
Në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin se nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në sistemin e drejtësisë.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Hohmann ka thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në një moment kritik pasi institucionet e drejtësisë po rikrijohen dhe se reforma duhet të ketë rrënjë të thella.
"Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vettingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, Këshillat duhet të ruajnë frymën e vettingut që të ruajnë standardet e larta të vettingut.
Tashmë, anëtarët e Këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë. Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.
Integrimi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme@, deklaroi Hohmann.
Ajo qe te irriton nga konteksti i Deklarates eshte ajo zhurm brenda memories tone si shqiptare , e para ,qe si Politike ________________(dhe ktu nenkuptoj kte Qeverri sot _me KM Rama _se ishPushtetaret Opozitaret e sotem ,as qe mundet te llogeriten apo perfytyrohen si Politikane _jane theshte qenie Toksike /Jashteshqitja e Shqiperise )______________ e cila ,per fatin tone te keq si shqiptare ,nuk tregon interesin e duhur ,s'tregon vullnet ,por e ndodhur tashme ne nji "Status " te sigurte prej Pushtetari _vs nji Opozite Karnavalesh Politike e Sharlatanesh Ordinere duke mos Ushtruar si duhet Pushtetin ,si te mos ket aspak nji Koncept te nji Shteti te Vertete e ka len gjithcka ne duart e Botes , (skandaloze ) e cila ben sikur edhe asaj i interesin Shteti Ligjore e Drejtesia ne Shqiperi , por qe ne praktike nuk ka ber asnjiher ate qe Deklaron dhe kjo prej 33-vjetesh .E njejta Retorike , i njejta Hipokrizi
Të lumtë goja ambasadore . SPAKU po luan t…in me juve dhe me ne bashke. Dhe fatkeqesisht populli i drejt e vuan. Sa per politikanet dhe ata qe jan apo larguar nga sistemi i drejtesise e kan siguruar jeten per shekuj me radhe.
O njerëz, Shqipëria nuk do të mund të anëtarësohet kurrë në B/Europian me kriminelë si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Co në politikën shqiptare. Hiqeni nga mendja. Dumani në SPAK po dremitë mbi dosjet e krimeve të tyre.
Himarioti ,ne njifar menyre keni te drejte , mipro mos te harrojme se salih berishen ,meten e Lopcarin Llalla e Dumani e Spak Shejtani , jane Pordukt i vet Aleateve tane ,sepse e dijme tashme te gjithe se : Aleatet tane te Medhenje i bene Politikan i dhane Poste Drejtuese ne Politike , i mbeshteten ne cdo Krim te tyre ,qe nga shkaterrimi i gjithe Industrise se vendit (sepse ishte ne interese te Aleateve te merrni Sklleverit Shqiptare nga Shqiperia ,madje gjithe Klasen e Shkolluar e Diplomuar ) madje kur salih berisha Vriste rrugeve te Shqiperise e piste nga te gjitha krahet , kta Aleate qe sot bejne te shqetesuarin per Drejtesi .ca Heshtnin e te tjere e duartrokisnin e motivonin dhe pa e zgjat sepse dihet se cilet jane Miqte tane Hipokrite , Shqiperia eshte sot Politikishte e Institucionalishte por edhe si Kulture e Shoqeri , ashtu si ja do Trapi dhe i intereson A l e a t e v e tane H i p o k r i t e . Te tilla Deklarata te Aleateve jane thjeshte nji F a s a d e e tyre mbas se ciles qeshet me te Madhe vs Shqiperise
Po kush te pjerdhe ty qe ha mut,rri e merr ato lek qyl se nuk te ka ka kush ne pulle