Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar një shkrim kritik, ndaj kryeministrit Edi Rama.
Shkrimi vjen në vazhdën e shkrimeve nga mediat britanike, që pas debatit për përzënien e emigrantëve shqiptarë nga Anglia.
Por shkrimi i “Financial Time” merret veçanërisht me Ramën dhe krimin.
Vetëm se shkrimi çalon diku: Burim informacioni ka Aldo Bumçin, Sali Berishën, Bardh Spahinë, apo gazetarë të afërt me PD, si Lutfi Dervishi.
Është e kuptueshme që Shqipëria ka probleme, sidomos emigrimin masiv dhe krimin, por kur iu referohesh si burim informacioni njerëzve Berishës, Bumçit e Bardhit, e bën jo shumë te besueshëm, duke qenë se është një riciklim i akuzave të tyre.
Shkrimi i plotë
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist, që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.
Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim, po bëhen gjithnjë e më të qarta, teksa ai është përfshirë në disa skandale, që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.
Rama është detyruar të mbrojë reformat, që dyshohet se janë të lidhura me pastrimin e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë, u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të japë llogari për rolin e tij në rënien e turpshme të një drejtuesi të lartë të FBI-së.
Lutfi Dervishi, një analist i pavarur politik dhe ish-drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri, tha: “Dëmi më i madh ka qenë në reputacionin ndërkombëtar të vendit. Kryeministri dikur ishte një yll i mediave ndërkombëtare.”
Ai tha se Rama i kishte trajtuar mirë krizat e shumta, përfshirë pandeminë e koronavirusit, “por tani, si një bumerang, befas ai është në qendër të vëmendjes për lajmet negative”.
Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e Ramës, u zbulua në mënyrë spektakolare muajin e kaluar. Policia sekuestroi qindra kamera vëzhgimi të instaluara nga kriminelët, një operacion i madh spiunazhi, që monitoron zbatimin e ligjit dhe rivalët.
I lindur në një familje artistësh, Rama filloi karrierën e tij si basketbollist, më pas kaloi një dekadë duke pikturuar në Paris, para se të kthehej në Shqipëri dhe të hynte në politikë. Zyra e tij ende përmban kujtime të basketbollit dhe pikturave të tij shumëngjyrëshe në mure. Si kryebashkiak i Tiranës në fillim të viteve 2000, ai ndihmoi në transformimin e kryeqytetit, duke rilyer blloqet e apartamenteve të epokës komuniste me ngjyra të gjalla.
Rama ka mbrojtur përpjekjet e tij për të çrrënjosur dhe luftuar bandat: “Lufta e krimit dhe trafikimit ka qenë një prioritet për këtë qeveri”, tha ai për Financial Times përmes një zëdhënësi.
Megjithatë, qeveria e tij shkaktoi polemika vitin e kaluar, duke kërkuar të ofrojë një amnisti tatimore për riatdhesimin e të ardhurave të huaja të padeklaruara deri në 2 milionë euro, një lëvizje që kritikët thonë se do t’u jepte kriminelëve me të ardhura të larta një leje kalimi falas.
Ligji është në pritje të miratimit parlamentar edhe pse projekt-ligjet e mëparshme u kritikuan nga BE, në të cilën Shqipëria është një kandidate për t’u anëtarësuar. Qeveria e Ramës ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për të ardhurat e ligjshme.
Kjo pasoi skandale të tjera. Dervishi tha se indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për Shqipërinë, ka qenë “vetëm në rënie” që nga viti 2016.
Anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës, janë implikuar në çështje droge. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre, për lidhje me një rrjet trafiku.
Mbrojtësit e Ramës thonë se, krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin lejuar kurrë burgosjen e zyrtarëve të tyre. Por skandali i mbikqyrjes zemëroi qytetarët e rregullt, shumë prej të cilëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës.
Ata trafikantë po zgjerojnë shtrirjen e tyre. Bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit, deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.
“Bota e krimit po forcohet në një nivel të ri,” tha ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumci, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës.
