Gërdeci, SPAK kërkon dëshmitarë Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në procesin ndaj Mediut

22 Shtator 2023, 10:32Politika TEMA
Gërdeci, SPAK kërkon dëshmitarë Shkëlzen Berishën

SPAK i ka kërkuar Gjykatës të thirren si dëshmitarë në procesin e Fatmir Mediut në lidhje me “Gerdecin”, Aldo Bumcin dhe Shkëlzen Berishën.

Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve.

Në një shkresë, e cila tanimë është bërë publike nga kjo Ministri ka pasur edhe një shënim për Shkëlzen Berishën.

Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Përveç Bumçit dhe Berishës, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.

Kujtojmë që për Mediun tanimë ka nisur gjykimi i zakonshëm, pasi Prokuroria pranoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

12 Komente

  1. N
    Noci

    Po te doje prokuroria dhe gjykate Zeni nuk del me i palare,se ka shume fakte qe mund te hetohen,gjersa u be edhe film per kete ngjarje,por edhe lidhjet e tij me MM te Mediut

    1. A
      Albini

      Noc jo nuk del me i palare ,por po te gjykohet me drejtesi i bie yte mùos dale me nga burgu!Por drejtesia eshte akoma nen urdherat e Sail Berishes,jo me kot ose si pa dashje te gjithe drejtuesit e Org.te Drejtesise jane prej veriut,o hej o hej o hej!Saliu beri sa ishte ne pushtet edhe ambasadoret"miq" vartes te tij i beri qe te dreklaronin e ishin prej veriut dhe pse ishin me shtetesi Amerikane. Ndaj o Noc qe te denosh Zenin i bie qe te denosh vrasesit e 2 Prillit,te Haklajve,zhdukjen e R.Hoxhes,Gerdecin,21 Janarin 2011!Histori per te bere film "HOLLIVUDI"!

    2. n
      nacionalisti

      per hajer

      1. Z
        Zaza

        Zeni ne burg nga fundi i vitit

        1. u
          u shofshin zagaret !

          Tu shofte Fara o Fate Gerdeci !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

          1. N
            Nuk duam te vijme .

            hik mer pirdhu ,se po i themi babit e ju atregon qejfin ai po i hoqi suzet e gangsterrit te vicidolit . te kthen surratin ne shuall opinge ai .eshte salih berisha ai o dum dum a

            1. T
              Trotski

              Me ne fund po i bie Grepit Sy-Peshkaqeni Kriminel.SPAK pa i hyre ne Hak -Futi nje Dajak .Mos na le me Marak

              1. S
                Shkelzeni i shkerdhyer

                Po shpetoi dhe kete here Zeni me bashkepunetorin Mediu, ku faktet per krimin e tyre jane ashiqare, merreni Berishen beheni Kryeminister, Zenin minister te brendshem dhe Mediun president.

                1. L
                  Loni

                  O spak! Akoma kerkoni deshmitare?!?! Keto kriminele me ne krye pushtin hajdut e vrases mediun, kave vrare 26 njerez!?!?! Akoma kerkoni fakte!?!? O duman, nuk je ne mbledhjen e brigades ne koop bujqesore! O coi prapa hekurave deri me burgim te perjetshem ,ose shko ruaj lopet. Shqiptaret te japin AQ roge sa nuk Ben as koka yte! Per nje vrasje denimi eshte 25 vite ,jo per 26 te vrare nga keto monstra!

                  1. S
                    Sqarim

                    Mblidhni trute o milet , nuk burgoset njeri se ashtu thote merua , frroku apo Pata. Mos bini pre e manipulimit masiv. As mediu as Bumçi as Shkelzeni nuk do burgosen sepse nuk ka baze ligjore, per ta bere dhe le pastaj fakte. Filmi dhe letersia NUK jane prova o milet!

                    1. Z
                      Zaza

                      Te vraret ne gerdec i vrau zeni dhe trafiku ka ardh leter porosia nga cv ???????? e shefit shtabit ushtrise luan hoxha dhe drejt ekonomik armand tartari azilant politik se gerdeci u quajt nga usa trafik nga qeveria babes zenit ???? Letersia

                    2. e
                      emigranti

                      nuk e gjen gje eshte sa per sy e faqe sa per te thene qe ne po i hetojme saaliu paguan SPAK un

                      Lini një Përgjigje