Ministri grek për Migracionin dhe Azilin, Dimitris Kairidis ka kërkuar një marrëveshje të re mes BE-së dhe Turqisë për të përballuar numrin në rritje të imigrantëve.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Kairidis ka sugjeruar që të Gjermania të ndërmjetësojë një marrëveshje të re, çka njofton se marrëveshja e arritur mes ish-kancelares Merkel dhe presidentit turk, Erodgan, nuk mjafton më:
"Ne duam të zhvillojmë një bashkëpunim më të mirë me Turqinë, sidomos sa i përket migracionit. Besoj se së bashku, ne mund të luftojmë më mirë imigracionin e parregullt.
Ne duam që Berlini të ushtrojë ndikimin e tij në përfitim të gjithkujt dhe t’i kërkojë Turqisë që të negociojë një marrëveshje të sinqertë që do të rindërtojë po ashtu marrëdhëniet e saj me Perëndimin dhe Europën".
Turqia konsiderohet si vendi që shpëtoi Europën nga destabilizimi me kufizimin e valës migratore të vitit 2015, provokuar nga lufta në Siri.
hiqni breket dhe tyrkie eshte gati te jap “ok” ! Aaah, harrova qe ne bythe e keni suxhukun tyrk !