Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori mbetet jashtë zgjedhjeve?

14 Mars 2023, 11:16Politika TEMA

Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Vendimi është marrë me shumicë votash. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

Kujtojmë se më herët, KAS nuk pranoi ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje, ndërsa sot Ilirjan Celibashi do të vendosë nëse PD e grupimit të Alibeajt do të jetë subjekt zgjedhor më 14 maj.

3 Komente

  1. P
    Predatori

    Shpalleni Lali fikun fitues pa garë. Me këtë opozitë varikarrse që na ka rënë për pjesë le të bëjë qejf gjjthë Rilindja

    Përgjigjjuni
    1. O
      On

      Nuk duan opozite po Patozin si e regjistruat?

      Përgjigjjuni
      1. i
        inxhinjeri

        Kete Qarin e pashe tek emisioni i "Fake off" para nja 10 diteve. Pata pershtypjen se ishte fare i pa pregatitur per pyetjet qe i beri Agron Llakaj, pasi filloi te fliste pa lidhje. Ne fund e menderosi fare kur tha se po u be K.Minister do punoje qe ti jape fuqi sindikatave, kur keto sindikata jane bere varreza e ekonomise dhe qendra korrupsioni ne vendet me te perparuara te botes. Sindikatat promovojne dembelizmin dhe injorancen. Mjafton te kujtojme se si arriti ne prag te kollapsit e gjithe industria e makinave ne SHBA e Kanada, ku sindikatat kerkonin qe anetareve te tyre ti rriteshin rrogat dhe benefitet e tjera, packa se e gjithe bota po kalonte ne krizen me te madhe ekonomike, ku numri i makinave te shitura ra ne nivele te pabesueshme. Mbijetuan vetem ne saje te subvencionimeve te shteteve perkatese, ndersa Tojota, Honda e te tjera kompani makinash, qe nuk kane sindikata ne fabrikat e tyre, jo vetem qe mbijetuan, por kane arritur te shesin mijera makina me teper cdo vit, edhe ne kulmin e krizes.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje