Berisha në kërkim të koalicionit, shpresa e fundit Dule e Ndoka. Në ‘skenë’ dhe Roshi i Ballit Demokrat

14 Mars 2023, 19:09Politika TEMA

Berisha në kërkim të koalicionit, shpresa e fundit Dule e Ndoka.

Afati i përcaktuar nga Komisioni Qëdror i Zgjedhjeve për dorëzimin e kërkesave për koalicionet është në orët e fundit, ndërsa grupi i Berishës po merret me detajet e fundit.,

Sipas gazetares së ABC News, Erneta Shevroja, Berisha dhe Meta po negociojnë për detajet e fundit dhe pritet që “Rithemelimi”  të përfshihet në koalicion me 3 parti atë të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës, por po ashtu ekziston edhe një alternativë e dytë që është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi.

“Duket  se në grupin e Berishës gjërat po bëhen akoma më të qarta. Kanë mbetur disa teknalitete që po negociohen.

Kandidatët e Berishës është vendosur që të përfshihen në koalicionin me 3 partitë ato të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës.

Alternativa tjetër është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi.  Nëse do të zgjidhet alternativa e dytë, Meta ka më shumë mundësi në listat e Këshillit Bashkiak.

Kemi parë që Meta ka prezantuar listën e plotë të Tiranës, por do të shohim nesër nëse Meta do t’i lërë hapësirë emrave të PD-ve, apo kjo e fundit do të duhet të zgjedhë alternativën e dytë”, tha ajo.

3 Komente

  1. K
    Komunisti Sali.

    Semundja e zgjebs Saliut eshte ngjitese.Keta kulufet po u bashkuan me halene do te behen nevojtore publike.Kombinimi duket i bukur ish sekretari partise komuniste koalicion me ballistet.Cfare kane te perbashket zoti e di.

    1. P
      Pilo Lala

      Ilir Meta po e shkaterron PDne. Te dy grupimet do ishin marre vesh, por nderhyrja e Ilir Metes , i percau edhe me keq.

    2. U
      Ushtari.

      O Sali ke mbet si dhelpra ne big .Tek Nardi perfundove.Bravo Nardi je njesh.Nardi kap ca te kapesh qyl e ke .Te erdhi dita te te lutet Sala.

      Lini një Përgjigje