FOTOT: Kandidati i Metës dhe Berishës për Himarën përkrahet nga anti-shqiptari i shpallur ‘non grata’! Karathanos shfaqet në takimet e Fredi Belerit

10 Maj 2023, 16:25Politika TEMA

FOTOT: Kandidati i Metës dhe Berishës për Himarën

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit Meta-Berisha në Himarë është duke e përdorur këtë fushatë elektorale në çuarjen përpara të tezës së helenizmit.

Së fundmi janë publikuar disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, është edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Belerit.

Një prej fotove të publikuara, ku në të njëjtën tavolinë shfaqet Babis Karathanos i shoqëruar edhe nga Vangjel Dule është bërë në 23 shkur të këtij viti në Athinë, gjatë një takimi electoral të Fredi Belerit.

Ndërsa në foton tjetër të publikuar gjatë një takimi electoral të zhvilluar po në Athinë në 7 maj të këtij viti, pra para 3 ditësh, shfaqet sërish Babis Karathanos si i ftuar nderi gjatë fjalës që mban Fredi Beleri.

Babis Karathanos së bashku me Fredi Belerin ishin dy prej personave të akuzuar nga policia shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin i cili përpiqet të fshihet në fund të kortezhit mortor.

Ndërsa një vit më vonë në 2019-ën, Babis Karathanos iu ndalua hyrja në territorin e Shqipërisë pasi ishte shpallur ‘non-grata’.

 

 

6 Komente

  1. D
    Dhendri Serbise Sali Ram Sheqere Berrisha

    Kur ate e perkrahe nongrata dhe spiuni qe pretendojne qe jane Shqiptare cfare pret nga nje grek nacionalist nfaje kerkoheni te dyshja antishqiptare gabimin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Sta arxidia mas se c'kakarisin oi vrromotourkalvanoi.... allah uakbar.. Zito i Ellas!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Li

        Wa ky eshte fytyra me e poshter . Racist i semure ose e then me sakt Albanofob qerojeni nga Shqiperia eshte djalli vet . Broçkullitjet dhe akuzat e ketij ndaj shqiptareve s’kam per ti harruar kure . Ishte ky bashke me atë të partisë KKE qe slan gje pa then kur plasi lufta ne Kosovë shkuan deri aty sa per të justifikuar balten qe hidhnin mbi kombin ton dolen vellezer me serbet duke then  « ku eshte feja eshte kombi »

        Përgjigjjuni
        1. °

          vlora vlora nendetsja njeqidepes.gabeli Belegu i keqperdorur nga sllavet e greqizuar qe faktikisht drejtojne qeverin greqe.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhemili

            Himara dhe gjith orthodhoksia ne albani kan kultur bizantine grekorthodhokse mijra vjecare ,,,duken na kishat manastiret ,,emrat e njejte ,,nga festat ,,,aty dhe nga varret,,,,nga ikonat ,nga shenjtoret ,,,te cilat tregojne se kan shum te perbashketa ,,,,,

            Përgjigjjuni
            1. H
              Henk

              Punë grekqirash, gjellë qensh, vk...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje