
Nga Ylli Pata
I kërkova sot Ivës, të bijës së Zamira Durdës, një mundësi për intervistë më mamanë e saj. Të cilën e kam intervistuar disa herë në vite. Por Zamira, sapo kishtë dhënë një intervistë në Euronews pati një komplikim shëndetësor. Tensioni arterial ju rrit tej parashikimeve, dhe Iva, e bija kërkoi me edukatë që ta lërë për një ditë tjetër. Në fakt, më ka ndodhur disa 15 marse të flas me Zamira Durdën e për Zamirën.
Mamanë e Edisonit, 8-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi atomic i Gërdecit, ndërsa po i çonte drekën gruas së xhaxhait.
Zamira, është personazhi që e personifikon atë tragjedi, e cila nuk ka dashur kurrë një dëmshpërblim financiar, edhe pse i është ofruar më shumë se një herë. Ajo ka kërkuar drejtësinë për vrasjen e djalit të saj. “Dikush duhet të jetë fajtor”, e tha edhe sot në euronews dhe u mbyt nga të qarat.
Po si ka mundësi që jo vetëm Zamira Durdën, por Gërdecin nuk e kanë trajtuar asnjëherë për 15 vjet panelet kryesore televizive në vend, ata që përpunojnë opinionin, ata që kanë arritur të zbulojnë edhe prsonazhe që kanë fituar statusin e azilantit politik, vetëm se kanë qenë personazhe të emisioneve të darkës.
Me atë që i ka ndodhur Zamira dhe familja e saj, mund të fitont statusin e azilantit politik menjëhrë. Madje që në vitin 2008. Pasi ka pasur edh joshje edh kërcënime; kur bashkëfshatarët e saj të Gërdecit mënjanonin pasi morën milionat e fshehta nga qeveria e Sali Berishës për të ndërtuar shtëpitë e rrënuara. Pasi Zamira i besdiste, kërkonte drejtësi. Askush nga “invstigativët skupistë” nuk ka folur për katastrofën e Gërdecit, jo sot, por asnjëheerë, madje edhe analistët e mëdhenj. Kush janë viktimat?
Vërtetë kush janë, sepse ne sot njohim vetëm Edisonin dh baxhanakun e Sali Berishës. Edhe Edisoni është njohur prj së ëmës, Zamirës e cila ka bërë një betejë 15 vjeçarë në dyert e gjykatave me shpirt ndër dhëmbë e sot, kur djali tjetër i është bërë burrë vajza grua, mendjen e ka te Edisoni, për të cilin me të drejtë kërkon të dijë përse u vra dhe kush është fajtori?
Po të tjerët, 27 të tjerët që vdiqën pore dh 300 që u plagosën kush janë? Askush nuk i ka thënë, askush nuk ka shkuar në shtëpitë e tyre, askush nuk ka folur për ta, përveç disa mediave të shkruara e online, e natyrisht e atyre të huaja si New York Times, apo të tjerë, që e çuan historinë deri në Hollywod. E ku përveç Hollywood-it pati edhe gjyqe të Shkëlzen Berishës kundër autorit të librit amerikan për Gërdecin.
Por jo, as për këto, e as për tragjedinë, viktimat, pasojat nuk flet kush nga media mainstream, shoqëria, aktivistët që bëjnë namin për ngjarje të rënda e mirë bëjnë, madje shumë mirë. Po si ka mundësi që nuk kanë kërkuar njëherë, të paktën njëherë, thjesht drejtësi për Gërdecin…
Blendi Fevziut i eshte ndaluar se si. bandit dhe vrases me pages nuk ka te drejt, Eni Vasilit kjo paguhet nga gaveta e sali kriminelit dhe eshte e caktuar ti perthithe pordhet saliut dhe jo te bej emision per gerdecin Ngelemi vetem te lutemi per drejtesi qe mesa duket do te vonoj deri sa Saliu dhe like hajduti te denohen 1500 vjet burg per genicid
Deshtim total i nje sistemi drejtesie te kalbur. Organet e reja te drejtesise na dolen edhe me agresive e fanatike ne mbrojtje te Berishes dhe Metes.
Mire ben ...qe e kujton tragjedine po' cdo dite duhet tu kujtojme njerezeve Saline,njeriun me vese,njerine vrases me bluze te bardhe qe ju ben karshi viktimave jo vetem ne Gedec po' qe nga Vlora ne Tropoje ,Ka 32vjet qe mbjell terror,shan,shpif,vjedh,mashtron,organizon grupe fashiste ,djeg,kercenon,nxit urrejtjen,percan,e me e keqja drejtesia calamane rri e veshtron...njerezit e thjeshte per kete duhet te revoltohen e te protestojne para drejtesise per te shkundur plogeshtine e friken e tyre...po' ju gazetaret pse nuk manifestoni per gjera themelore apo kerkoni tu mobilizoi partia,njerezit e thjeshte Jane ne hallet e tyre te perditeshme e per kete duhen inisiatoret njerezit e ditur te aksionit ,per te permiresuar jeten
Po te kishte shtet ligjor dhe jo llalleri se pari Delijorgji jo vetem qe do ishte futur thell ne burg po do ishte sekuestruar dhe qindarka e fundit per te demshperblyer te demtuarit se me llogjik nuk kishte pse paguante populli ,po keshtu duhet te ishte vepruar me te gjithe ata qe moren pjese ne ate tradegji nga Shkelzeni,Mediu etj Edhe Rama u tall me ta duke derguar cdo pervjetor Mimin dhe sa erdhen ne pushtet Mimi e haroi rugen per Gerdec.KJO ISHTE LOJA
o Gerdec OOOOh Gerdec Fshat i bukur plot hijeshi kenaqesi per svte mi d\ Bo bo bo po ndodh nje lemeri grand tymnaje zjarr e hi> Ne mesdite ora ngeci ne ere u hodh Gerdeci, U trondit toka e nxi qielli Ne zemra frike paniku erdhi Dheu e hekuri ne hava Dhemb e shpirti kur sheh te vrare te plagosurit si numeron dot auto e spitale plot e perplot Muret u cane shtepi pa cati Oborret mbushur me dhe te zi Nga Qepallat e perlotura prej zemrave te brengosura Prej shpirterave te dhemkosur Del mallkim O pushtetare Dijeni se mallkimi edhe matane detit te vini Nder per ju nuk ka Ikni karrike lini vendin ne qeli e kini E kur kete bote lini Me rende u denofshi N/Mundime te varrit kalofshi