Ai vuri në dukje zhvillimet bregdetare dhe kullat e shndritshme të banimit në Tiranë, si destinacion për paratë e paligjshme. “Rrjetet e shpërndarjes rriten, ashtu si edhe pastrimi i parave. Kush mund t’i përballojë këto apartamente? Jo shqiptarët e zakonshëm.”
Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve, në një nga vendet më të varfra të Europës, është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën.
Reputacioni i Ramës jashtë shtetit, është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të lartë të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.
Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar, për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash, duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.
Një aktakuzë e veçantë, fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet, se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë, nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës, tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA, që punonte për opozitën shqiptare.
Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e personave non-grata nga SHBA në vitin 2021, ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal. Vendimi i SHBA-së, “tetë vjet pasi u largova nga pushteti bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.
Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal, nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është “përdorur si kokë turku nga shumë individë në Shqipëri, që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë”.
I dërguari i lartë rajonal i qeverisë amerikane, Gabriel Escobar, tha se Shqipëria mbeti një “aleat solid i NATO-s, një partner i mirë dypalësh”.
Personaliteti i dashur i Ramës, i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdo?an.
Por, zgjedhjet bashkiake në maj, do të testojnë dominimin e kryeministrit në politikën shqiptare. Edval Zoto, një analist i pavarur, tha se Rama po vuante “pasojat në lidhje me mbështetjen popullore dhe opinionin publik”.
Ai shtoi megjithatë se “aktualisht nuk ka asnjë ofertë tjetër politike në Shqipëri”, duke qenë se lideri i opozitës Berisha, është i sanksionuar nga aleatë të rëndësishëm, SHBA dhe Britania e Madhe.
Partia Socialiste e Ramës kontrollon çdo pushtet vendor, përveç qytetit verior dhe krahinës së Shkodrës, që është edhe qyteti ku filloi skandali i spiunazhit.
Oficerët kërkuan të merrnin pamjet nga ato kamera në janar, pas një shpërthimi jashtë shtëpisë së një komandanti policie, i cili kishte drejtuar një operacion kundër kultivuesve të kanabisit dhe rrjeteve të trafikut të drogës. Kur gangsterët vendas refuzuan të bashkëpunonin, policia filloi t’i rrëzonte ata. Më shumë se 500 pajisje u hoqën në të gjithë vendin.
Rama tha në atë kohë se operacioni i policisë ishte “pak si një situatë Catch-22, pasi akuzohemi se nuk kemi marrë masa dhe akuzohemi gjithashtu kur marrim masa”.
Artan Hoxha, një gazetar investigativ shqiptar, tha se kishte parë “dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha të krimit vëzhgojnë”.
“Ata kishin vizion nate, aftësi për njohjen e fytyrës dhe targave. Vetëm policia duhet të ketë kamera të tilla. Madje kishte kamera në pyll, për të monitoruar plantacionet e kanabis.”
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod. “Ky rajon ka 215,000 banorë, por rreth 6,000 largohen çdo vit. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket.”
Duke fajësuar “strukturat shtetërore jofunksionale”, ai tha se skandali i mbikqyrjes ishte “një pikë në oqeanin e qeverisë sonë të infektuar nga krimi”.
Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, u pajtua: “Ajo që duket si korrupsion, ndihet si korrupsion dhe që tingëllon si korrupsion, është ndoshta korrupsion. Nuk është çudi që njerëzit po largohen me tufa.”
Shume pak kane thene.....eshte shume me keq....
