Lorenc Vangjeli: Berisha 'thes çimentoje' në kurrizin e shoqërisë shqiptare, Roland Bejko shpëtoi fytyrën e PD

10 Maj 2023, 14:40Politika TEMA

Lorenc Vangjeli: Berisha 'thes çimentoje' në kurrizin e

Analisti Lorenc Vangjeli e cilëson Sali Berishën si ‘thes cimento’ që rëndon në kurrizin e të gjithë shoqërisë shqiptare.

Në Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’ analisti tha se do të jetë 14 maji që do të përcaktojë një ekuilibër të ri në politikën shqiptare. Vangjeli e konsideron kandidatin e PD, Roland Bejko si politikanin që shpëtoi fytyrën e PD dhe i dha leksion politikës.

“Shkëputja nga Berisha është shkëputje e të gjithë shoqërisë sonë. Në moemntin e parë pacienti ndihet i dobët por shprehja që nuk mungon kurrë është tani lëviz sikur kam një thes cimento më pak në kurriz.

Berisha është thesi i çimentos në kurrizin e të gjithë shoqërisë shqiptare. Arbitri ka dhe 24 orë për të dëgjuar komentet e politikanëve dhe hesht edhe arbitri suprem do jenë shqiptarë.

Përtej të gjithë parashikimeve dhe perceptimeve që krijojnë, në demokraci vendos shumica dhe të gjithë të tjerët duhet t’i binden. Kjo s’do të thotë që gjithmonë shumica ka të drejtë. Ka raste që edhe një individ i vetëm ka të drejtë.

Këto zgjedhje janë 3 planëshe, do zgjidhen kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe votim mes këtyre dy pjesëve të PD. Pavarësisht rezultatit, kjo do të japë një ekuilibër të ri.

PD e Alibeajt ndonëse i kishte të gjithë kundër duhet të kandidonte në 61 bashki dhe të kishte kandidatë për këshilla bashkiak. Bën dallim 1 detaj për kandidatin e Tiranës. Pavarësisht arsyetimeve të tjera, Bejko jo vetëm shpëtoi fytyrën e PD, i dha leksion politikës”, tha Vangjeli.

5 Komente

  1. D
    Dajti

    PD e neserme do ja dij vleren Roland Bejkos,kur shumica e kryesise,me ne krye bytheqirin Gazmend Bardhin u fshehen,Rolandi i vuri gjoksin betejes. Tabakun me Bardhin e duan tryezen shtruar,se lugen e mbajne me vete.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elvi

      Jepi Landi se jane ditet e fundit te fushates...nese nuk leh sa duhet favoret e te gjatit nderpriten.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuad Cela Verzheshtes

        Tabakja eshte pjese e bandes se Saliut , ashtu si Dhenderri i Sali Kermes dhe Tabakja i ka ndertuar ca Pallate ne token e Klubit Partizani....e shume hije te tjera te zeza e shoqerojne kete Tabaken Tiransit ja dine te gjitha.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Ne demokraci ka te drejte shumica e ATYRE QE VOTOJNE, jo shumica e atyre qe rrine ne shtepi apo kafe. Po nuk votove, s'mund te ankohesh pse gjerat shkojne keq.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Socialisti

            Fushate te qete,pa britma e sharje por me argumenta,nuk eshte faj i Bejkos qe nuk do te fitoj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje