimi i zjarrit që është fiks si në filma. Në një moment ka një pauzë dhe më pas dëgjohen krisma, ku autorët duket se janë siguruar që viktimat kanë humbur jetën.

Ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh për drogë. Ajo që dihet për momentin është se njëri nga personat që ka vdekur i përket grupit rivalë, kanë qenë dy trupa jashtë makine. Viktimat janë goditur në pjesën e krahërorit dhe në kokë”-tha ai.

 

2 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Gazetari thote: Autoritetet kanë qenë shumë të kujdesshëm në raportimin e ngjarjes........ ku eshte kujdesi ne raportimin e ngjarjes kuu per tre dite e trumpetuan se jane shqiptar, e dyta nuk treguan se viktimave ju gjeten arme apo jone makine, katrahure autoritetet dhe katrahure gazetaret tane , ke te besojme , e mire eshte se nuk ishin shqiptar ashtu sikur deshironin autoritetet greke

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Gazetar servil i grekut . Ca skllav i qelbur , ku eshte aty “ kujdesi” nga autoritetet more . Ata akuzusn Shqipyatet qe ne fillim fare. Aty thuhet me origjine turke , komplet genjeshter se ne Greqi nuk shkojne turqit . Ata do jene Shqiptare , por greket genjejne

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje