
Për analistin Frrok Çupi ndarja e Partisë Demokratike është një gjë e demosdoshme, pasi sipas tij duhet të ndahen nga ‘berishizmi’ dhe Berisha.
I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Çupi theksoi se Sali Berisha tashme ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij, ndërsa e cilësoi atë si të paligjshëm.
"Ka ardhur momenti kur Berisha ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij. PD duhet domosdoshmëritë të jetë e ndarë. Deri më sot ka një ndarje, por papritur njerëz nga grupimi i Berishë s’mund të kapërcejnë lumin dhe të shkojnë tek PD legale. A duhet të ndahen.
Ndarja në PD duhet të jetë diçka e domosdoshme. Duhet të ndahen nga Berisha dhe berishizmi, ky është mision që ka sot. Me siguri ky është moment që është i fundit.
Berisha mbetet pas dhe mbetet i paligjshëm siç i ka të gjithë vepra e tij. Ndarje PD-së përveçse është realitet, është domosdoshmëri"- u shpreh Çupi.
Çupi është i bindur në fjalën e tij se qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendin.
"Unë jam një nga themeluesit të PD-së, por kjo është një kujtesë. Ne flasim për PD-në sot dhe në gjithë analizën time prej kohësh ka ardhur pamja që e mira e vendit që është që PD të pjesëtohet sa më shumë.
Pjesëtimi i PD-së do të thotë që të zvogëlohet e keqja. Qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendi, kanë shkaktuar luftë civile, e kanë djegur vendin.
E keqja shkoi deri në groposjen e vlerave monetare. Qindra njerëz kanë vrarë vetën në rastin e primidave financiare në 97", shtoi analisti.
Prapë doli ky spiuni, Frrok Lulla? Fol njëherë për rilindjen dhe skandalet e saj o sharlatan i paguar i pacipë.
Prap ky halabak?
Eh more zoti Frrok! Kure kujtojme kohen e doktor mortjes qe ishet kryeminister dhe futi vendin ne zjarre e flake per zgjedhjet e 26 Majit,firmat piramidale qe Saliu i la njerzit me gisht ne goje,u mori te gjitha parat,vetevrasjet, e shume e shume te tjera,na rrenqethet mishi. Salin e zente gjynahu i popullit dhe voft e te hiqet zvarr per te lare mekatet qe i ka bere ketij populli. Zoti Frrok! E shikon ti, ata qe komentojne e te shajne ty? Sa do qe ju flisni gjera te verteta,ata vazhdijne te shajne,pse? Sepse nuk u pelqen e verteta.Jane maskarenjet,servilate Saliut,jane me shpirt kriminelash qe duan vetem gjak,shkaterrim e destabilitet ne mbare shqiperine. Atyre u genjen mendja se nje dite do vijne ne pushtet. Jo dhe vetem jo. Nuk i voton kurre populli kriminelet. Kriminelet e kene vendin ne burgim te perjetshem.