Pa asnje medyshje, keshtu them edhe une. Ama, për ironi, kur dikur Finantial Time, shkruante per Zenin djalin e Berishes, në ate kohe kryeminister, ky e quajti kete gazete "Leter higjenike" (?!). Pavaresisht se F.T. nuk ka thene gjë per Zahon, djalin e kryeministrit të sotem, po sikur dhe ketij t'i shkrepej të shprehet me të njejten gjuhe si Salehu dikur?! Ndaj ky eshte ndryshimi! Keto i sheh dhe i di, edhe Mileti, që nuk eshte budalla, e i kupton më mirë ca gjera. Kur të dalë një më i mire së Rama, ay ia ngre atij menjehere patkonjte nga qielli. Por ja që per fatin e keq të shqiptareve, ende kemi neper kembe fytyra të tejdiskredituara, me në krye Saleh Berishen dhe Ilir Metaj spiunin. Dikur ne aleanca okulte, sot haptas jane aleate. Ka nje shprehje popullore që: "Kur digjesh nga qulli i fryn kosit!". Djegjet, vrasjet dhe dhe vjedhjet e ketyre, populli, shumica e tij, tashme i ka provuar ndaj dhe nuk e ha më atë koqe ulliri! Mbas dy muajve, në zgjedhjet lokale dhe, pas dy vjeteve, në 2025, zgjedhjet politike, nese deri atehere në spektrin opozitar, nuk ndryshon asgje dhe keto dy monstra, do livadhisin të lire dhe me thaset e parave te vjedhura plot, atehere gjasa që Ramen ta kemi përseri kryeminister, do duket e mishëruar. Kjo, vetem nëse ai i velur do ikë vete. Ashtu si dy monstrat janë fatkeqesia e shqiptareve, njeherazi ata jane dhe fati e Rames. Rama eshte i lumtur të kete gjithmone ata si kundershtare politike, (e ka deklaruar vazhdimisht vete), ndaj dhe nuk i ngacmon, ca pislleqe edhe ua mbulon, bile-bile, ka ca mendje që thone se në funksion të pushtetit dhe mosndeshkimit, bashkepunojne. Veçse në 'ringun' politik ai i ka mundur dhe me shume gjasa, do t'i mundë. Ilaçi? Vetem Drejtesia dhe vendosmeria e Aleatit te Madh Strategjik, mund të na bejne derman. Në të kundert, rri të rrimë, se ka edhe më keq!
Po po shkrimi i Berishes e i Aldos… ahahahahahhahaha Pis milet anabanistonez e meritoni Eddrogen…
Një shkrim "... me burim Berishën, Aldo Bumçin e Bardh Spahinë" është i besueshëm aq sa dhe një shkrim me burim Ramën, Gjiknurin, Ballën, Ahmetajn e kompani. Tashmë njeriu normal e ka të vështirë të dalloj ndryshimin më të vogël midis jush.
Vetem se ka 1 problem te vogel fare. Kjo gazeta financial Times, nuk eshte ndonje surogato nga keto karagjozet online ne shqiperi , qe ju hedh rama 1 koce dhe keta hum hum. Nuk dine keta ke pyesin??? Duhet te kishin mare leje te mero???? Ketu karagjozlleku eshte bere oqean.
Eni,qenke mut qeni.
Eni,qenke mut qeni.
Jane disa gazeta ketu në Britannia që nuke flasin kote. Si përshembull Financial Times, a po The Garden, keto gazeta nuke jane si Sun, përshembull. Prandaj për Saliun thote se ai pretendone. Rama ështe hajdut, i lidhur, me vendet islamike, dhe me boten e krimit njësoj si Saliu dhe Meta. Këta tre horra duhet të largohen një ore më pare.
Ajo mund te jete serioze, por ky shkrim nuk eshte serioz. Te merresh me banditet e viçidolit, nuk eshte deshmi serioziteti!
11 reti Na Gajase ????????????????????????????????????
