Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në ABC, deklaroi se në Partinë Demokratike prej kohësh ka humbur shpresa, duke shtuar se deputetët e kanë të vështirë të shkëputen nga Berisha.
Gjithashtu Çupi theksoi se ‘fenomeni’ Berisha i kishte zënë rrugën shtetit dhe zhvillimit, duke nënvizuar se në kohën kur ishte në pushtet keqpërdori shtetin dhe në kohën kur u largua nga pushtetit e tërhoqi zvarrë shtetin si viktimë të tij.
“Këta edhe kur nuk e kanë liderin vazhdojnë të mbetët po njësoj. Bardhi dhe tjerët, një orë janë me njërin, pastaj dalin dhe thonë se janë me diçka tjetër. Pra janë ende zogj që nuk dalin dot nga veza e Berishës. Por është tjetër gjë populli dhe tjetër gjë partia politike. Këta nuk kanë guximin të largohen dhe të shohin punët e tyre. Berisha më në fund mori atë që ka merituar gjithë jetën.
Duheshin vetëm 60 sekonda për të bërë zero një njeri që shprehej se jam i fortë, por nuk ishte. Ndarja nga Sali Berisha e shtetit shqiptar është një fitore e madhe. Fenomeni Berisha i kishte zënë rrugën shtetit dhe zhvillimit.
Në kohën kur ishte në pushtet e keqpërdori shtetin dhe kur nuk ishte në pushtet e tërhoqi zvarrë si një viktimë të tij. Organizata e Sali Berishës, ka dy presidentë të republikës, dy kryeministra, dy tre qeveri që janë të gjitha të futura në krim. Piramidën e vet të vogël e kishte futur brenda organizatës kriminale”, tha ndër të tjera ai.
2005 ne Shqiperi Kenge me cifteli per lexhenden Sali Ku e ke dhendrrin moj Jovanka ? Ne Tirane, tek Sllobodanka, Na eshte kthy dhendrri n’pushtet Tash do te dalim n’selamet. Dobro doshli, daj Fazllici ! E uron Shkelzen-o-vici Zdravo unuka Argite ! Te gezojme qe erdh kjo dite ! Tash fitojme ç’far t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rrite normen e fitimit, Jem bashkue me boten e krimit. Objektiv i madh per mu: Keto milionat me i fitu Si ti fusim ne xhepin tone, Ka metoda ti pastrojme. Arme, droge e kontrabande, Jane per burrat: pune e rande, Ketu, Argite mos i fut hundet, Kem Shkelzenin per kesi punesh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit.
Frrok, Nje korigjim: Saliu pati 3 dhe jo 2 presidente.