Gazetari: Berisha i zhytur në krime, nuk do t’i hiqet asnjëherë non grata

29 Gusht 2025, 09:05Politika TEMA
Gazetari: Berisha i zhytur në krime, nuk do t’i hiqet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori  duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.

Gazetari  Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.

Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

“ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin.

Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai.

6 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Amerika e beri punen e saj, gjykoi dhe mori masat e saj ndaj kriminelit...po Shqiperia ,shtepia e shqiptareve, si eshte e mundur qe te mos e gjykoje e denoje , por ti zhgenjeje ata??????????????? E keqja e madhe qe po na merr frymen , nuk eshte i vetem.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Harrojeni se Bahet Shqiptija

      Ky asht Krimineli ma i rrezikshe ne Shqipri Mas tij vjen Like Florini dhe Mas tij vjen Hujdudi i Shqiptarve Edi Zvarraniku Pra o Popull Servil o Popoull qe shkoni kat fryn era dine Mir se kur te denohen Kta Legena ather Shqiprija kamu Rregudhu ne Shqipri nuk fuksionon asisen ska Ligje ka vjedhje ka Vrasje Dhe kta vrasje qe bahen rrajt jan ne Shtet Ka dolen Kta Trima Pse nuk dolen ne Kohen e Enverit nuk dolen se ai kishte Ligje Vrave te Pushkatote

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti pa ATDHE

        Pse mo vetem Idajet beqiri dhe ky mohamuti do te pyeten per Sali juden? Ky bytheqire kryeminister qe thote respektoj drejtesine, pse nuk i drejtohet Sali Berishes me i pandehur Sali? Perderisa SPAK ka derguar ne gjykate me akuza te renda per abuzim me pushtet e komb? Kjo do te ishte nje shenje distancimi I tij nga krimi e korrupsioni e tradhtia ne pergjithesi dhe nga Sali Berisha ne vecanti si ikone e vesit ne politiken panshqiptare!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analisti

          Ahahaha Tema pp lëreni Tosin rehat në Bruxelles te lajë pjata, apo u konsumuan Idajezi, Ben Meçe, Syçi, av .Petraj dhe nusja e Lal Hekrit ????????????????

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shishtaveci

            "Analisto"! Keta sun jon konsumue, ktu ja fut kot, i barazo me tetome qy osh jo vetem e konsumume, por ne e plugume.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Holy justice

            Udheheqja e vendit nga sigurims e agjente ka nje te keqe te madhe se keta jane trajnuar e mirepaguar qe te vetevriten kur kapot t'ju thone se u dekonspiruat apo se misioni jusj deshtoi apo mbaroi!!! Dhe per ta kapot i kane bere gati alibite, funeralet, lajmet ne media, tv, fjalimet, filmat e librat si dhe kontraten me pasardhesit e tyre per demshperblim e paprekshmeri te perjetshme te tyre! KA MIJERA E MIJERA VITE QE KESHTU QEVERISET BOTA, SIDOMOS vendet e popujt e vegjel!!! Por zoti eshte aty, si me i madhi, me i dituri, me i fuqishmi....!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje