KQZ i shpërndau fondet në prill, Enkelejd Alibeaj: Nuk i kemi marrë, po na pengojnë

10 Maj 2023, 16:11Politika TEMA

KQZ i shpërndau fondet në prill, Enkelejd Alibeaj: Nuk i kemi

Më 12 prill të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka shpërndarë fondet për partitë politike. Por gjatë gjithë fushatës, PD-ja e Enkelejd Alibeajt është ankuar se nuk ka marrë para nga KQZ-ja.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur ditën e sotme kreu i komanduar i PD-së, Enkejeld Alibeaj. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ ai tha se KQZ nuk i ka dhënë fonde dhe kjo e ka penguar për të bërë fushatë.

“Përfaqësimi ynë me 61 kandidatë do të ishte për ata njerëz që besonin me model të ri, larg berishizmit, për të rrëzuar regjimin e Ramës.

Ky model i ri është të bësh ndryshe nga ç’bën Rama. I kuptoj vështirësitë. Ende s’kemi marrë fondet. E bëjnë për të na penguar, ka edhe një masë të madhe presioni e asfiksie”, theksoi Alibeaj.

Lini një Përgjigje