Vendi nuk eshte me sic ka qene vite me perpara sepse shume gjera po vihen ne vend
probleme ka cdo vend i botes puna eshte ti rregullosh ato
ne shqiperi po punohet shume per ti rregulluar ato pronleme
cdo vend ka probleme
Ne krahasim me vitet me perpara venfi ka ecur shume perpara
Rama ka qene, eshte dhe do te jete me i miri sepse punen qe ka bere rama per Shqiperine askush tjeter nuk e ka bere dhe ska per ta bere keshtu kot e keni kur flisni gjera t kota
Rama dhe Shqiperia nuk ka asnjelloj problemi, perkundrazi jane me te lidhur se kurre me pare
Po ca lajmesh nxirrni per vemendje o tema... ti rruni bolet edhe Rames edhe Shqiperise
Babaleve nuk i mbyllet goja ,por ata harojne qe populli i di se kush jane kriminelet e vertete.Punwt qe ka bere Edi Rama flasin vete , kush ka sy ti shikoke e kuptojne .Rama prap do te fitoje se e do populli .
Signora poppinara dove sono gli lavori fatti? Che vede solo lei!!
Gazeta Tema paska marre me qera komentuesit (patronazhistet) e gazetes Shqiptarja.com.
Nese shqiptaret kan ikur masivisht nga shqiperia ka qene ne kohen e berishes
Po emri i Linda Rames kur do dale? Se zonja po u ve gjoba bizneseve ... E di vete ajo si e ben
nje njeri si rama ka punuar shume per vendin tone ja ka dale te beje ndryshime ku per shum vite nuk diskutoheshin
Rama eshte kryeministri me I mire I vendit tone.te tjerat jane llafe pazari.Shqiperia ka ndryshuar ne cdo aspekt per mire.
Kurre mos ardheshin ne pushtet ata qe cuan vendin tone ne gremine me vitet 1997 dhe 2013
Ku e pe humberen zotrote...prit se ske pare gje akoma....prit se do hapet Puszta do qelbi dynjane...
vit pas viti ka punuar qe vendi te behet keshtu sic eshte sot por nuk ka mbaruar akoma.Ashtu sic e mori shqiperine ne fillim ishte shume e veshtire por ai ja doli.I duhuri per vendin tone
Opozita me propoganden e perditeshme me te gjithe format po perpiqet qe te krijoje ne popull perceptimin se ketu cdo gje eshte zi si mos me keq vetem dezinformoje nuk mund te merret me pushteti me deinformacion me akuza te pa bazuara me shpifje etj
R paska lavdëruar Ramën, i paskan vënë fjongo. Këtu është 1000 herë më keq, por fajin e ka Saliu, ne e dimë. Pas këtij shkrimi ku thoni që e ka shkruar Aldo Bumçi, fiks fare nga e kuptoni që mos vdes injorant.
Eh Financial Times eshte me serioze se shume media ne Bote dhe Shqiperi, duke perfshi edhe gazeten tuaj. Tash kur keni interes per klanet dhe partite tuaja pasqyroni cdo gazete hale por tani paska qene Bumci etj...eshte shume qesharake dhe njerezit ne Shqiperi por e marin vesh se kush po i vjedh e vret cdo dite edhe me bashkepunimin e mediave hale (te gjithave pa perjashtim edhe ata te sportit)
cdo shtet i botes ka patur probleme
Kete mendova dhe une. Tani ne vebd te byreqeve po ju japin mut me duket.
Më duket si e shkruajtur nga i përkëdheluri i bllokut Andi B.dhe ate me porosi!
