
Banorët e Dukagjinit u ngritën dy ditë më parë në një protestë për herë të dytë brenda pak ditëve për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë të kësaj krahine.
Ndërkohë sot ministrja Elisa Spiropali ka dhënë sot lajmin e mirë se është gati projekti për ndërtimin e rrugës me financim të qeverisë qendrore.
“Bashkë me Benetin, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, biseduam shtruar me përfaqësues të grupit organizator të protestës së drejtë për rrugën e Dukagjinit.
Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Për shkak të potencialit natyror, turistik dhe zhvillimor, ndonëse rruga është në inventarin e Bashkisë Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverisë ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik.
Prezantimi i projektit do të zhvillohet në një takim të zgjeruar në fillim të muajit prill dhe kostoja e realizimit të këtij investimi madhor po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtarë, në kuadër të një programi zhvillimi për Alpet dhe rajonin e Shkodrës," shkruan Spiropali në Facebook.
Ah mer dukagjinsa....luftut me perandore e me sulltane kurse tani jeni katandis per lemoshe ene rrena nga Mamica e piktorit
por edhe vet Dukagjini duhet te rrespektoje kte shtet e Komb Shqiptare dhe mos te beje punen e Djallit AntiShqiptare duke treguar anen e tij me Negative te Historise . Je shqiptare tregohu se e do Shqiperine e mos co uje ne kanalet e zeza te shpellarit filoserbit e sherbetorit te Djallit te Mallkuem grek
Po po bukur e ke kuptu demokracine o zotni. Mo's.kerkoni rruge e asgja,se ndryshe con uje te mulliri sales? Zot na ruj... NGA njerez si ti e NGA qeveri.si.kjo. Ka plot si ju,prandaj sala e Rama bashke tallin gishtin e barkut me ket popull
Do ja u ndertoje qeveria ... NGA barku javes