Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve, por ka vërtetuar deri më tani, se kandidatët demokratë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se që prej vitit 2013, PD ka pësuar humbje gjithnjë e më të thella.
Mahmutaj shtoi se demokratët kërkojnë largimin e Berishës nga kreu i PD.
“Rinumërimi që është bërë deri tani, ka rezultuar se nuk ka pasur asgjë e jashtëzakonshme. E vetmja gjë e jashtëzakonshme, e pritshme dhe e vërtetuar nga kutitë, demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin.
Pjesa tjetër është në rregull. Nëse janë ngatërruar një apo dy votë, apo një kuti, ashtu siç janë ngatërruar për PS, janë ngatëruar edhe për PD. Të dyja forcat e mëdha kanë pasur ngatërrime dhe nuk ndikon në rezultat.
Berisha kërkon të vonojë certifikimin e zgjedhjeve, pas ka presion nga të tijtë. Kush me zë, e kush pa zë, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen. Duke zvarritur procesin, ai fiton kohë të sfumojë kërkesën për dorëheqjen e tij.”, theksoi ai.
Berisha cfare arsye ka qe te terhiqet nga kryetar i PD-se ne asnje menyre edhe nqfs.ky largohet ka me ardhe edhe nje me i keqe.