PD nuk do regjistrohet në zgjedhje? Spahiu: Faktet e bujshme që kam nga KQZ

14 Mars 2023, 09:33Politika TEMA

PD nuk do regjistrohet në zgjedhje? Spahiu: Faktet e bujshme që kam

Nëse nuk do ketë një firmë, Partia Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Kështu u shpreh Kreshnik Spahiu, duke cituar Ilirjan Celibashin në një debat të tyre publik.

Për “Now me Erla Mëhillin”, juristi parashikoi se PD-ja zyrtarisht nuk do të ketë logo në zgjedhjet lokale.


“Parashikimi im nuk është ndjesi, është mbi fakte. Kemi një KQZ që e ka paragjykuar këtë proces, kemi një kryetar i cili e ka deklaruar publikisht që nëse nuk do të vijë kjo firmë dhe nëse Komisioni i Apelit nuk e regjistron unë nuk e fus në fletën e votimit Partinë Demokratike,” – u shpreh Spahiu.

 

Lini një Përgjigje