Pse ka nevojë per aldon Berishën etj per të parë që ai vend ka marrë fund! Vrasje vjedhje çmime më shtrenjtë se ne Europë Ministra ne burg, 1 km rruge 10 milion euro, nje drejtoreshe 500 mije euro ne krevat ne qese mbeturinash, polici me makinë 2021 dhe 130 mije euro me vete
Sa te duan te shkruajnë keto mbeturina te se kaluares edhe po treguan te verteta nuk i pjerdh me kush,sepse prej tyre nuk ka pare kush hapur dhe bile sherr qe vazhdon.Anglia e ka thene fjalen e vet per kete grupim
FT fuhet te kishte pyetur Meron nga Peshtani, Iris Luarasin, ose Endri Fugen, ose e shumta Frrok Çupin si analiste te pavarur dhe serioze. Si i komunitetit nderkombetar mund te jepte kontribut dhe Bollinoa i Albes. Ytt iu dhjefsha sojin, zvarraniker!,
Javen qe vjen do te jap fakte per nje artikull ne kete gazet Englezet dhe New York Teims.Per cfare?Presidenti Bidè Ka bashkepunuar me Edi Ramen, Arben Ahmetajn per tre inceleratoret.Parate i Kane fshehur ne bankat e Antarktides.Kryeministri Englez, Reshit Sumaku ,Pasi ndaloi trafikun e shqiptareve ,vuri ne dispozicion te Indise dhjete tragete per trafik te indiane e dhe bangladeshasve drejte Britanise. Si Ka ardhe puna eeee?Shpif Ca se dicka mbetet.Pastaj ,Ka leverdi kjo Pune,gazetat paguajne mire.Fjala e lire ,Pra shpifja,Ka imunitet nderkombetare nga "FH",ne Amerike.Shpifja eshte pjese e lijes per te bere politike.Ai qe demtohet nuk Ka te drejte as te hape gjyq,se persekutohet fjala e lire.Konkluzioni:-me mire nje gazetar shpifes ,dmth,analista ose investigative,se kryeminister Ne fund te fundit,kryeministri i kerkohet doreheqje,ndersa gazetarit (i thencin)nuk i preket nje qime...bythe.
Me vjen per te dhjere kur degjoj emrin e pd-s e jo me te lexoj karlliqet qe thone kjo tufe idiotesh .As prapanica nuk fshihet me gazetat e tyre se ta bejne me pucrra
Në Gjermani, Anglisë i thonë "Ishulli i majmunëve". Nuk mund të presësh më shumë nga ky ishull majmunësh. Eshtë e pakuptimt por, e qellimt shqiptarofobia angleze.
Është hap nomi që bohet një dorë e mirë me artikull gazete për shqipërinë kan thonë këta të FT ngelëm pa gjo hajde të KÇK (ja kan çu të gatshme këtë intervistë me zarfin)
“Fanacial Times”është gazetë serioze,por që të jetë më serioze ,para se t’a botojë këtë shkrim le t’a konfirmojë me ambasadën e Mbretërisë së bashkuar” në Shqipëri dhe po patën kuriozitet përtej KM-trit shqipëtar le të pyesin ç’thonë këto “burime” informimi për ambasadorin e mbretërisë së bashkuar në Tiranë. Ps. (burime informimi Salih Bumçi,Aldo Berisha e me rradhë të gjithë serjozët karagjozë)
Per te marre sufllaqen e Rames ju keni per borxh te hidhni balte edhe mbi Financial Times. Nderkohe qe titullin e keni bombastik, deshmite ne shkrim jane te gjitha ato qe di çdo shqiptar, ato qe shohim perdite, ate qe ndodhin vertete. Vetem ju qe "per inat te vjehrres, flini me mullixhiun" (edhe sepse ju jep mjaftueshem kompensim Rama) flisni keq. Nuk eshte e habitshme ne fakt. E ke "çare" rrugen e jetes me kete stil dhe ja ke dale ne fakt.
Sa te lezecem jeni! Shqiperia dhe Rama thoni. Jo mor jo shqiperia ka probleme per shkak te Rames dhe shume. Mos na beni sikur shqioeria dhe rama jane e njejta gje! Shqiperise rama i beri ate qe nuk ja beri as turku per 500 vjet
Per te kuptuar kush eshte kryemuti i Shqiperise shkoni ne cdo istitucion shteteror dhe do ta kuptoni shume shpejt !!!Cdo istitucion eshte kthyer ne prone private te kryemutit dhe taborrit te kusareve te tije.Sali serbi nuk eshte asgje para dobicit te athines Edvinaqis ramaqis.Shqiptare shkuleni kete kolere prepara se te jete vone!!!!
O Edi Rama ma dergo Linden dhe Zahon ti palloj pak. Debil.
Ambient i helmuar da grande fratello alla shqiptarce........po si doli ujet e zi nje here ne 20 vjet atij vendi nuk rrine dot shqipot