Frrok Çupi: Listat e mbyllura janë më demokratike se listat e hapura! Teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla nuk na çon askund

27 Korrik 2024, 10:06Politika TEMA
Frrok Çupi: Listat e mbyllura janë më demokratike se listat e

Dakordësia për votën e diasporës u arrit javën e shkuar por këtë të mërkurë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dolën me një draft të përbashkët edhe për formulën e shpërndarjes së mandateve në parlament.

Drafti parashikon që lista të jetë e mbyllur në 1/3 e saj dhe e hapur në 2/3.

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në “Special Report” se listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura.

Ai theksoi se teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla, është një teori që nuk na çon askund dhe krijon një amulli të jashtëzakonshme.


“Duhet një kontroll, një qeveri stabili. Ajo teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla, është një teori që nuk na çon askund. E kemi provuar dhe na krijuar një amulli të jashtëzakonshme. Teoria e tillë është copëzimi i parlamentit dhe një qeveri shumë e dobët.

Partia e vogël ka mbetur vetëm në Shqipëri. Ato në teorinë e politikës botërore quhen parti të reja, edhe pse nuk janë të reja, janë 30 vjeçare dhe të padobishme.

Dua të them një gjë, që në raport me listat e hapura dhe të mbyllura është e njohur botërisht se listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura”, u shpreh Çupi.

6 Komente

  1. d
    deputeti jasht listes

    Ti je trap o Frrok. Sa bukur e kupton demokracine me lista te mbyllura??? Ti je gjithmone ne krahun e shumices qe ka pushtet

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari i Partisë

      Ti Frok bq lushishteje lëpirës i rëndomtë i çdo pushteti

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Nuk dua të mbaj krahun e Frrokut, por në fazën ku jemi, ideja e tij mbase bën sens. Këtu kam parasysh se ajo vlen nëse i kemi partitl demokratike, që nuk i kemi. Por mund të ishin zgjedhje edhe me lista të hapura, pra me mundësi për t'u futur në parlament më shumë parti. Por kjo kërkon si parakusht që vetë vendi, shoqëria të jetë demokratike, që s'jemi. Njohim vende demokratike si Belgjika, Holanda, etj, që bëjnë zgjedhje, por nga që partitë aty kurrë nuk fitojnë aq vende në parlament (50 1) sa për muaj nuk bëjnë dot qeverinë, por gjithsesi vendi mbetet stabël, sepse janë vende me institucione të forta dhe stabile. Nuk e kanë problem të bëjnë zgjedhje të reja apo të parakohshme, kur koalicionet e brishta dështojnë, por përsëri e njëjta gjë. Ndaj po i kthehem fillimit, në këtë fazë të demokratizimit të vendit, do ishte më mirë sistem zgjedhor me lista të mbyllura, me kusht demokracinë brenda partive. Pra para së gjithash listat e hartuara nga ato të jenë përftuar nëpërmjet një procesi konkurimi brenda tyre, dhe pastaj t'u prezantohen elektoratit për një vlerësim të dytë me votë preferenciale të të gjithë listës. Këtu përjashtoj si të gabuar zgjedhje me dy lista, si ajo me 1/3 të sigurta dhe 2/3 preferenciale, që siç me të drejtë disa bëjnë përqeshjen e tyre si lista të 'patricëve' dhe të 'plebejve', gjë që e shëmton procesin dhe forcon autokracinë apo akoma më keq të kemi një parlament të mulëve e vokshave. Gjithsesi në fund, pavarësisht sisteneve, është vota popullore ajo që vendos përfundimisht. Nëse nuk votohet partia, pra populli, për arsyet e veta, nuk e do atë, nuk e voton dhe asaj t'i rojnë listat. Dhe këtu ngec problemi, se kjo varet nga sa i emancipuar është ai!? Dhe kështu futemi në një rreth vicioz, si ajo puna e 'pulës me vezën' , por që dhe kjo gjëagjëzë ftillohet në rrugë e sipër, krahas rritjes zhvillimit të vetë demokracisë, një sistem shoqëror ky gjithsesi i vështirë, por që më të mirë nuk ka.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Paske pire nje cik apo nxore ate qe ke pasur ne bark! Lista te mbyllyra jane me demokratike se te hapura? Dmth, Shqiperia qenka ne demokratike se SHBAja? Hajde gomar me zile hajde!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ka dhane prova qysh ne ate kohe se eshte bythelepires i cdo pushteti.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Ca thua o Frrok? A ke pi a je esell?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje