
“Pas investimeve që kemi bërë në rikonstruksionin e rrugëve kryesore, do të nisim punën për të gjitha rrugët dytësore së bashku me ndriçimin dhe gjelbërimin e tyre”, kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me banorë të Durrësit të Ri.
Kryebashkiakja Sako tha se: janë 52 rrugë dytësore që janë evidentuar për t’u rikonstruktuar, ndërsa 8 rrugë të tjera që janë duke përfunduar, do të jenë me ndriçim dhe gjelbërim. Në këtë mënyrë ne po investojmë në të gjitha blloqet e banimit në këtë zonë, të shoqëruar me të gjithë elementët e duhur, siç janë sinjalistika, ndriçimi dhe gjelbërimi.
Sako shtoi se në zonën e Durrësit të Ri janë bërë shumë rrugë, si Shkumbini, Tepelena, Danubi, Shën Pjetri, Papa Klementi, Drenica etj. Ne së shpejti nisim punë edhe për rikonstruksionin e shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” së bashku me palestrën e re dhe në 15 maj do të nisim pikërisht këtu punën për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar me të tjera investime të rëndësishme.”
Ajo tha se do të rehabilitohet shumë shpejt kanali i madh tek rruga “Azem Hajdari” dhe “Vala e Detit”, zonë në të cilën bashkia po punon që edhe kanalizimet të jenë të ndara, veç ato të ujërave të shiut, dhe veç ato të ujërave të ndotura.
Këto investime do të shoqërohen edhe me gjelbërimin e rrugëve dhe korsi të dedikuara për biçikleta. Edhe në zonën e Durrësit të ri janë evidentuar hapësirat publike që do të rehabilitohen në funksion të fëmijëve dhe moshës së tretë, ndërkohë që do të ketë investime edhe për terrenet sportive.
Lini një Përgjigje