I dogjën makinën në garazh, kandidati i PS në Has: Kam pasur tensione në fushatë me rivalët

10 Maj 2023, 10:33Politika TEMA

I dogjën makinën në garazh, kandidati i PS në Has: Kam pasur

Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur  makina brenda garazhit të tij. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Euronews Albania,  ku u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka merr vesh nëpërmjet një telefonate.


Ai tha se me  ngjarjen po merren autoritetet ndërsa nuk komentoi nëse incidenti ka të bëjë me fushatën zgjedhore.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00. Jam telefonuar përmes telefonit, kam shkuar në vendngjarje dhe kam parë që makina po digjet. Menjëherë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Po bëhet ekspertiza në lidhje me ngjarjen. Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin por nuk mund ta lidh ngjarjen me këtë. Automjeti ishte i parkuar prej tre vitesh. Ambienti ku ishte i parkuar makina ishte magazina”- tha ai.

1 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Eshtë një folklorike për hasjanët: Budalla i Hasit, bëri shtëpinë prje djathit. Shkoi të falë taravinë, qent i hëngrën shtëpinë. Budalla prej Hasi, thuhet në veri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje