Gazetari përplaset me Belind Këlliçin: Ju dhe thoni jeni në mosbindje civile, dhe ankohen pastaj se po ju dhunon policia

27 Nëntor 2024, 10:08Politika TEMA
Gazetari përplaset me Belind Këlliçin: Ju dhe thoni jeni

Protesta e mbajtur nga opozita këtë të martë në Tiranë është diskutuar në emisionin “Now” mes gazetarit Poli Hoxha dhe ish-deputetit Belind Këlliçi.

Këllçi mohoi pretendimet se në protestë ka pasur pjesëmarrje nga rrethet duke theksuar se protestuesit ishin nga tre degë të Tiranës.

Gazetari Hoxha nga ana tjetër kundërshtoi duke thënë se pjesëmarrje në protestë kishte dhe nga rrethe dhe qytete të tjera duke përmendur qytetarë nga Shkodra.

Për ish-deputetin e PD, më me rëndësi ishte vendosmëria dhe organizimi i mosbindjes civile.

Ai shtoi se “nuk është çështje pjesmarrjeje, nuk ishte një protestë e thirrur në një lokacion të vetëm që të bëhen matjet e pjestarëve”.

Ato protestues që ishin sot kanë qenë të vendosur dhe i kanë bërë ballë një dhune absurde dhe të pa kërkuar nga protestuesit, nuk kemi bërë asgjë për të patur reagime nga policia e shtetit”, tha Këlliçi.

“Nuk më pëlqen kjo gjë, pse ankoheni për sjelljen dhe reagimet e policisë, ju jeni mosbindje civile, ky është qëllimi juaj të nxirrni fytyrën e shtetit”, u përgjigj Poli Hoxha.

Lini një Përgjigje